ISMET HAJRULLAHU: BUXHOVËT NËN SIGLËN E PATRIOTËVE JUGOSLLAVË SULMOJNË UÇK’në!

Prishtinë, 02. 07. 2015 – (Reagim ndaj intervistës së Jusuf Buxhovit dhënë portalit indeksonline: “Ata që na çliruan nga pushtimi serb, të na çlirojnë “nga çlirimtarët tanë”! dmth nga UÇK’ja!) – Jusuf Buxhovi dhe klani i tij që kur humbi monopolin (më vonë edhe kontrollin) e lëvizjes politike për çlirimin e Kosovës dhe sidomos pas 28 nëntorit të vitit 1997, kur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së shpalli për herë të parë publikisht ekzistencën e UÇK-së dhe misionin për përmbushjen e vullnetit të popullit për çlirim dhe për vetëvendosje, këto fosile të komunizmit jugosllav nuk e kanë ndalë asnjëherë luftën speciale kunder UÇK-së dhe bartësve të saj.
Patriotët jugosllavë të frymëzuar dhe të ndihmuar nga UDB-ja, kapën gjyqesorin, prokororinë dhe policinë e Kosovës, të cilët sot me një revansh të jashtëzakonshëm sulmojnë jo vetëm UÇK-në dhe bartësit e saj, por edhe herojt e këtij populli si Jusuf Gervalla të cilët e quajnë terrorist.
Patriotët jugosllav, nuk do të heshtin kurrë për derisa Kuvendi i Kosovës nuk do t’i denoj krimet barbare të komunizmit jugosllavë në Kosovë. Kuvendi dhe klasa politike e Kosovës e kanë për obligim t’i denoj krimet komuniste jugosllave në përputhje me dy rezulutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe konkretisht: Rezuluta 1096 (1996) “Masat për të çrrënjosur trashigimin e sistemeve totalitare komuniste” dhe rezuluta 1481 (2006) “Domosdoshmeria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”.
Besoj se miqtë tanë në këtë rast (shteti gjerman) me eksperiencën e tyre për tu ndarë nga një e kaluar e errët totalitare, do të na ndihmojnë që shoqëria jonë të lirohet njëherë e përgjithmonë nga grupet kriminale të patriotëve komunist jugosllavë. Akademia e Shkencave të Kosovës dhe Instituti i Historisë le të mos i ngrohin vezët në zyrat e tyre luksoze, por le të merren me ndriçimin e kësaj pjese të historisë së dhimbshme të popullit tonë.
Duke mos u ndarë dhe duke mos i denuar krimet komuniste, Kosova, si zor do të mund të ndërtoj një jetë demokratike dhe më të mirë për qytetarët e saj.

– Kontakti me autorin: [email protected].

LEXONI INTERVISTËN E JUSUF BUXHOVIT:
Buxhovi: Ata që na çliruan nga pushtimi serb, të na çlirojnë “nga çlirimtarët tanë”!
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=169389

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura