HISTORIANЁT E MANIPULUAR, „ILIRO – SHQIPTARЁT“ E FAMSHЁM JASHTЁ ATDHEUT DHE BOTA BIZANTINE!
Nga Prof.dr. Mathieu Aref, Paris – shkurt 2025
Një përgjigjie për @Afrim Lajqin! Ky shkrim vlen edhe për miq dhe mikesha të tjerë.
Historianët në vetvete nuk janë manipuluar por mëndjen e kanë të manipuluar nga vetë përfundimet e tyre të gabuara ose të rrëme, sepse kanë përsëritur radhazi si papagaj shkrime të gabuara ose të rrëme nga çfarë kanë shkruar kolegët e tyre të meparshëm.
Sa për gjithë ata iliro-shqiptarë që u bënë me famë jashtë Atdheut të tyre (perendorë, mbretër, Presidentë, guvernatorë, piktorë, gjeneralë, mjekë, etj, …iliro – shqiptaria nuk ka përfituar nga fama e tyre. Ata ndoshta ikën jashtë Atdheut për shkak të mjerimit dhevarfërisë ose për ambicjet e tyre por, kurrë gjë s’kanë bërë për Atdhenë e tyre. Nuk ka asgjë për t’i lavdëruar ata, famën ja kanë bërë vetës!
Por ajo që ata janë fajtorë për tradhtinë është se ata kanë zgjedhur “El Doradon” në vend që t’i shërbejnë vendit të tyre dhe kanë përfituar nga pasuritë e shumta materiale, intelektuale dhe kulturore të fituara në vendin e tyre të adoptuar. Problemi është se nga të gjitha këto avantazhe absolutisht nuk ka përfituar populli pellazgo-iliro-shqiptar apo atdheu i tij të cilin ata e “braktisën”. Sikur këta qindra shqiptarë që u bënë të famshëm jashtë vendit të kishin punuar për të mirën dhe zhvillimin e vendit të të parëve të tyre dhe të kishin vënë nga 1 deri në 10% të burimeve të tyre materiale, intelektuale dhe kulturore për të mirën e atdheut të tyre, sot do të kishim një Shqipëri apo një Komb iliro-shqiptar më të madh dhe më të begatë se Zvicra e sotme. Fatkeqësisht kjo nuk është bërë, veçse në dëm të Kombit Pellazgo-Shqiptar.
Tani ka shqiptarë (i njoh shumë mirë) me mendje të çoroditur, me qëllime të këqija apo me injorancën apo edhe me pafytyrësinë e tyre që do të më bënin këtë pyetje:
“Po ti, çfarë ke bërë për atdheun tënd?
Ju keni lindur edhe sot e kësaj dite jashtë vendit tuaj dhe nuk keni jetuar asnjë ditë në Shqipëri dhe e lejoni veten të turpëroni ish-shqiptarët që u larguan për të bërë pasurinë e tyre jashtë atdheut. Së pari, nëse një shumicë e qytetarëve që ende jetojnë në Shqipëri vazhdojnë të emigrojnë, çfarë do të mbetet në vend, të moshuarit (burra dhe gra), fëmijët, invalidët dhe të varfërit që nuk kanë mjetet (ose dëshirën) për të shkuar jashtë vendit !? Grekët e lashtë i quanin pellazgët si “lejlek” (zogj shtegtarë d.m.th. Pellazg “shtegtarë”) … vazhdon edhe sot! Për të ilustruar këtë “emër” Grekët e quajtën murin rrethues shumë të vjetër (ish-kështjella e pellazgëve, alias mikenas) të Akropolit të Athinës : Pelargikon, domethënë “muri i lejlekëve”!
I kthehem çështjes time personale për t’iu përgjigjur pyetjeve që, nganjëherë, janë jo vetëm marrëzi, por të papërshtatshme për rastin tim. Familja ime nuk ishte një familje emigrantësh si sot. Babai im Aref Canameti (djali i Amet Shabanit), pas vdekjes së nënës së tij, e gjeti veten krejt i vetëm në moshën dhjetë vjeçare. Ishte motra e tij e madhe Tana Canameti, e cila duke mos dashur ta linte vetëm në Shqipëri, e mori me vete në Egjipt (rreth viteve 1907/10) dhe ajo e rriti dhe e edukoj. Kur u rrit, shkonte herë pas here në Shqipëri (rruga nuk ishte mbyllur ende) për të gjetur të fejuarën e tij Lute Lala, bija e Has Lalës (ishin të fejuar që në djep: traditë për t’u bashkuar mes fisnikët e vendit) dhe ata aty u martuan. Nëna ime mbërriti në Kajro në vitin 1936 (unë linda dy vjet më vonë). Më pas u shfaq Lufta e Dytë Botërore (1939-45) dhe ardhja në pushtet e Enver Hoxhës në vitin 1945: që nga ajo datë deri në vdekjen e prindërve të mi (babai vdiq në vitin 1976 dhe nana në vitin 1986) kufijtë ishin të mbyllura dhe hyrja në atdheun tonë u ndalua.
Ndërkaq pjesën tjetër do ta them shkurt.
Pra, familja ime përfundoi në Egjipt me “detyrim për shkak të rrethanave të veçanta”. Me ardhjen në pushtet të diktatorit Naser, komuniteti shqiptar filloi të largohej nga vendi (Australi, Amerikë, Evropë). U nisa për në Francë (kishim një arisimim françes unë, dy vëllezërit e mi dhe motra). Unë i pari ika nga Egjipti në dhjetor 1960 në moshën 23-vjeçare. Përgatita letrat dhe organizimin e ardhjes së familjes sime dhe të gjithë mbërritën në Paris në vitin 1962 (një vit e gjysmë pas mbërritjes sime në fillim të janarit të 1961). Ka qënë “Mërgimi” i dytë i pavullnetshëm dhe nën presionin e ngjarjeve.
Pra, situata jonë familjare nuk është për t’u ngatërruar me ata që sot largohen nga Shqipëria për të emigruar në të gjithë botën. Sa për mua, dua të deklaroj solemnisht këtu se edhe nëse nuk kam lindur në Shqipëri, edhe nëse nuk jetoj atje, jam me siguri më shqiptar, më patriot, më atdhetar, duke ditur zakonet stërgjyshore dhe flas rrjedhshëm gjuhën shqipe e të parëve të mi (gegërisht dhe toskërisht) se disa shqiptarë që kanë lindur në vendin e tyre. Përveç kësaj, kam kaluar më shumë se pesëdhjetë vjet në shërbim të vendit tim për të zbuluar para gjithë botës zanafillën e vërtetë, historinë dhe gjuhën e këtij populli parahistorik dhe parahelen.
BIOGRAFIA IME
***
Së fundi, sa i përket Perandorisë Bizantine, kjo perandori e cila bashkoi POPUJ TË NDRYSHËM nuk ka pasur kurrë brenda saj një popull bizantin në kuptimin e saktë të fjalës. Kur themi “bizantin” kjo do të thotë “nga qyteti i Bizantit” pa asnjë aludim për asnjë etni. Bota bizantine konsiderohej si hapësira e parë zyrtare e Ortodoksisë, feja e së cilës u përhap nga Grekët në shekullin IX (në sajë të dy murgjve grekë: Kiril dhe Metodi nga Selaniku) që konvertuan Serbët e parë, fe e cila u përhap më vonë në të gjithë Sllavërinë e Evropës.
Perandoria “Krishtiane” greko-lindore është trashëgimtare e Perandorisë Romake Lindore e cila zgjati nga viti 395 deri në 1453…e quajtur “bizantine” nga helenizimi i saj administrativ, i fituar gjatë mbretërimit të Herakliut I (610-641).
Në vitin 330 pas Krishtit dhe pas rivendosjes së unitetit të Perandorisë Romake, Kostandini I i Madh (me origjinë pellazgo-trake i lindur në Nish) themeloi qytetin e Kostandinopojës, “Roma e re”, në vendin e “Bizantit” të lashtë. Ky emër shpjegohet nga pellazgo-shqipja “Buzë ashtë”, në të vërtetë kur shikojmë një hartë shihen qartë dy “kepe” (si dy buzë) të ndara nga ngushtica e Bosforit duke ndarë kështu Evropën nga Azia e Vogël.
Më në fund, Perandoria Bizantine kishte dy gjuhë zyrtare: latinishten popullore dhe greqishten mesjetare (Μεσαιωνική Ελληνική). Latinishtja, në Kostandinopojë (Bizanti i lashtë) u braktis gradualisht nga elitat rreth shekullit të 7-të, por u zhvillua në gjuhë italike romane në një pjesë të Italisë dhe në pellgun e Danubit të poshtëm.
Për t’i dhënë fund kësaj Historie, theksoj se me gjithë origjinën e tyre pellazgo-trako-ilire, disa perandorë “bizantinë” u helenizuan dhe u konvertuan në ortodoksi. Do të ndalem këtu sepse nuk do t’i rishkruaj librat e mi këtu.

***
Një këshillë për ata që duan të flasin për mua, ta bëjnë këtë me vetëdije pa bërë gabime dhe duke marrë frymëzim nga ato çfarë thashë këtu. Kështu pra unë po ju paralajmëroj të gjithëve që më shkruajnë se nëse nuk janë të sigurt në çfarë duan të thonë, është më mirë që të përmbahen. Me siguri e dinit se këtu kur diçka nuk shkon, unë reagoj si rrufe edhe nëse kjo është në kurriz të kohës sime (dhe të shëndetit) që është më se e çmuar sidomos në moshën time. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.
————–
TË GJITHA HARTAT E LASHTA DHE MODERNE QË PËRMENDIN EMRIN “ILIRIA” JANЁ TË RREME! PSE? …
© Pashtriku.org