SHERADIN BERISHA: PADIA E HASHIM THAҪIT PËR ‘GJENOCID KUNDËR SERBISË’ – ËSHTË NJË GËNJESHTËR E RADHËS!!!

Pashtriku.org, 24. 02. 2015 – (Nuk është hera parë që gënjen Hashim Thaçi!) -“Kosova do të ngre një padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-99… Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ne kemi fakte, dëshmitarë dhe për këtë është në dijeni e gjithë bota”, – kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi – në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu”. Edhe në dhjetor të vitit 2010 kur u bë publike Raporti i Dick Marty’t, lidhur me krimet e supozuara nga UҪK’ja, pa humbur kohë Hashim Thaçi (atëkohë Kryeministër i Kosovës) kishte paralajmëruar se do të ngre padi kundër senatorit zviceran, Dick Marty (për shpifje etj), por për çudi kjo padi s’u ngritë kurrë! Hashimi gënjeu! Prandaj edhe kjo padi e paralajmëruar për GJENOCID …kundër Serbisë është një gënjeshtër e radhës!
***
Të nderuar lexues,

Që nga viti 2007 kam shkruar shumë herë për krimet e kryera nga Serbia (gjatë luftës në Kosovë 1998 – 1999), dhe gjithmonë kam kërkuar nga Qeveria e Kosovës, dhe institucionet tjera të sigurisë që të ngritet një Padie penale, kundër Serbisë si shtet, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë, por asnjëherë deri më sot, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi (nga vundviti 2007 e deri në qershor 2014), por as edhe kjo qeveri aktuale e drejtuar nga Isa Muastafa, nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim!!!
===========
Në vijim ju sjellë disa publikime të shkruar nga dhjetori i vitit 2007… lidhur me Krimet e bëra nga Serbia në Kosovë – gjatë dy viteve të luftës (1998 – 1999)!
***

BARBARËT E “MESJETËS“ TË FUNDSHEKULLIT XX!
DËSHMI RRËNQETHËSE: AKTE MIZORE TË KRYERA NGA BARBARËT SERB!(Përgatiti: Sheradin Berisha, 23. XII. 2007)
PSE QEVERIA NUK NGRE PADI KUNDËR SERBISË PËR GJENOCIDIN E KRYER NË KOSOVË?!
Lexoni më gjerësisht: http://pashtriku.beepworld.de/barbaretfoto.htm

***

Në vijim lexoni shkrimin tjetër:

Hallkat e zinxhirit komandues të strukturave kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë (1998-1999)
CILAT ISHIN HALLKAT E ZINXHIRIT KOMANDUES TË STRUKTURAVE MILITARE
DHE PARAMILITARE SERBE GJATË LUFTËS NË KOSOVË ?!

&
KUSH E PROJEKTOI PLANIN E OPERACIONIT “PATKOI” DHE SA FORCA MILITARE DHE PARAMILITARE SERBE MORËN PJESË NË REALIZIMIN E
KËTIJ OPERACIONIN SHFAROSËS PËR SHQIPTARËT ?!
Shkruan: Sheradin BERISHA
Lexoni më gjerësisht: http://pashtriku.beepworld.de/varrmihesitekosove.htm

***
Lexoni edhe një shkrim:

Barbarët e fundshekullit XX!
PSE QEVERIA NUK NGRE PADI KUNDËR SERBISË PËR GJENOCIDIN E KRYER NË KOSOVË?!
Shkruan: Sheradin BERISHA
Lexoni më gjerësisht: http://pashtriku.beepworld.de/barbaret.htm
***
Edhe një tjetër…:

Krimet e luftës në Kosovë 1998 – 1999
KRIMET E PANDËSHKUARA NË KOSOVË!
Shkruan: Sheradin Berisha
ASKUSH S’I NDJEK KRIMINELËT!

Pas përfundimit të luftës, kur popullata e shpërngulur kthehet në Kosovë, ka gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, në të cilat shihen qartë militarët e paramilitarët serbë në aksione, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri. Edhe pse emrat e kriminelëve që kryen mijëra masakra, janë identifikuar nga njerëzit që mbijetuan krimin, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, as policia apo prokuroria e EULEX’it, as policia e Kosovës apo prokuroria vendore, por as institucionet tjera ndërkombëtares dhe as ato vendore (Qeveria, presidenca, Kuvendi apo shoqëria civile), nuk kanë treguar as më të voglin interesim, për t´i ndjekur e arrestuar këtë mori kriminelësh. Ndërkohë që EULEX’i po i ndjek e arreston luftëtarët e lirisë, të cilët me armë në dorë e mbrojtën popullatën nga gjenocidi dhe etnocidi serbë! Kur kihen parasysh të gjitha këto fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhen përgjegjës, gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës, për neglizhencën totale rreth ngritjes së një Padie penale, kundër shtetit serbë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë.
***
Lexoni më gjerësisht: http://pashtriku.beepworld.de/krimet_kosove_9899.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura