HAZIR MEHMETI: LOJA MJESHTËRORE E ARDITA STATOVCIT NË KONCERTIN E MURZZUSCHLAG’ut

Vjenë, 14. 01. 2016: Muzeu i qytezës së bukur buzë lumit Mürz, Mürzzuschag shënoi në përditshmërinë e tij kalendarike emrin e pianistes shqiptare Ardita Statovci. Qyteza mes maleve të njohura të Simmerinut, ku gjeniu me rrënjë shqiptare Karg Gega, para një shekulli, tregoi gjenialitetin e tij në artin e arkitekturës urëndërtuese mbi kurrizin e së cilës akoma rrëshqet treni drejtë jugut. Dhe, sërish në kohë sikur ringjallet mjeshtëria artistike e njeriut tonë ambicioz. Sonatet C-Dur KV 330 të Wolgang Amadeus Mozartit përjetuan ringjalljen hapësirës së Muzeut Brams (Brams Museum) në rifreskimin e shijes tingëllore nga dora mjeshtërorë e Arditës. Këtë fat e patën Franz Schubert (Drei Klavirstücke” D946, Lranz Liszt (Lleluia) Henri Dutilleux (Sonate pour piano-1947-48). Salla e muzeut, një arkitekturë disa shekullore, sikur dukej e vogël në përmbajtën e tingujve shpërthyes të “ një kualitet super elitar” siç e quan shtypi gjerman lojën e Arditës. Koncerti u përcoll nga zyrtarë lokal e personalitete të kulturës e artit.
Nga kritikët e muzikës klasike në shtypin gjerman, rreth lojës mjeshtërore të Arditës koncerteve të saja, mes tjerash mund të lexonim: “Pa rezervim fals, ajo vë duart thellë në taste, lëmon, zdrukthon, modelon dhe formëson. Ajo çka krijohet në fund, nuk është më vetëm tekst prej notash dhe nuk është më vetëm vepër e ngurtë arti, por është gjallëri e pastër, lumturi e jetës dhe ndjesi e përjetuar thellësisht”.

“Virtuoze, me inteligjencë të lartë dhe përplot gëzim fëmijëror, Pianistja luan me muzikën, e grishë atë, e bën të vallëzoj, të këndoj dhe të drithëroj me intimitet. Këtu Bach-u guxon të tërbohet, të ulërij, ai guxon të bëj shaka djallëzore, të dashuroj ndjeshëm dhe të psherëtij. Secilën shprehje Statovci e krijon të re, asnjë përsëritje nuk i ngjason paraprakes, transparente dhe në mënyrë të përkryer e balancuar është kultura e saj tingullore, me shumë nuanca dhe me një pasuri ngjyrash të lojës në piano”
Në informim për dashamirët e muzikës klasike jepet një biografi e gjerë e artistes, jetës së saj, shkollimit, sukseseve të saj të shumta, koncertet e saj në të gjitha kontinentet, bashkëpunimi i saj me figurat e njohura botërore në kamponim, dirigjim dhe koncertim.
Koncertet e saj të radhës në Austri muajin janar do jenë: më 23 në Schloss Traun, kurse 30 janar në Schloss Goldegg.

…………………………………………………

Johannes Brahms (1833-1897): Variations on a theme by Händel, Op. 24 (Ardita Statovci)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura