JETO PA TYM! PARANDALIMI I DUHANIT TE POPULLATA SHQIPTARE NË ZVICËR

Pashtriku.org, 15. 01. 2017: Programi Kombëtar për Ndaljen e Duhanit dhe Instituti Zvicëran për Hulumtimin e Varshmërisë dhe Shëndetit ISGF dëshirojnë që t’i zgjërojnë njohuritë për rreziqet e konsumimit të duhanit te popullsia shqiptare në Zvicër, duke i ndryshuar pikëpamjet e tyre për konsumin e duhanit dhe ta zvoglojnë pjesën e konsumusëve të duhanit te popullata shqiptare.

Synimet
Qëllimet e projektit janë ndërmejtësimi i dijes lidhur me rreziqet e konsumimit të duhanit dhe informimi për ofertat ekszistuese për ndaljen e duhanit. Pos kësaj, qëllimi i projektit është edhe ndikimi në ndryshimin e sjelljeve (largimi nga duhani apo reduktimi i tymosjes) te grupet e synuara të migrantëve si te klubet, shoqatat, familja dhe grupet informale si dhe mbrojtja nga tymosja pasive.
Bashkëpunimi me grupet informale, shoqatat dhe mediat shqiptare
Te „Jeto pa tym!“ kemi të bëjmë me kurse falas për lënien e duhanit dhe të ligjëratave informuese.
Kurset për lënien e duhanit
Kurset janë të përshtatshme për burra dhe gra që tymosin dhe duan ta lënë duhanin. Pjesëmarrësit e kursit mësojnë si ta lënë duhanin dhe cilat janë metodat më të përshtatshme për ta arritur këtë. Kursi përbëhet nga gjashtë leksione, të cilat mbahen në gjuhën shqipe dhe zgjasin rreth dy orë.
Kostoja: Kurset janë falas. Ato financohen nga Programi Nacional për Ndaljen e Duhanit. Për organizimin e një kursi me 6 pjesëmarrës, shoqata apo personi organizator shpërblehet me një honorar prej 200 frangash.
Ligjëratat Informative
Në ligjëratat informative pjesëmarrësit informohen në gjuhën shqipe mbi rreziqet e konsumimit të duhanit, për ofertat ekzistuese për lënien e duhanit dhe për metodat e ndërprerjes së tymosjes. Po ashtu tematizohet edhe tema e pirjes pasive të duhanit në shoqata, në shtëpi ose në makinë. Një grup ose një shoqatë apo një individ që e organizon një ligjëratë informative, në të cilën duhet të marrin pjesë së paku dhjetë persona, shpërblehet me 100 Franga
Kontakti:
Për informim më të gjërë, ju lutem paraqituni te udhëhqësit e kurseve në gjuhën shqipe:
– Lendita Kokollari, Natel: 076 705 10 04, Email: [email protected] dhe
– Ibish Neziri, Natel: 079 557 02 64, Email: [email protected], të cilët këtu, në Zvicër, e kanë kryer arsimimin e nevojshëm për këtë projekt.

Ligjeruesja Lendita Kokollari
Ligjeruesi Ibish Neziri

……………………………………………………………………….

Bisedë me njërën nga pjesëmarrësët e Kursit për Lënien e Duhanit,

Fatmire Nallbanin, ndërmjetësuese ndërulturore dhe përkthyese

Zonja Nallbani, çfarë iu shtyri të merrni pjesë në Kursin për lënien e duhanit?
Unë kam tymosur herë pas here. E pranoj, ndonjëherë isha e irituar, kisha nervozë apo edhe ndonjë problem që për momentin më dukej “i pazgjidhshëm”, prandaj një cigare më bëhej “mbështetje” për të menduar apo thjeshtë “një qetësuese”, që në të shumtën e rasteve nuk përfundonte me një. Mundësia që m’u ofrua për të marrë pjesë në Kursin për Lënien e Duhanit, kurs ky pa pagesë, për mua ishte një rast i mirë që ta mirrja mbështetjen e duhur për të dalur nga ky rreth vicioz nervoze, pashprese dhe mbështetjeje në cigare.
Çfarë mbështetje iu ofrua në këtë kurs?
Përveç informatave teorike mjaft përmbajtësore për dëmet që iu shkakton duhani, mësuam edhe për dëmet që i pëson rrethi i tymosësve. Ligjëratat e mbajtura nga referuesja Lendita Kokollari ishin të qarta dhe shumë të kuptueshme. Ato ilustroheshin edhe me shembuj konkret nga përditshmëria jonë, që me të vërtetë më bënë të kuptojë se çfarë dëmesh më shkakton tymosja mua dhe rrethit tim ku unë tymos. Gjatë kursit u prezantuan edhe disa prej produkteve zëvendësuese të nikotinës që ndihmojnë në lënien e duhanit, të quajtura NRT-Produkte. Nga pjesëmarrja në këtë kurs kam përfituar shumë ngase e kam marrë mbështetjen e nevojshme për lënien e duhanit.
Zonja Nallbani, si erdhët deri te lënia e duhanit?
Meqë gjatë kursit kam marrë informata të bollshme, shumë prej të cilave, thënë të vërtetën, nuk i kisha të panjohura, fillova të mendoj për lënien e duhanit. Meqë gjatë atyre gjashtë javëve sa zgjati kursi më kanë përcjellur vazhdimisht edhe këshillat dhe udhëzimet e ligjëruesës, të cilat akoma më shumë më vetëdijësuan për pasojat e tymosjes dhe më quan në bërjen e hapit vendimtar, lënien e duhanit.
Diçka për fund?
Secili nga ne mendon se ka njohuri të mjaftueshme për duhanin dhe dëmet e tij, por nuk është krejt kështu. Pjesëmarrja në kurs më ka bërë shumë më të ndërgjegjshme për shëndetin tim, për mënyrën e ushqimit, për mënyrën e jetesës, prandaj unë secilit duhanxhi, grua apo burrë, do t’i sugjeroja pjesëmarrjen në këtë kurs.
Është me shumë rëndësi!

Intervistën e zhvilloi: Lendita Kokollari

……………………………………………………………..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura