GJOKË DABAJ: TIFOZËT E BEOGRADIT NUK JANË PA EMRA

Durrës, 16. 10. 2014: Unë nuk jam ndonjë funksionar i CIA-s apo i FBI-së, as i Inteligjencë-Servisit, as edhe i ndonjë organi hetimor dhe, rrjedhimisht, nuk kam në dorë kurrfarë dokumentesh, nga ata që mund t’i kenë kryetarët e shtetevet të SHBA-së e të BE-së. Megjithatë, jam në gjendje të sjell këtu emra të shumtë banorësh të Sërbisë që mund të jenë ndodhur mbrëmë në JNA Stadion. Po i rendit njërin pas tjetrit, ashtu siç i kam hasur nëpër faqet mediatike, psh te portali „pashtriku.org“, i cili është, pa dyshim, njëri prej zëdhënësvet tanë më skrupulozë të të vërtetavet dhe i cili flet gjithmonë në bazë dëshmishë e dokumentesh autentikë.
Rajko Kozhina, Pavle Gavrilloviq, Gjorgje Dragoviq, Ninosllav Mijanoviq, Ivan Aleksentiejeviq, Sinisha Miliq, Zhivojin Gjuriq, Sreqko Branoviq, Radisllav Janjiqeviq, Branisllav Stojisllavleviq, Vlladan Radovanoviq, Dobrivoje Miliqeviq, Stevan Bozhoviq, Rade Bogdanoviq, Dragan Terziq, Igor Vojinoviq, Nebojsha Miniq, Sreqko Popoviq, Sllavisha (Miço) Kastratoviq, Gjuro Kastratoviq (Të 2 këta të fundit duken me rrënjë shqiptare! Sidoqoftë, janë llum edhe i kombit sërb.) Zvonimir Cvetkoviq, Mijo Paviqeviq, Vlladan Kërstoviq-Xhuxha, Boro Babanja, Vidomir Sholipur, Çasllav Nikole Markoviq, Llazar Nikole Markoviq, Miça Nikole Markoviq (Ngjan të jenë vëllezër, kriminelë që të 3), Vidoje Bllagoja Koriçanin, Milenko Bllagoja Koriçanin, Velko Bllagoja Koriçanin (Edhe këta, siç duket, janë 3 vëllezër.) Radosllav Millosha Branoviq, Velimir Sava Vuleviq, Stevo Velimira Vuleviq (Babë e bir, dalë për të vrarë njerëz.) Tomo Kovaçeviq, Miomir Llazoviq, Millorad Jova Mishlen, Vuk Markoviq, Miço Bozhidara Armush, Dejan Kollashinac, Darko Kollashinac, Goran Bozhidara Qetkoviq, Zoran Vlladimira Barjaktaroviq, Millan Dimitrija Kaleviq, Zhivko Koriçanin, Neno Millaçiq, Zoran Jashoviq, Miodrag Brajeviq, Vujadin Çoroviq, Millosh Pavlla Markoviq, Zoran Sava Janiçeviq, Nikolla Milloradov-Mijov Pavlloviq, Zoran Rashkoviq, Dragan Terziq, Nebojsha Miniq, Marko Llonçar, Millosh Shqepanoviq, Lubisha Rakoviq, Dragan Raçica, Boban Baboviq, Sërgjan Kërstiq, Rajko Aleksiq, Nenad Bosanac, Millutin Prashçeviq, Lubisha Radunoviq, Goran Isajlloviq, Lubisha Lekiq, Predrag Ratkoviq, Bruno Vukariq, Ratko Romiq, Igor Juçinac, Millutin Radanoviq, Predrag Zhelkoviq, Bruno Vekariq, Rade Markoviq, Dragolub Zdravkoviq, Vllatko Vukoviq, Dragolub Stankoviq, Milivoje Stojilkoviq, Nenad Stojkoviq, Sreten Llukiq, Nenad Stojanoviq.

Tifozëria kriminale serbe në stadiumin “Partizani” në Beograd!

Që të gjithë këta janë vrasës të dokukmentuar të shqiptarëvet. Thuhet se në hyrjet e stadiumit të JNA-së „Partizani“ janë kontrolluar këtë herë, me qëllim që të mos hyjnë atje tifozët shqiptarë, letërnjoftimet e të gjithë tifozëvet. Me atë rast, të gjithë këta emra vrasësish do të mund të ishin verifikuar dhe ndalur. Por s’u verifikuan letërnjoftimet e kriminelëvet. U kërkuan tifozët shqiptarë, për t’u kapur e për t‘i rrasur në burg për shkak të flamurit të tyre.
Por, a e dini pse mendoj që këta kriminelë mund të kenë hyrë për ta parë këtë ndeshje? Sespe që të gjithëve shteti sërb u jep rroga e pensione. Edhe këtë duhet ta dinë kryetarët e shtetevet të BE-së dhe ai i SHBA-së: Sërbia u jep rroga e pensione të gjithë kriminelëvet shqiptarvrasës, boshnjakvrasës dhe kroatvrasës.
Vrasës, urdhërues të vrasjevet, bashkëvrasës, familjarë të këtyre vrasësve, bashkëshorte të lumtura vrasësish, djem, nipër, që të gjithë në stadium, për t’i pasur edhe njëherë shqiptarët nën rrethim!
Unë nuk e di: Nga 30 apo 20 mijë të pranishëm në atë stadium, sa mund të kenë qenë sërbë normalë, sërbë jokriminelë? Do të ish shumë e dobishme për vetë Sërbinë, të nxirej një statistikë: Sa sërbë, që s’i kanë lyer duart me gjak shqiptarësh dhe që nuk janë të afërm të drejtpërdrejtë të atyre që i kanë lyer duart me gjak, ka pasur mbrëmë, më 14 tetor, në atë stadium të JNA-së, të quajtur „Partizani“?
Kriminelët sërbë shqiptarvrasës janë në shumicën e tyre edhe të organizuar në grupe, të quajtur drushtva. Grupi i „Car Llazarit“ doemos që ish aty. Si mund të përfytyrohet një ndeshje e sërbëvet me shqiptarët e të mos jenë aty carllazarasit? Grupi „SUP 1389“, grupi „Nacionallni Stroj“, „Ultra-Bojsi“, grupi i „Bërgjanëvet“, „Obrazi“ i Igor Vojinoviqit, „Cërvene Beretke“, pjesëtarët e formacionit të dikurshëm terrorist „Maglla“, pastaj „Munja“, veteranët e njësivet speciale territoriale „Shakalli“. Quhen grupe, por, në të vërtetë, ata të quajtur grupe kanë secili me qindra anëtarë, të cilët, në vitet 1997-1999, kanë bërë gara: Kush vret më shumë shqiptarë? Kush tregohet më origjinal në cinizmin e vet, deri te të shndërruarit e kafkavet të bukura shqiptare në abazhure ndriçimi, për të zbukuruar tavolinat ose komodinat te koka e krevatit. Kanë bërë gara në vrasje burrash, pleqsh dhe fëmijësh meshkuj shqiptarë, por kanë bërë gara edhe në përdhunime grashë dhe vajzash shqiptare.
Që të gjithë pjesëtarët e atyre grupeve kanë qenë aty, në shkallët e stadiumit të JNA-së që quhet „Partizani“, të etshëm për t’i torturuar e për t‘i vrarë edhe këta 22, të zënë brenda atyre mureve, si në ndonjë gropë krateri. Për t‘i torturuar dhe për t’i grirë copa-copa, dhe kjo dëshirë e madhe e tyre shprehej me zë shumë të lartë në sy të të gjithë televizioneve të botës: „Ubij shiptare!“ („Vraji shqiptarët!“)
„Vraji shqiptarët!“ „Vraji shqiptarët!“ Hynin ulurimat në aparaturat e incizimevet, dërgoheshin ato ulurima në drejtim të satelitëvet, zbrisnin sërish në Tokë dhe hynin në veshët e miliona teleshikuesvet: „Vraji shqiptarët!“
Nuk kish si të thërrisnin ndryshe carllazarasit, sup1389-asit, nacionallstrojasit, ultrabojsat, bërgjanët, obrazët, cërvenaberetasit, magllasit, munjasit dhe shakallët. Britma e tyre s’është aspak e çuditshme, sepse ata ashtu janë edukuar. Popullin sërb, mjerisht, e ka mbuluar një prapambetje e madhe morale dhe kulturore. Mirëpo, është mjaft i çuditshëm indiferentizmi i popujvet të emancipuar. Si mund të rrinë ata popuj pa kërkuar me ngulm që t’u sqarohen gjërat këtyre turmave kaq të keqedukuara, të paqytetëruara në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës?!

UBI ZAKOLJI DA SIPTAR NE POSTOJI!

Stadiumin e Beogradit e kanë mbushur më 14 tetor ish-efektivë të Korpusit Ushtarak të Prishtinës, ish-efektivë të Korpusit 21 të Nishit, ish-efektivë të Korpusit 37 të Uzhicës, ish-efektivë të Korpusit 24 të Kragujevacit, ish-efektivë të Korpusit Special të Beogradit. Ish-efektivë, por edhe efektivë të sotëm të këtyre organizmave të stërmëdhenj të një ushtrie të stërmadhe sërbe, nuk kanë ngelur pa ardhur në stadium, sado që janë tepër të zënë me përgatitjen e paradës për nder të V.Putinit.
Të gjithë këta korpuse ushtarakë kanë bërë kërdinë nëpër Kosovë sidomos në vitet 1997-1999. Së bashku me grupet terroristë që u përmendën më parë dhe së bashku me të tjerë terroristë si „Tigrat e Arkanit“ (sado që Arkani sështë më), „Skorpionët“, „Beli Orllovët“, këta mijëra sërbë, të shndërruar mbrëmë në tifozë jashtë profesionevet të vet, kanë kryer nëpër Kosovë 274 vrasje masive dhe kanë hapur 142 varreza masive. Deri aty, në Batajnicë, afër Beogradit i kanë prurë me kamionë shqiptarët e masakruar. Një pjesë i kanë djegur edhe në krematoriume.
Edukata e tyre çnjerëzore është kurdisur keq qysh në fëmijëri. Ata janë edukuar për të bërë krime, jo vetëm ndaj shqiptarëvet, por ndaj kujtdo që dikush t’i ndërsejë, ndaj kroatëvet, ndaj hungarezëvet dhe ndaj myslimanëvet të Bosnjës, që janë të të njëjtit etnitet, por megjithatë, i vrasin.

Asgjë nuk më çudit në veprimet e tyre të mbrëmshëm. Por më çudit shumë qëndrimi i shtetevet të Bashkimit Evropian dhe i Shtetevet të Bashkuar të Amerikës, nga viti 1999, kur mbaroi lufta, e këndej. BE-ja e SHBA-ja e morën me të mirë Sërbinë fill mbasi e bombarduan. Sikur të ishin penduar. Ky është gabimi më i madh i Perendimit. Ata tifozë, për të cilët lexuesi e ka tashmë të qartë se të çfarë brumi janë, turmë e kthyer nga Kosova dhe e grumbulluar në Beograd, nuk duhej të ishin mbrëmë në atë stadium. Ata duhej të ishin në burg, për krimet që kanë kryer. Shërbimet inteligjentë të Shtetevet të Bashkuar të Amerikës dhe të shtetevet të Bashkimit Evropian s’e kanë aspak vështirë t’i regjistrojnë emër për emër, kush janë ata që ulurijnë në atë mënyrë kundër shqiptarëvet dhe të zbulojnë pse e djegin flamurin e NATO-s, por kjo s’është kryesorja. Kryesorja është se SHBA-ja dhe BE-ja po bëjnë gabim fatal që po e tolerojnë Sërbinë, kur ajo sillet në atë mënyrë.
UEF-a, ndërkaq, u tregua më shumë se e papjekur, kur e pranoi kërkesën e shqiptarvrasësvet, për të mos lejuar tifozët shqiptarë me flamurin e vet dhe me ngjyrat e veta kombëtare. Të 2-ja skuadrat janë juridikisht të barabarta përballë njëra-tjetrës, rrjedhimisht edhe përsa u përket simbolevet të tifozërishë. Duke u mbështetur në këtë rregull, UEF-a duhej të kish kërkuar edhe prej sërbëvet të mos e shfaqin as ata flamurin e tyre, sepse kjo do të ishte fyerje ndaj ekipit, të cilit i është ndaluar ta përdorë flamurin e vet. Shqiptarët, natyrisht dhe me të drejtë, nuk do ta kapërdinin lehtë këtë diskriminim.
Si do të dalë tani UEF-a nga ky qorrsokak ku e ka futur veten?!
Si do të dalin Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit Evropian nga qorrsokaku ku e kanë futur veten, duke mos e dënuar Sërbinë për genocidin që ka kryer ndaj shqiptarëvet?!
Sa i përket hartës së asaj Shqipërie të plotë, që u shfaq sipër Beogradit ashtu siç e kanë projektuar Ismail Qemali dhe Isa Boletini, sërbët nuk duhet të irritohen, sidomos sa kohë që ata i miratojnë veprimet e V.Putinit për një Rusi më të plotë. Ajo që u shfaq mbrëmë në qiellin e Begradit, të infektuar keqas me racizëm, s’ish as bombë, as raketë, ndërsa vetë Beogradi ish plot e përplot me tanke e me raketa.
Ashtu siç nuk janë tifozët e Sërbisë pa emra, dmth pa biografi, ashtu as vetë atdheu i tyre, Sërbia, s’është pa një dosje të bëmavet të saja të mbushura me gjak fqinjësh.

………………………………………………..

Rikujtesë historike!
Shikoni në këtë vido pamje të vitit 1912! Shqiptarët e zënë rob nga ushtria serbe – dërgohen në Beograd!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura