ESAT KAMBERI: DIFERENCIME “SHKENCORE” TË FJALËS SË LIRË

(Prishtinë, 19. 05. 05. 2012) – Pasi lexova artikullin “‘Java e shkencës’ nis me përplasje” botuar në “Kohën ditore”, tejet i brengosur për ardhshmërinë e dinjitetit tonë shkencorë e kulturorë pse jo edhe njerëzorë, pash të udhës të reagoj kundër sjelljes e qëndrimit stalinist të atyre që në emër të institucioneve shkencore të Republikës së Kosovës shkelin mbi lirinë e fjalës pa fije turpi. Një censurim i shprehjes së mendimit të lirë shkencorë dhe kulturorë në këtë format primitiv e injorant nuk ka ndodhur as në kohën kur Kosova ishte e robëruar.
Po të veprohej në këtë mënyrë aq të vrazhdë, siç ndodhi (sot) nuk do të ishte Kosova e lirë, siç është, pasi bindja për një Kosovë të pavarur nuk ka pikë nga qielli, por është ushqyer dhe kultivuar nga gjeneratat që ishin krijuar në Universitetin e Kosovës dhe përmes artit, kulturës dhe shkencës. Aty për çdo viti edukoheshin nga 30.000 mijë student, (në mesin e të cilëve ishit edhe ju, që sot nuk po lejoni të thuhet lirshëm mendimi shkencor). Nga ato institucione arsimore e shkencore ishte krijuar vetëdija e bindja kombëtare e brumosur me ide çlirimtare për ta gjakuar lirinë që e kemi sot. Në shoqërit moniste sjellja patriotike është trajtuar si (nacionalizëm e iridentizëm), por janë gjetur forma e mundësi që gjeneratave në vazhdimësi tu ngulitej në mendje e shpirt atdhe dashuria mu nga ai Universitet “monist” i Prishtinës, i cili i edukonte të rinjtë në frymën e patriotizmit dhe idesë së çlirimi kombëtar.

________________________________

JAVA E SHKENCËS NË KOSOVË

_____________________________________________

Për injorancën staliniste të atyre që sot mundohen të arbitrojnë e censurojnë fjalën e shkruar ( sa është ajo shkencore le të vlerësohet publikisht) edhe në Programin e LKJ, (por jo edhe të Bashkimit Sovjetik dhe shteteve tjera socialiste e as në Programin e partisë së Enverit), ishte një nen ku thuhej: “Shteti nuk arbitron në art dhe në shkencë”. Dhe sa u përkiste organeve shtetërore, po flas për ato të Kosovës, në Ligjin për veprimtari botuese të Kosovës, lejoheshin botime individuale private pa paguar tatim në qarkullim, se nuk ishin krijime kiçi e shundi”!
Kështu, janë gjetur forma dhe mënyra edhe në kohën e “monizmit” që inteligjenca e kosovare të gjej rrugëdalje, që të lejoheshin për botim me qindra vepra private nga arti dhe shkenca. Ndonjëra nga ato vepra janë anatemuar, dhe për autorët e tyre janë marrë masa disiplinore ideologjike nga partia komuniste, por organet shtetërore janë lanë të qeta. Këtë formë të mendimit të lirë artistik e shkencor e lejonte Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e saja të nxjerra konform asaj kushtetute.
Dhe gjenerata ima e institucioneve shtetëror, nuk ka anatemuar dhe censuruar kurrë në asnjë rrethanë asnjë vepër artistike e as shkencore. Nuk kam asnjë nastolgji për atë sistem, pse me shumë dinjitet e kam kryer detyrën time si profesionist dhe patriot në lëmin e kulturës, që e kam kaluar pjesën më të madhe të jetës me punë dhe angazhime të përditshme, por doja të bëja një krahasim edhe pse për rrethana \ nuk mund të jetë ekuivalent, pasi atëherë kishim tutorë ideologjinë që kujdestaronte mbi ne si orli mbi krye, derisa tani si dukët, pa asnjë arsye po u rri mbi kokë “zyrtarëve institucional” injoranca primitive e cila për shkaqe (që unë nuk i kuptoj) i shtynë të luajnë me dinjitetin e fjalës së shkruar dhe mendimin e lirë krijues e shkencor.
– Kontakti me autorin: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura