HAZIR MEHMETI: SHUHET GJENIU I ARTEVE, AUSTRIAKU ERNST FUCHS

Vjenë, 20. 11. 2015: Ernst Fuchs mbi të gjitha konsiderohet si themelues i Shkollës Vjeneze të Realizmit Fantastik… Ai ishte i veçantë edhe në jetën private, kishte 7 gra me të cilat pati 16 fëmijë. Më 23 mars 2011, u takua me studentët shqiptarë që pikturonin në Vjenë për sensibilizimin e njohjes së Kosovës.
Më 9 nëntor 2015 në moshën tetëdhjetë e pesë vjeçare mbylli sytë përgjithmonë gjeniu i arteve, austriaku, Ernst Fuch. Ai ishte shumë i veçantë në pikturë, pa lënë prapa dhe grafikën, skulpturën, arkitekturën, kompozimin, filozofinë ishte dhe vizionar. Mbi të gjitha konsiderohet si themelues i Shkollës Vjeneze të Realizmit Fantastik. “Republika e Dytë e Austrisë humbë njeriun e fundit i cili punoi në shumë arte njëkohësisht”, – shkruan shtypi austriak. Ai la pas shumë vepra arti nga piktura, skulptura, muzika, arkitektura dhe mendimin filozofik me vlerë. Menjëherë pas luftës, si pesëmbëdhjetë vjeçar në Akademinë Albert Paris vlerësohet si fëmijë gjenial dhe me kohë do dallohet me veprat e tij ku shihet inspirimi surrealist nga Salvador Doli, me të cilin kishte shoqëri.

Ernst Fuchs (1930 – 2015)

Ai ishte i veçantë edhe në jetën private, kishte 7 gra me të cilat pati 16 fëmijë. Ja çfarë thuhet rreth tij: “Gjërat të cilat të lanë përshtypje tek Fuch-si janë inteligjenca e tij, dituria letrare dhe fantazia shndërritëse e tij, e cila është burim i thellë tërheqës dhe entuziast në bashkudhëtimin i cili kurrë nuk shuhet. Në veprat e tij njeriu gjen prezantimin e një kulture me rrënjë tre mijëvjeçare.” Nga shtypi austriak mësohet se ai sipas dëshirës së tij do të varroset në varrezat -Hütteldorfer të Vjenës. Pa dyshim, Ernst Fuchs, ishte njëri nga figurat më madhore të artit jo vetëm në Austri dhe Francë, ku jetoj, por në gjithë globin. Ai hapi mbi 100 ekspozita në gjithë botën dhe ishte fitues i çmimeve më prestigjioze për kontributin në art nga shumë shtete.

Ernst Fuchs, ndalet dhe bisedon me piktorët kosovarë, Klaudia e Liridon Mula dhe Suad Rama në në sheshin qendror të Vjenës (Stephansplatz). Sensibilizimi në njohjen e Kosovës, (mars 2011, foto. H.Mehmeti)
Nga “Bota Sot” 27 mars 2011. “Njëri nga vizitoret e respektuar ishte edhe piktori i njohur austriak Ernst Fuchs,i cili jeton në Paris. Edhe pse erdhi si një shëtitës rasti në shesh ai shpejt u mbulua nga fotografët. Ai u interesua rreth pikturave dhe bisedoi me artistët tanë. “ Pikturat tona nuk kanë çmim, ato dhurohen” u dëgjua përgjigja e studentëve tanë në pyetjen e artistit austriak me nam jo vetëm në Austri”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura