Durres, 9 janar 2021: Meteori është një trup qiellor, i cili “vrapon” me shpejtësi të madhe nëpër gjithësi dhe, kur bie në kontakt me oksigjenin, merr flakë, digjet, thërrmohet dhe asgjësohet. Planeti është një trup qiellor, i cili rrotullohet rreth një ylli, me rregullsi përsosurisht të përcaktuar dhe merr prej andej dritën dhe ngohësinë.
Mua, në hyrje të vitit 2021, Toka po më ngjan më shumë me një meteor, sesa me një planet. Po më duket sikur njerëzimi këtë herë ka vendosur të shkojë drejt një djegieje totale, për t’u thërrmuar dhe për t’u asgjësuar, përfundimisht ose pothuaj përfundimisht.
Ajo që ndodhi në Vashington më datën 6 janar, ishte një idiotësi nga më vulgaret. Njeriu çuditet, si mund të organizojë një president, tashmë ish-president i SHBA-së, “shfaqje” të atilla, aspak të denja për një bashkësi shtetesh, konsideruar deri më sot model e shembull për të gjithë shtetet e botës… Por habia nuk mbaron aty. Njeriu me logjikë të rregullt e bën edhe pyetjen: Si arriti Partia Republikane e SHBA-së të kandidojë për president një klloun? A nuk dëshmon kjo një degradim të asaj partie deri në shkallën e diskreditimit?! Njeriu me logjikë normale bën më në fund edhe këtë pyetje: Kur arrin të vihet në krye të një bashkësie shtetesh si SHBA-ja, një i tillë person i pamoralshëm, tip sheiku me 3 apo 4 gra (dhe çuditërisht të gjitha sllave), cili është niveli, por edhe sistemi qeverisës në atë bashk Bunkeri i “Kosovës së Lirë” nën mëshirën e kohës!
Kësi shtetesh?!
Në Rusi na ka ardhur në pushtet një autokrat-dhelpër, të cilit do t’i shkonte më së miri cilësimi mjeshtër makinacionesh. Ç’po ndodh në Rusi në këtë kohë gjithnjerëzore kaq të papërcaktueshme? Po punohet që kapitali rus të konkurojë në Evropë e gjetkë nëpër botë. Po shpenzohen miliarda për të prodhuar armë, duke e lënë popullin rus përjetësisht të varfër, atdhebraktisës dhe të rrëzikuar në mënyrë permanente nga luftërat bërthamore, kimike e bakterike.
Në Kinë, politikën shtetërore po e bën një klasë multimiliarderësh (si në SHBA e Rusi), së cilës po i duket se e ka siguruar përjetësinë, duke i sunduar kinezët me metodat dhe praktikën e monarkivet të dikurshme dhe duke u përbiruar kudo nëpër botë me kapitalin e vet, të krijuar me kosto fare të ulët.
Me të këtilla politika vetjake, meskinisht egoiste, këta shtete të mëdhenj nuk po mendojnë aspak për krejt njerëzimin, por po mendojnë vetëm për vete. Fiktivisht po u duket sikur po mendojnë e punojnë për vete, por në të vërtetë, për shkak të shkallës ku ka arritur teknologjia e sotme, secili prej tyre po ia hap varrin vetëvetes. Edhe SHBA-ja po e çon veten drejt asgjësimit, edhe Rusia po e çon veten drejt asgjësimit, edhe Kina po e çon veten drejt asgjësimit, secila me iluzionin se do të dalë vetë fituese.
Të tre këta dinosaurë, këto kafshë gjigante, të destinuara për t’u asgjësuar nga pesha e trupit të vet, po synojnë dhe shpresojnë që, nëmën, mallkimin e vetasgjësimit, ta “delegojnë” te shtetet dhe popujt më të vegjël.
SHBA-ja eksperimentoi, me njëfarë suksesi iluziv, në vendet e Afrikës Veriore dhe në Lindjen e Afërme. Ajo, SHBA-ja, arriti të fuqizojë në ata vende, në vend të një filozofie të kthjellët iluministe, filozofinë obskurantiste islamike dhe, duke i verbuar ashtu ata popuj, arriti pothuaj t’i shkatërrojë. Pat sukses, nga Tunizia deri në Siri, i nxori miliona njerëz në rrugë të madhe dhe i grumbulloi nëpër kampe, por prapë nuk arriti atje ku deshi, sepse, në të vërtetë, me këtë rrugë nuk mund të shkohet asgjëkundi.
Në Iran dhe në Turqi SHBA-së i hasi sharra në gozhdë. Jo se do të mund të shpëtojnë Irani e Turqia, me filozofinë e tyre tashmë të vjetruar të islamit, por sepse vetë SHBA-ja tashmë po zhytet në ujëra të ndotur të filozofivet dalëboje, e pakta prej shekullit XIX e këndej.
Rusia dhe Kina po nguten për të kapur Evropën Perendimore, e cila gjithashtu është në krizë filozofike, fetare, ekonomike e organizative. Por, ç’do të fitojnë, Rusia e Kina, edhe nëse ia dalin ta shtyjnë SHBA-në prej këndej?! Do të fitojnë luftën. Do t’u duket sikur po e shkarkojnë energjinë e vet shkatërruese mbi Kontinentin e Vjetër, por, në kohën e sotme, tërmetet tokërrafshues asnjëherë nuk mund të mbeten, as lokalë, as rajonalë.
E njëjta taktikë, nëse dinosaurët do të mundohen ta shkatërrojnë Indinë, Afrikën apo Amerikën Latine, do të rezultojë shpërthyese në vetë trupin e tyre. Dinosaurët do të shemben, do të rroposen, duke i shkretuar të gjithë kontinentet, bashkë me vetëveten.
Përfytyroni tri kafshë të stërmëdha, të ngordhura, mbi trupin e të cilavet fluturojnë turma shpendësh kancerozë duke krakavitur dhe rreth të cilavet zvarriten mijëra qen e kafshë të egra, gjithashtu kanceroze, duke shqyer nga mishi i qelbur i atyre kafshëve!..
…Është koha kur njerëzimi duhet të nxjerrë mësime shumë seriozë nga skenat, edhe komike, edhe tragjike, që i pamë më 6 janar, në vendin që popujt janë mësuar ta quajnë “kryetempulli” i demokracisë botërore.
Popujt nuk duhet kurrsesi të lejojnë që planeti Tokë të shndërrohet në një kometë theqafëse vetëthërrmuese.
7 janar 2021 Gjokë Dabaj
Postime të Lidhura
SPIRO BUTKA: ÇLIRIMTARËT E KOSOVËS NUK I TRËMBEN DREJTËSISË, POR ATA DUAN TË DINË, SE ÇFARË FSHIHET PAS MARRËZIVE TË DIK MARTY’t!
Tiranë, 05. 05. 2014 – Në dekadën e fundit të shekullit që shkoi, në epiqendër të Europës dhe…
SHERADIN BERISHA: TË NDERUAR DEPUTETË, MOS E RATIFIKONI MARRËVESHJEN, E CILA CËNON TËRËSINË TERRITORIALE TË DARDANISË – KOSOVËS (DOKUMENTE ARKIVORE)
Pashtriku.org, 27 shkurt 2018: Nesër deputetët në Kuvendin e Republikës së Dardanisë (Kosovës) do të debatojnë e pastaj…
PSE REGJISORËT AMERIKANË …
PSE REGJISORËT AMERIKANË, ESCOBAR + HILL… DHE ATA EUROPIANË, BORELL + LAJÇAK…, NUK I BËJNË PRESION GEBELSIT TË…
SYLEJMAN E.SYLEJMANI: BASHKËBISEDIM ME VEPRIMTARIN ILMI RAMADANI
Gjilan, 08. 09. 2013 – (Kujtime nga fëmijëria ime e hershme) – Shtëpia ku kam lindur në Zarbincë,…