HAMZA KOKOLLARI: SPECIA NJERI!

Pforzheim, 17. 02. 2014 – Njeriu është një krijesë specifike, që në zhvillimin e tij në kontinuitet mundohet të përsoset pa ndërprerë, që nga formimi e gjatë tërë evolucionit të tij. Kjo përsosmëri dasht e padashtë, është prezente tek çdo specie njerëzore pa marrë parasysh aftësitë dhe inteligjencën e tij edhe po qe se një specie njeri, nuk ka aftësi të zhvillohet më tutje, ai shtyhet me domosdoshmëri nga speciet tjera njerëzore që të vazhdoj rrugën e jetës së tij.
Speciet njerëzore më inteligjente dhe më të afta për mbijetesë arrijnë suksese më të shumta në jetë, ato më pak të “Konstruktuara” apo më të dobta, me këto aftësi detyrimisht janë të varura apo edhe të “Mbisunduara” nga këto të parat. Kështu ndodhi që nga zanafilla e njerëzimit e deri në ditët e sotme, gjatë gjithë evolucionit njerëzor. Pra, “Njeriu iu bë dhe i mbeti, njeriut ujk”.
Kështu, përveç “Dashurisë” që e njohu nga e ëma që e lindi, specia njeri gjënë e dytë që njohu pas ardhjes “në këtë botë” ishte hasmëria, inati, hidhërimi, mëria apo më mirë të themi, e keqja. Fatmirësisht, unë mendoj se procentualisht mbi 50 % e popullatës njerëzore i takon specieve normale njerëzore, pra atyre që nuk e mendojnë veten “Supermen” të këtij planeti dhe quhen me një emër të thjesht popull dhe duke iu falenderuar kësaj popullate nuk është shkatërruar ende planeti i tokës, pra në planetin tokë mbisundon më shumë ”Paqja” se sa lufta.

Sidoqoftë, gjatë këtij evolucioni njerëzorë njerëzimi arriti ta përsos dhe ruaj vetëveten duke ia parashtruar vetes, përveç luftës për egzistenc, disa “parametra” apo kode, më mirë të themi ligje dhe rregulla, përndryshe vetëshkatrrimi ishte paraplanifikuar qysh në zanafillën e njerëzimit. Sot ekzistojnë popuj, kombe e kombësi të cilat të rrethuar me vija gjeogarfike dhe mbrenda tyre si dhe kundër të tjerëve, me rregullore dhe ligje për mirëqenjen e secilës përkatësie që i takon. Bile, bile sot shkohet aq larg sa që këto popullata vijnë në ide, çfarë shumë herë gjatë evolucionit edhe e vërtetuan por edhe e harruan në vrullin e gllabërimit ndaj njëri tjetrit, që t’i heqin këto vija dhe rregullore specifike për përkatësinë etnike dhe i bashkojnë me të të tjerëve për të mbijetuar, natyrisht më mirë, apo për të qenë shumë më të fortë kundër “tjetrit”. Kjo “Filozofi” njerëzore ndodhi pandërprerë gjatë evolucionit njerëzor, por fatkeqësisht në luftën për toka, territore më të mëdha, gllabërime, skllavëri apo do të themi “Për një jetë më të mirë”, apo “Mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve” apo, apo … quane si të doni, harroi kaq e kaq herë kur i bëri kaq e kaq luftëra, vrasje, përdhunime, keqtrajtime …
Rrjedhimisht do të ishte logjike që edhe një llojë specie njerëzore që quhen Shqiptarë, të ketë marrë mend nga gjithë kjo histori njerëzore dhe vetanake, pasi që me të drejtë i takon species njeri, që nga fillet e saj. Por jo, ne edhe sot fatkeqësisht as që mundohemi të mësojmë nga gabimet, ashtu siç mundohen edhe popujt e tjerë edhe sot, bile bile pa kurrfarë hezitimi i bëjmë gabimet e njejta duke u krekosur me “menqurinë” tonë, duke mos e shikuar veten para pasqyrës e lere më ta shohim popullin tonë që edhe dashtë e padashtë shumë shpesh ia mundëson dikuj-dikuj edhe ta udhëheq dhe të vendos e të fletë në emër të tij, pasi që atëherë do ta shihnim se si i kemi punët, ai që udhëheq dhe të udhëhequrit e tij.
Nëse diçka na ka mësuar evolucioni dhe historia njerëzore, atëher me shumë siguri, është fakti që specia njeri nuk mund të ekzistoj si e vetme, pasi që “njeriu është specie shoqërore” e definuar dhe vërtetuar me të gjitha shkencat egzistuese që i krijoi njeriu gjatë evolucionit.
Shqiptarët, në luftën për egzistencë dhe ardhmëri, në përsosmërinë sistemore të ditëve të sotit pra në Demokraci, me siguri se është me rëndësi se kush është përpara apo kush është mbrapa, apo kush udhëheq apo kush nuk udhëheq, cili është më i mirë apo më i keq se tjetri, por këto nuk janë asnjëherë arsyet ta mohojmë tjetrin, vetëm se ai është prapa meje apo më pak i aftë se unë, e lere më nëse ai nuk jeton. Historia është themeli i evolucionit njerëzor, baza mbi të cilën secili prej nesh ec, jeton dhe krijon dhe nëse ia heqim dhe nuk e njohim këtë bazë, nuk na pret asgjë tjetër pos fundosja, ashtu siç janë fundosur shumë e shumë “njerëz të mëdhenj” gjatë evolucionit.
Nëse ma në fund ne Shqiptarët duam t’ia pranojmë vetes dhe t’ia vërtetojmë të tjerëve, qenjen tonë Kombëtare ashtu siç me të vërtetë ata edhe na njohin, pra si një nga popujt më të vjetër të kësaj pjese të planetit, atëherë menjëherë duhet, ta njohim vetëveten, jo të presim të na njohin të tjerët!!!, ta njohim “prejardhejn” tonë historike, ata miliona shqiptarë që gjatë historisë u sakrifikuan për atdhe e deri më sot, që ta formojmë bazën tonë Kombëtare – njëherë e përgjithmonë. Ta duam njeri tjetrin, vëllaun, motrën, prindërit, të afërmit, shokun por edhe komshiun, kryetarin e komunës, ate të shtetit dhe të gjitha Intitucionet dhe normat ligjore, së pari të “vijave” tona gjeografike, e pastaj do t’i duam edhe të tjerët edhe më shumë se deri më tani, por edhe ata do të na duan edhe më shumë se deri më tani dhe do të na çmojnë për “virtytet njerëzore” që ata qysh moti i akceptuan.
Unë thash ta duam njëri tjetrin, jo ta urrejmë, pasi që e kundërta e dashurisë e dimë fortë mirë është e keqja dhe të këqijat që ne si popull, në paditurin tonë, na përcollën me shekuj, po çfarë more… me mileniume dhe shumë lehtë por edhe shumë shpejtë gadi pa e marrë vesh, mendoj ata që janë shumë lartë dhe “ndodh që nuk dëgjojnë”, mund të kthehemi prapë në katrahurën e robërisë, që na përcolli gjithë këtë kohë dhe siç po shihet gati gjithnjë për të njejtat gabime; Përfitime personale, anashkalime të luftëtarëve të lirisë, patriotëve, disidentëve, intelektualëve dhe në përgjithësi popullin nga i cili edhe vetë rrjedhim.
Ne jemi Shqiptarë, jemi ata që na njohin, një nga popujt më të lashtë të këtij rruzulli tokësor, me tradita dhe kulturë të lashtë, gadi sa vetë njerëzimi, të cilat na i stërkeqën shumë herë në historinë tonë, por ne gjithnjë dolëm nga flaka si Feniksa dhe fitimtarë. Mundësinë që e realizuam vetë edhe kësaj here por në dallim nga herët tjera me më shumë shokë se deri më tani, duhet patjetër ta shfrytëzojmë në maksimum dhe shumë e shumë më mirë se të gjitha herat deri më tani, përndryshe, rreziku nga speciet kurreshtare të tjera është edhe më i madhë se deri më tani.
Prandaj ta njohim njëri tjetrin, e duke e njohur njëri tjetrin ta forcojmë bazën tonë aq të brishtë, e të bëhemi shumë më të menqur, duke e bashkuar menqurininë tonë të përbashkët dhe ta duam njëri tjetrin, sepse në realitet nuk mund t’ia lejojmë vetes lluksin e urrejtjes, pasi që jemi një popull dhe vend aq i vogël, ku të tjerët na krahasojnë me një fshatë.

—————————————

(Ilustrimin është i pashtriku.irg, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura