IBISH NEZIRI: A PUNON BRUKSELI VËRTETË NË NJË PARË BINARË?!

Buchs, (CH) 8. 9. 2016: Edhe një herë Brukseli dje e refuzoi kërkesën e Kosovës për lëvizje të lirë për shkak të „mospërmbushjes së kritereve të kërkura“. Se kriteret nuk janë përmbushur, nuk ka asnjë dyshim. Korrupcioni luëzon me gjithë forcën e vet i paprekur e i papenguar. Nuk di nëse ka ndonjë pore të jetës në Kosovë që është e paprekur nga korrupcioni dhe nuk di institucion të paprekur nga kjo dukuri ndër më të këqijat, por të merret mosratifikimi i demarkacionit si arsyetim „ngase (nëse e kam kuptuar drejtë) nuk mund të përdorën dy parë binarë për liberalizimin e vizave“ është më shumë se absurde dhe e pamoralshme. Unë nuk mund të mos pyes për këtë rast se cili është morali i Brukselit? Ka këtu moral apo nuk ka?
Për mendimin tim, ndonëse e di se pos miqëve të mi, statuset e mia në FB nuk i lexojnë politikëbërësit e Kosovës e as të Parlamentit Evropian, sepse ata kanë punë tjera me të „“ se sa të humbin kohë me statuset e mia e të shumë tjerëve, këtu nuk ka moral. Krahasojeni rastin me Maqedoninë dhe raportet e saj me Greqinë. Ajo ende nuk është e njohur nga Graqia, madje Greqia, ndonëse jo në luftë të armatosur, është në konflikt të hapur me Maqedoninë për shkak të emrit dhe kufinjëve, ndonëse kufinjtë nuk përmenden në mënyrë eksplicite. Këto kushte nuk iu vunë as Malit të Zi, madje ai pos mundësisë që të lëvizë lirshëm e pa viza nëpër Evropë, u pranua edhe në NATO, pa i definuar ende me ratifikim liberal kufinjtë me Kosovën dhe pa e zgjidhur ende çështjen e „pakicave“ sipas standardeve të BE-së. Në bazë të sa binarëve u vendos për Maqedoninë dhe Malin e Zi?
Për të qenë skandali akoma më i madh dhe për ta nxjerrë pafytyrësinë e pamoralitetin e Brukselit mjafton shembulli i Serbisë.
Pse nuk i kërkohet Serbisë nga KE-ja dhe BE-ja caktimi i visë së kufirit me Kosovën dhe ratifikimin e asaj vije?

Pse nuk i kërkohet Serbisë heqja dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe shuarja e strukturave paralele, të cilat aq intenzivisht veprojnë në Kosovë, jo vetëm në veri si dhe respektimi i marrëveshjeve të arritura mu në Bruksel? Për sa binarë mund të flitet këtu?
Janë përdorur dhe vazhdojnë të përdorën dy parë binarë apo jo?
Faktet thonë se po, prandaj cili është morali i Evropës, cili është morali i KE-së dhe i BE-së?
Ka apo nuk ka moral këtu?
Unë mendoj se nuk ka.
Po morali i politikbërësve dhe politikanëve të të gjitha niveleve në Kosovë, të cilët janë të gatshëm të lëshohen në të gjitha pazaret e kompromiset me të vetmin kusht që të mbeten në pushtet cili është?
Asnjëra palë nuk e ka me sinqeritet me Kosovën dhe qytetarët e saj. Evropës i duhen politikanë e udhëheqës vazalë, kurse politikanëve e udhëheqësve vazalë iu duhet pushteti, jo për Kosovën e qytetarët e saj, por për vete, gjë që po shihet çdo ditë.
Unë qofsha i gabuar!
Sikur të isha i sigurt se mosratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi ka patur rol vendimtar për refuzimin e kërkesës për lëvizje të lirë, do të ndjehesha i lumtur dhe krenar për të gjithë ata që ndikuan që ratifikimi të mos ndodhë.
Brukseli le të ia vëjë kusht Serbisë përcaktimin e vijës kufitare me Kosovën dhe ratifikimin e asaj vije. Atëherë unë do të besoja se Brukseli nuk i përdorë dy parë binarë.
Ibish Neziri – Buchs, CH, 6 shtator 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

SAMI BABA!

SAMI BABA! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 28 tetor 2021 Derisa kemi këso SAMI BABASH në politikë shteti shkon…