ILJASA SALIHU: PUSHTUESI TREGTOI ME GJAKU TONË…!

 Kumanovë, 23. 04. 2014 – Serbia bëri krime në Kosovë dhe sikur një kriminele frikacake ia mbathi për në shtëpinë e saj. Pastaj, gjakun që e derdhi në Kosovë ia shiti me një çmim tejet të volitshëm BE-së. Ndërkaq, BE-ja nuk kishte para për t’ia paguar tërë atë gjak. Për rrjedhojë, si kundërvlerë ia ofrojë mundësinë që të futej në gjirin e familjes së saj. Serbia e hetoi se ishte në epërsi, vetëm pse kishte bërë krime në Kosovë, pa dyshim. Ajo nuk u mjaftua me kaq! Përmes veprimeve të veta, duke pasur për qëllim fshehjen e llahtarisë së masakrave ndaj shqiptarëve të pafajshëm, ajo punoi që së fundmi të themelohet një gjykatë e veçantë për krime lufte, gjykatë kjo që do t’i gjykojë shqiptarët, pra ata që qenë të detyruar të mbrohen prej agresorit serb.
Kështu që, del se ajo që bëri krime në oborr të huaj duhet të shpërblehet për pastërtinë e oborrit të saj dhe ajo që ende nuk e ka pastruar oborrin e saj prej pllangave të gjakut që ia ka shkaktuar Serbia, të gjykohet me gjasë edhe të dënohet për mos pastrimin e këtij oborri. E lehtë është çështja, sikur të dëshironte dikush drejtësi për krimet e luftës në Kosovë. Mjafton të dënohet ai që bëri krime në shtëpi të huaj dhe jo ata që i mbrojtën pragjet e shtëpive të tyre. UÇK- ja nuk luftoi në Beograd, as në Nish e as në Vranjë, por në Kosovën e tyre.


Krimet e Sllobodan Milloshoviqit gjatë luftës në Kosovë!

 ————————————–

(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura