ILJASA SALIHU: AI VDIQ I ROBËRUAR DHE U LIRUA I VDEKUR!

Shkup, 05. 10. 2012 – (Kushtuar gjithë atyre që vuajtën prej kësaj dore të zezë dhe të hekurt dhe tashmë së fundmi Ibrahim Sulejmanit dhe familjes së tij)
Jehoi një zë i ngjirur e përplot faj
Vdiq ai që pritej të frymojë më lirshëm
Një tjetër zë i shoqëruar me kthjellësinë e muzgut të thellë kumboi
Atë e mbytën, ngaqë ndërgjegja e tij kërkonte vetëm drejtësi
Zëri i mbytur i arkivolit ndërhyri duke thënë se tashmë ky është imi
Ndal bërtiti ai që kurr s’ishte ndalur së brengosuri për viktimën tashmë
Autopsinë unë do t’ia bëj, se në varrim nuk kam kohë të vij
Varrmihësit me lot zbutnin tokët e bërë asht
Djali që vetëm katër muaj kishte përjetuar miklimin e të atit
Si burr qëndrojë atë ditë kur mungonin meshkujt
Meshkujt nuk kishin kohë, ngase tregtonin me femra
Nuk mund t’i akuzoje për tregëti me njerëz, sepse ata vetëm femra të zhveshur prej femërores pazaronin
Kishin krizë qeveritare, ndaj u duheshin shtigje
Ata gjetën vraga, por gomari me veshët e tij të gjata i tha
Mos më përdhunoni edhe mua, se i tregoj kalit të patredhur
Ai vdiq i robëruar dhe u lirua i vdekur
Pritej të lirohej këto ditë
Babai i kishte vdekur para tre muajve
Gumëzhima e mërzisë vërtetë e kishte lodhur
Lodhjen ia kishin shkërmoqur edhe më shumë
Të birin e vdekur që ende frymonte nuk e kishin lënë t’ia mbyllë sytë babait që kishte rënkuar shumë për fatin e tij

 

Ibrahim Sylejmani – ushtar i denjë i UÇK’ës.

………………………………………………..

Dikujt i kishte vajtur mendja në vetvrasjen e tij
Këta harruan se këtij nuk i duhej litar, ngase vetë burgu ishte bërë litar i tij
Nuk i duhej kovë me ujë për t’u ngulfatur, ngase vetë burgu ishte bërë kovë
Nuk kishte nevojë të vetvritej, ngase për së gjalli e kishin vrarë të vdekurit që frymonin erë arkivoli
Nuk kishte nevojë t’i kënaqej edhe gjithaq lirimit, ngase edhe në këtë burg të hapur vriteshin luftëtarët e dikurshëm dhe lehtas i shpallnin terroristë
Luftove për liri dhe djali juaj Fitimi fitoi robërinë në qiell të hapur
Fisnikut, djalit të Harunit iu shtua edhe një vëlla
Dikur thoshin se faji është jetim
Pastaj të njëjtët aktor kumtuan se edhe Fisniku është jetim
Të mençurit me shqetësim përcollën këtë lidhshmëri të qëllimshme
Si u bëka që Fisniku dhe Faji, tani edhe Fitimi të qenkan jetima
Jetim, ngase kërkuesit e fajit kërkuan borë në pikë të stinës së verës
Jetim, ngase kështu vendosën ata që ia mundësuan këtyre një emërtim të tillë
Porse një ditë, në mos këtu, atje patjetër, Fisniku, Fitimi, Faji dhe Filani një ditë zëshëm do t’i turpërojnë ata që heshtën kur baballarët e tyre u vranë vetëm se kishin dashur të jetojnë në liri dhe të rrojnë me nder!

……………………………………………….

KOHA E MASKAREJVE…!

…………………………………..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura