SHËRIMI NGA PIRJA E UJIT DHE EVITIMI I SULMIT NË ZEMËR!

Pashtriku.org, 18. 04. 2014 – Është bërë traditë në Japoni që të pihet ujë menjëherë pasi që të zgjohet nga gjumi në mëngjes. Pas një analize shkencore u dëshmua vlera e saj. Ne do të japim disa të dhëna më poshtë dhe një përshkrim se si ta përodrin ujin lexuesit tanë. Vlen për sëmundjet e mëhershme dhe serioze, gjithashtu edhe për sëmundjet moderne të kohës sonë. Trajtimi i ujit ishte i sukseshëm nga medicina Japoneze si 100% shëruese për këto sëmundje:
– Kokëdhimbje,
– trup dhimbja,
– sistemi i zemrës,
– artriti,
– për rahjen e shpejtë të zemrës,
– epilepsin,
– teprimi i kilogramëve,
– bronkiti,
– astma,
– TB(tuberkuloza),
– meningitis,
– veshkët,
– sëmundjet gjatë urinimit,
– të vjellurit,
– gastritis,
– diarea,
– diabeti,
– kapsllëku,
– majasili,
– gjithë sëmundjet e syve,
– mitra dhe çregullimet menstruale,
– kanceri,
– sëmundje të hundës,
– veshit dhe fytit.


 Metoda e trajtimit:
1. Para se të ngriheni nga shtrati për ti larë dhëmbët, pini 4×160 ml ujë.
2. Lani dhëmbët dhe gojën, por mos ha azgjë për 45 minuta.
3. Pas 45 minutave mund të hani dhe pini normalisht.
4. 15 minuta pas mëngjesit, drekës dhe darkës, mos hani dhe mos pini asgjë për 2 orë të tëra.
5. Ata që janë të moshuar, apo të sëmurë, dhe nuk kanë mundësi që ti pijnë 4 gota ujë në fillimin e terapisë, le të përpiqen dhe le të fillojnë dalë ngadalë, me nga një gotë, pastaj nga 2, deri sa ta arrijë normën e 4 gotave në ditë.
6. Kjo metodë e trajtimit do të shëron të sëmurit, kurse të tjerët që do ta praktikojnë do të kanë një jetë të shëndetshme.

Në vijim ju sjellim numrin e ditëve për trajtimin e nevojshëm për të shëruar/kontrolluar/dhe regulluar këto sëmundje:
1. Presioni i lartë në gjak (30 ditë)
2. Lukthi dhe stomaku (10 ditë)
3. Diabeti (30 ditë)
4. Kapsllëku (10 ditë)
5. Kanceri (180 ditë)
6. TB (Tuberkuloza) (90 ditë)
7. Artriti, pacienti duhet të ndjekë trajtimin e mësipërm vetëm për 3 ditë në javën e parë, duke filluar nga java pas kësaj do të vazhdon trajtimin 2 ditë në javë.

***
Kjo metodë e trajtimit nuk ka efekte anësore, por gjatë trajtimit mundet që njeriu vetëm të urinojë më shumë se normalja.
Është më mirë për ne që të vazhdojmë me këtë dhe ta bëjmë këtë procedurë shprehi në jetën tonë. Pra pini ujë, qëndroni të shëndetshëm dhe aktiv.
Kjo vërtet ka kuptim …Kinezët dhe Japonezët pinë çaj të nxehtë gjatë ngrënies e jo ujë të ftohtë. Ndoshta është koha që ta miratojmë traditën e tyre edhe ne gjatë ngrënies. Nuk do të humbasim azgjë, vetëm se do të fitojmë.
E ju që dëshironi të pinë ujë të ftohtë, këto të dhëna janë shumë të vlefshëm dhe ti zbatoni ato.
Ndoshta na duket e këndshme që të pijmë një gotë ujë të ftohtë pas ngrënies. Mirëpo, uji i ftohtë do t’i ngurtësojë gjërat e yndyrshme që i ke konsumuar. Dhe kjo do ta ngadalsojë tretjen.
Pra, kjo jashtëqitja e hollë me acide, do të ngadalsohet dhe do të thithet më shpejtë nga zorrët se sa ushqimet e ngurta. Dhe do ti rrudhë zorrët.
Dhe shumë shpejtë, kjo do të shndërrohet në yndyrë, dhe do të çojë drejt kancerit.
Është me mirë që të pihet supë e nxehtë apo ujë i ngrohtë pas ngrënies.

***
Si të evitohet sulmi në zemër?

Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Kjo do të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore. Në këto sëmundje futen grupime të ndryshme si ato të prishjes së ritmit të zemrës, infarktet. Me e shpeshta nga këto, është ajo e ngushtimit të enëve të gjakut të këtij organi. Ndërkohë, që në masë shkaktohen edhe sëmundjet e zemrës reumatizmale të cilat shkaktohen në fëmijëri, por shenjat klinike mund të shfaqen në mosha të mëdha. Ataket në zemër ndodhin kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak rrallohet apo pritet fare. Shkaqet që e krijojnë janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej arterieve koronare.
– gratë duhet ta dinë se jo çdo sulm në zemër mund të jepë simptome në dëmtimin e krahut të majtë.
– të kesh kujdes nga dhimbjet e shpeshta rreth nofullës në fytyrë.
– mund që mos të keni dhimbje në gjoks gjatë një sulmi në zemër.
– neveria dhe djersitja janë gjithashtu simptome që shfaqen.
– 60% të njerëzve që kanë sulme në zemër gjatë fjetjes nuk zgjohen përsëri.
– dhimbjet e nofullës mund që t’ju zgjojnë nga gjumi i rëndë.

Pra të jemi të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm. Aq më tepër që mësojmë për këtë, aq më të mëdha janë shancet për mbijetesë.

***
Të nderuar miq,
nëse këtë shënim që e lexuat e shpërndani tek të tjerët, keni shpëtuar të paktën një jetë! (pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura