IMUNITETI NATYROR ËSHTË MË I LARTË SE IMUNITETI I VAKSINËS!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 21 janar 2022
Më 5 shtator 2021 në rrjetin tim FB kam shkruar: “Imuniteti natyror është më i fortë se imuniteti me vaksinim”, thonë ekspertët. Pse? Sepse çdokush që e kalon covidin është imunizuar! Me vaksinim s’ka shpëtim! Është biznes i Bigfarmës që ka fitime bilionshe.”
Realisht kjo është Plandemia e miliarderëve!
Para dy ditëve ka publikuar këtë shkrim: “GJATË PLANDEMISË 10 MILIARDERËT E BOTËS SHTUAN 5 TRILION DOLLARË NË PASURINË E TYRE, NDËRKOHË QË VDISNIN 21 MIJË NJERËZ TË VARFËR NË DITË!”
Klikoni këtu:
Se imuniteti natyror është më i fortë se imuniteti me vaksinim tashmë e ka konfirmuar edhe “Centers for Disease Control – CDC” (Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve) në SHBA.
Të mërkurën e kaluar “Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve” në SHBA (Centers for Disease Control – CDC) ka publikuar një studim me titull: “Rastet dhe shtrimet në spital me COVID-19 sipas statusit të vaksinimit COVID-19 dhe diagnozës së mëparshme COVID-19 – Kaliforni dhe Nju Jork, maj – nëntor 2021”.
Në këtë studim CDC më në fund ka pranuar se imuniteti natyror është më i lartë se imuniteti i vaksinës në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga Covid. Në këtë kuptim CDC vërteton se imuniteti natyror nga infeksionet e mëparshme është më i lartë se vetëm imuniteti i vaksinës.
Rezultatet e studimit të CDC i raportoi Agence France-Presse (AFP).
“Gjatë valës së fundit të koronaviruseve të udhëhequr nga Delta në SHBA, individët që nuk ishin vaksinuar, por i mbijetuan Covid-it ishin më të mbrojtur se ata që ishin vaksinuar dhe jo të infektuar më parë,” vuri në dukje AFP në studimin e ri të CDC.
——————
Burimi:
Bombë: CDC pranon se imuniteti natyror është më i lartë se imuniteti i vaksinës në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga Covid
***
Bomba: CDC ammette che l’immunità naturale è superiore all’immunità vaccinale nella prevenzione di ricoveri e decessi Covid