HAZIR MEHMETI: EKSODI NJË TRAGJIKOMEDI NË KËRKIM TË SHPRESËS

Vjenë, 19. 02. 2015 – Eksodi i shqiptarëve të Kosovarës mori përmasa shqetësuese, i cili preku imazhin e Kosovës si shtet, miqtë e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që gjenden në botë. E quajtën eksod, tragjikomedi, emigrim, ikje masive, lojë e fshehur etj. Vetëm dy muajt e fundit u larguan mbi 60 mijë njerëz. Austria është një nga vendet ku shqiptarët e Kosovarës tani zënë vendin e dytë si azilkërkues pas sirianve. Rreth kësaj dukurie morëm disa opinione.


Abdullah Abdullahu, ekonomist dhe veprimtar

Shkaku i migrimit
Tani kur Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur i njohur nga më shumë se 100 vende të botës, është absurd i llojit të vet një migrim i përmasave të tilla. Trajtuar nga prizmi i gjendjes ekonomike në të cilën po kalon vendi ynë, si dhe angazhimi apo mos angazhimi i atyre që janë zgjedhur (votuar) të drejtojnë këtë vend! Paaftësia, mospasje dije për funksionimin e shtetit dhe ndërtimit të një sistemi adekuat ekonomik i cili i përshtatet mentalitetit dhe bazës materiale të vendit, popullit të saj, është zanafilla e këtij problemi. Burimi i këtij migrimi në këto përmasa është, mosekzistimi i një sistemi të qëndrueshëm ekonomik që garanton barazi sociale. Qeveria e shkuar dhe kjo e tanishmja erdhën në pushtet pa një program adekuat që garanton një zhvillim të duhur ekonomik, ku njerëzit mund të ndërtojnë perspektiven e tyre për të jetuar në këtë shtet. Këto qeveri erdhën në pushtet për të siguruar interesat e tyre grupore por jo edhe ato nacionale. Premtimet megalomane dhe jo reale përfundimisht varrosën shpresën, se Kosova mund të jetë një shtet normal ku mund të ndërtohet e ardhmja. Qasja e gabuar ndaj buxhetit shtetëror dhe investimet kryesisht apo vetëm në infrastrukturën rrugore (rreth 2 miliard Euro) ASFALT (!!) përfundimisht e ngulfatën, për të mos thënë e varrosën shpresën, se paraja e këtij populli do të përdoret për investime në hapjen e vendeve të reja të punës. Dhe krejt në fund, ky migrim mund të jetë edhe një skenar i padukshëm ogurzi (me fajin e vetë udhëheqjes sonë – bisedimet në Bruksel) për të bërë një balancim nacional dhe për të parandaluar eksplodimin social.
Parandalimi
Migrimi mund të ndalet, por për këtë duhet një strukturë adekuate e njerëzve që merren me shërimin e kesaj dukurie. Duhet, patjetër të reformohet rrënjësisht sistemi social, sistemi i punësimit (vetëm një vend pune, vetëm një rrogë nga buxheti i shtetit) duhet të ridefinohet, të caktohet ligjërish kufiri i ekzistencës, sistemi pensional, të rishikohet dhe ridefinohet krijimi i ndërmarrjeve publike bashkë me qeverisjen e tyre, hapja e vendeve të reja të punës përmes lehtësirave fiskale, reduktimet e shpenzimeve në nivel qendror dhe atë lokal të pushtetit (zvogëlimi i rrogave dhe i funksioneve të panevojshme), krijimi i stafeve profesionale që përkujdesen për hapjen e konkurrencës së mirëfilltë, dhe në fund krijimi i një SENATI Kombëtarë për drejtimin e potencialit financiar dhe investues të vendit.


Fatmir Berisha, sociolog në Vjenë

Që nga mbarimi i luftës qytetarët e Kosovës kishin shpresë që në shtetin e tyre do të kenë një zhvillim të mirë industrial, ku do të hapeshin vende të reja pune, shkollim kualitativ, një jetë më kualitative. Mirëpo, në vend të kësaj, ata çdo ditë dëgjojnë për afera korruptuese në secilin institucion të rëndësishëm, përfshirë edhe gjykatat, policinë, institucionet edukative arsimor etj. Ky vullnet i madh që do ketë ndryshime pozitive, që Kosova do jetë një vend me mirëqenie, është shndërruar në një gjendje pashpresë për qytetarët e saj. Nga njohësit e mirë të situatës ka qenë e pritur që më krijimin e mundësisë së parë, njerëzit do të ikin nga Kosova. Politika jonë në Kosovë nuk i ka adresuar problemet e shoqërisë seriozisht, përfshirë këtu varfërinë, papunësinë e madhe. Këto probleme nga ana e tyre kanë mbetur vetëm premtime të fushatave zgjedhore. Është e mjerueshme që në shekullin në të cilin jetojmë, politikanët tanë fitojnë vota duke premtuar që qytetarët do të kenë ujë 24 orë në ditë. Gjithnjë të vetëdijshëm se në çfarë gjendje i kanë sjell qytetarët e tyre.
Pse po lejohet emigrimi masiv i shqiptarëve të Kosovës?
Ekziston një arsye pse po lejohet ky emigrim masiv. Mirëpo, derisa nuk kemi asgjë zyrtare, atëherë vetëm supozojmë. Në njërën anë lejohet që të ikin njerëzit, dhe në anën tjetër deklarojnë shtetet evropiane që nuk pranojmë Azil. Pse me kaq lehtësi po kalohet kufiri hungarez? Kjo ikje kaq masive, e ka një koordinim dhe miratim në heshtje nga bashkësia ndërkombëtare. Bashkimi europian është i vetëdijshëm që kjo pakënaqësi sociale tek qytetarët e Kosovës, do të shpërthej brenda në Kosovë, dhe kjo pakënaqësi mund të destabilizon Kosovën, sepse nuk është e mundur me kaq lehtësi të kalohet kufiri hungarez, duke e ditur se sa rregulla të ashpra kanë hungarezët në kufi. Një shpjegim dhe përgjigje duhet kërkuar tek Bashkësia europiane gjegjësisht Gjermania.

Si duhet vepruar për ndalimin e tij të menjëhershëm?
Rasti i fundit i takimit të dy ministrave homolog, të Kosovës dhe Austrisë, tregon se politikanët e Kosovës kanë filluar që të kenë qasje më serioze. Po ashtu shtimi i forcave gjermane në kufirin hungarez, është një mobilizim më serioz në parandalimin e emigrimit. Mirëpo, prapë është absurde pse me kaq vonës është bërë reagimi, duke ditur se mbi 50 mijë njerëz kanë ikur nga Kosova, para syve të tyre. Shqetësimi më i madh është, si të krijohen kushte për jetë të qytetarëve të Kosovës në kthimin e besimit. Politika të jetë më e vendosur në bërjen e shtetit të zhvilluar dhe në bashkëpunim më ndërkombëtarët të joshin investitorët e huaj. Kjo ëshët shumë e arritshme, sepse Kosova është një vend i vogël, dhe me krijimin e kushteve për investitorët e huaj, do arrihet që të ketë një mirëqenie për qytetarët e Kosovës. Bashkësia europiane ka një përvojë të hidhur me Poloninë, Bullgarinë, Rumaninë – nga të cilat emigruan një numër i madh i qytetarëve të tyre në BE për shkak të varfërisë. Si pasojë e kësaj, sot Kosova duhet t’i plotëson standarde të dyfishta për liberalizimin e vizave. Është e padrejtë që 2 milion banorë të Kosovës mos të lejohen të lëvizin të lirë. Me viza qytetarët e Kosovës mund të udhëtonin të lirë në Europë dhe nuk do e kishim këtë Tragjikomedi.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura