JO ASOCIACIONIT!

Reagim i ShFHDK: Gjaku i dëshmorëve të na bashkojë kundër armiqëve në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës!

KURRSESI DHE PËR ASNJË ÇMIM NUK DUHET TË LEJOHET ASOSACIONI I CILI BIE NDESH ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Pashtriku, 30.01.2023

Kundër çfarëdo asociacioni njëetnik!

Ata që pajtohen për kompromise të dhembshme rrëshqasin në fushën e tradhtisë kombëtare!

Momenti vendimtar është që të bashkohemi kundër armiqëve dhe tradhtarëve të kombit, në kohën kur pretendimet e Serbisë proruso-fashiste përmes veprimeve të shpeshta të saj aneksioniste kundër Kosovës kanë marrë hov. Synim i Serbisë në fillim është që ta “fitoj” asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të arritur më lehtë deri te ndarja e Kosovës.

Është e pafalshme dhe e dënueshme edhe qëndrimi i disa “analistëve” shqiptarë të cilët me apo pa vetëdije janë në një linjë me Beogradin.

Serbia na ka borxhe të shumta duke dëbuar me gjenocid qindra-mijëra shqiptarë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë duke masakruar fëmijë, gra, pleqë. Si nuk kanë fije turpi që disa të astuquajtur analistë dhe disa segmente të opozitës kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të arrihet një kompromis për ndonjë marrëveshje me Serbinë, duke bërë kompromise të dhembshme për Kosovën.

Cili na qenka interesi i të njëjtëve, përveç vëllazërim-bashkimi titoist antishqiptar dhe beneficionet që mund t’i kenë ata personalisht!? Prandaj është e pakuptueshme edhe insistimi i disa ndërkombëtarëve për kompromis me Serbinë. Kjo është fyerje ndaj gjakut të dëshmorëve të kombit dhe ndaj popullit liridashës shqiptar. Si mund t’i kërkohet Kosovës kompromis me Serbinë proruso-fashiste.

Tepër kompromise të dhembshme ka bërë Kosova në të kaluarën, duke iu falur me dhjetëra-mijëra hektarë territore Maqedonisë dhe Malit të Zi, si dhe marrëveshjen me Serbinë më 2013 dhe 2015 në Bruksel për themelimin e asociacionit njëetnik në Kosovë.

Edhe themelimi i Gjykatës ishte një gabim trashanik, sepse ajo do të gjykojë vetëm shqiptarët që kanë bërë luftë çlirimtare kundër gjenocidistëve serbo-fashistë.

Prandaj, le të na bashkojë gjaku i dëshmorëve të kombit për çlirim dhe bashkim, duke u mobilizuar për mbrojtjen e Kosovës tonë martire, në themelet e së cilës qëndron gjaku i tyre e që na obligon të gjithëve për të sendërtuar në vepër amanetin e dëshmorëve.

Përshëndesim qytetarët për bojkotin e produkteve serbe dhe kërkojmë të vazhdojë deri në arritjen përfundimtare bojkotuese të shtetit armik Serbisë, në mënyrë që asnjë produkt i vetëm mos të depërtoj në Kosovë.

ShFHDK kërkon nga të gjithë shqiptarët pa dallim feje dhe partie që të ngrihemi në protesta paqësore duke i dhënë mbështetje të fuqishme kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në mbrojtje të atdheut tonë Kosovës, nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diasporë, thuhet në reagimin e Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK).

Naim Zhitia, kryetar

Prishtinë, 30.01.2023

_____________

PRESIONI I GJITHANSHËM PËR THEMELIMIN E ZAJEDNICËS MUND TA RRËZOI QEVERINË!

***

ALBIN KURTI TASHMË ËSHTË MIDIS DY ZJARREVE! A DO TË DIGJET, A JO?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura