HAZIR MEHMETI: DR.SABRI KIÇMARI VJEN NË VJENË ME ‘FITOREN DIPLOMATIKE TË UÇK’!

Vjenë, 5 nëntor 2019: Të premten, në ora 18 në Kunstagalerinë e njohur të Vjenës promovohet libri “Fitorja diplomatike të UÇK”. Organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Aleksandër Moisiu” në Austri. Pritet pjesëmarrje e diplomatëve dhe mërgimtarëve nga gjithë Austria.
Pas promovimit të librit të tij tri vite më parë në Vjenë “Republika e Kosovës-Shtetkrijimi dhe struktura sociale”, sërish Sabri Kiçmari kthehet në Vjenë me librin e ri “Fitoren diplomatike të UÇK-së“. Atëherë, rreth librit dhe autorit, Prof. Paul Lendvai, analist i njohur austriak tha“… Autori ishte shumë modest ndaj vetvetes dhe ndaj njerëzve të vendit të tij të cilët kanë luajtur një rol shumë më rëndësi në historinë e Kosovës moderne..”
Libri i ri “Fitoren diplomatike të UÇK-së“ për nga rëndësia cilësohet me vlera të mëdha historike, “një lloj letrar, e shkencor i rrallë në traditën tonë”. Shkrimi i natyrshëm me gjuhë të fakteve i shton vlerat e tij përtej një vepre kujtimesh apo ditari personal, kur dihet se autori ishte personazhi i ngjarjeve qe nga vitet e renda për vendin në veçanti pas suprimimit të autonomisë së Kosovës.

Duke qenë bashkë drejtues të ilegales që nga viti 1989 autori na sjell kujtime nga koha e demonstratave kundër pushtuesve serb e jugosllav, atëherë kur ai përjeton rëndë vrasjen e bashkëluftëtarëve të ilegales, heronj të kombit: Ali Ajeti, Afrim Zhitia e Fahri Fazlia, Fadil Vates. Ishte kohë kur Lëvizja për Çlirim e Kosovës e sheh rrezikun nga arrestimi, dhe merr vendim që Sabri Kiçmari të vepron në Evropën Perëndimore. Ky veprim ishte i mençur dhe me efekte pozitive të shumanshme të cilat i dokumenton libri.
Autori bashkëjeton që nga ilegalja e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qeverisë së Përkohshme pas Rambujesë, Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga të cilat Sabri Kiçmari do caktohet në rolin e tij diplomatik si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Evropë, detyrë kjo aspak të lehtë, por e kurorëzuar me fitore diplomatike e cila për rrjedhojë solli fitoren ushtarake dhe lirinë e Kosovës.
Nga libri mësojmë sa e vështirë dhe e mundimshme ishte kjo në rrethanat e kohës, kur diplomacia e vendeve evropiane dhe vendeve tjera vuanin nga sindromi i koncepteve të të ashtuquajturit “shtetit sovran” edhe kur ai shtet është kolonizator e vrasës masiv i popujve siç ishte Serbia dhe Jugosllavia. Argumentet e shtruar në takime me burra shtetesh, diplomat, media e shkruara dhe elektronike tregojnë për sukses të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin e faktorit të jashtëm mbi nevojën e përkrahjes së luftës për liri të UÇK-së, si formë e imponuar nga veprimet kriminale të pushtuesit i cili kishte qellim shfarosjen e shqiptarëve me pasojë pastrimin etnik.
Studiuesi Sabri Kiçmari kthehet në Vjenën e tij ku si diplomat dhe veprimtar vazhdoi rrugën e trasuar nga Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Faik Konica, Eqrem Bej Vlora, drejtë fitores diplomatike e ushtarake.
Mërgimtarët në Austri e persin me respekt sikur atëherë kur fjala e tij ishte mobilizuese dhe drejtuese e veprimtarisë sonë drejtë lirisë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura