KA VETËM NJË PARTI DEMOKRATIKE…

Ka vetëm një Parti Demokratike, është ajo ligjore, institucionale, proSHBA-ve  dhe e ndarë nga e vjetra, korrupsioni e tranzicioni

Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës 22.01.2023

(Si hyrje) Në Shqipëri opinioni publik dhe sidomos mediat e kanë shumë të vështirë për të mbështetur të renë dhe ndryshimin. Kjo vihet re edhe sot, kur mediat sillen si agjensi mercenarizmi e të korruptuara nga pushteti, paraja e politika,  pasi jo vetëm që nuk pasqyrojnë dhe as nuk promovojnë të renë politike por e eklipsojnë dhe e  errësojnë atë mediatikisht, dhe jo vetëm kaq por manipulojnë dhe shpikin alibira e paragjykime  kundër saj  për të helmuar opinionin në mënyrë që ai të mos e mbështesë të renë, ndryshimin dhe progresin. Kjo duket konkretisht në atë sjellje mashtrimi, hipokrizie e korruptive karshi PD-së institucionale dhe  Bashës.

Në Shqipëri sot problem kryesor është keqeverisja dhe pushteti i korrupsionit, sepse prej korrupsionit gjithinstitucional e shtetëror Shqipëria sot është në udhëkryq dhe në prapambetje e moszhvillim politik, demokratik, juridik, shtetëror, ekonomik dhe integral. Problemi është se këtë e dinë edhe ndërkombëtarët,por cështja është si të zgjidhet ky hall i madh i shqiptarëve për ta larguar këtë pushtet antipublik e antishtet të qeverisë së Edi Ramës.

Zgjidhje e këtij problemi në Shqipëri sa më shpejt do të kishte qenë mirë edhe për Kosovën, e cila ka aq shumë nevojë për mbështetje nga Shqipëria.

Këtë zgjidhje nuk e bëjnë ajo politikë me ata politikanë opozitarë të cilët po për këto aresye u ndëshkuan ashpër në vitin 2013, e të cilët janë LSI dhe Foltorja, por këtë e bën elita e re politike e PD-së institucionale dhe Basha të cilët kanë mbështetjen edhe të SHBA-ve.

Flitet sikur shumica e antaresise mbështesin Foltoren, mirëpo kjo përditë po tregon se kjo shumicë e Foltores po tkurret, dhe si shumicë e propagandojnë  atë vetëm mediat politike. Por edhe nëse e pranojmë se te PD institucionale janë më pak se te Foltorja, kjo është e përkohshme dhe e justifikueshme pasi po ta shohim e studiojmë historinë rezulton se: edhe ngjarjeve te mëdha epokale të ndricimit e ndryshimit dhe gjithmonë e reja, progresivja dhe mbështetësit e reformave dhe të reformatorëve fillimisht kanë qenë pakicë por që kanë triumfuar pastaj si shumicë.

A nuk ndodhi kështu me regjimin komunisto-enverist në Shqipëri, kur për 50 vite i shkuan pas dhe e mbështetën ate me fanatizëm shumica e shqiptarëve, kur edhe pasi u shëmb si regjim u regjistruan me mijra  e mijra si vullnetarë të Enverit , por që për shumë pak kohë u shpërndanë dhe mbetën disa dhjetra?

A nuk ndodhi edhe në Kosovë ku Lëvizja gjithkombëtare, LDK-ja, nën drejtimin e Rugovës  i dha goditjen e rëndë regjimit komunisto-sllav në Kosovë, asgjësimit të Lidhjes së Komunistëve , ku nga një pakicë intelektualësh fillimisht, ajo lëvizje paqësore gjithkombëtare për shtetësi e pavarësi kombëtare  përfshiu në gjirin e saj pothuajse tërë shoqërinë shqiptare në Kosovë. A nuk ndodhi kështu edhe me Luftën clirimtare të  UCK-së e cila në shumë pak kohë u shndërrua në faktorin më të rëndësishëm dhe më të madh kombëtar; dhe  po kështu edhe tani në Kosovë kur “VETËVENDOSJA” nga një lëvizje e vogël fillimisht, por që pastaj u shndërrua në forcën e parë politike që sot ka pushtetin.

Dhe tjetra, të gjitha lëvizjet dhe ndryshimet në Shqipëri e Kosovë kanë pasur dhe kanë mbështetjen e SHBA-ve, të aleatit jetik të shqiptarëve, dhe prandaj edhe shqiptarët janë edhe populli më proamerikan në botë.Dhe atë të cilën SHBA sot  po mbështet fort, është Basha dhe PD-ja institucionale, si domosdoshmëri ndryshimi për t’u ndarë nga e kaluara dhe tranzicioni, ashtu sikurse që po SHBA-të 30 vite më parë e mbështetën Partinë Demokratike Shqiptare  për shëmbjen e komunizmit dhe per te ardhe ajo ne pushtet, gjë të cilën sot përsëri po e bëjnë SHBA-të duke mbështetur Bashën dhe PD-në institucionale të cilët SHBA i konsideron partner besnik të saj në luftë kundë krimit e korrupsionit, për ndërtimin e shtetit ligjor  dhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ka vetëm një Parti Demokratike, është ajo  ligjore, institucionale, proSHBA-ve  dhe e ndarë nga e vjetra, korrupsioni e tranzicioni

Dëgjoj të thuhet se Partia Demokratike është ndarë në dy pjesë. Por e vërteta po të analizohet me detaje pse gjëndja duket se PD është ndarë në dy pjesë është fakti se kjo ndarje më shumë është një devijancë, apo një vetëlargim  i një grupimi të PD-së pas sanksioneve të shpalljes “non grata” nga SHBA  të ish kryetarit të saj Berisha me një motivacion shumë të rëndë   dhe pas kësaj Basha e dëboi atë nga grupi parlamentar Partisë Demokratike. Ky grupim iu bashkua ishkryetarit kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve, pra rrjedhimisht  ky grupim iu kundërvu për interesa të ngushta personale, ata  iu kundërvunë Lulzim Bashës, Partisë Demokratike, demokratëve dhe SHBA-ve, dhe kulmi i aktivitetit foltorist arriti me sulmin e dhunshem  kundër Selisë së Partisë Demokratike me 8 Janar 2022.

Këtë e verteton katërcipërisht fakti se në krye të Foltores së këtij grupimi nuk doli kush tjetër por vetëm i shpalluri “non grata”, i cili ka si synim vetëm uzurpimin e kryetarllëkut të Partisë Demokratike të cilën kërkon që ta përdor ashtu si po e përdor foltoren , si mjet dhe mburojë politike kundër SHBA-ve, kundër Bashës e Partisë Demokratike institucionale, pa marrë parasysh dhe aspak i shqetësuar se cfarë dëmi të jashtëzakonshmë po i bën jo vetëm PD-së e demokratëve, por demokracisë dhe shqiptarëve si një aktivitet i tillë i tij me foltoren i jep oksigjen dhe jetëgjatësi regjimit korruptiv të Edi Ramës.

E vjetra politike e PD-së  të kujton politikën enveriste antiSHBA dhe antiBritani te Librit “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” , por kjo ndoshta  ia ka kaluar ishdiktatorit  sepse i  ka dale punë me të gjithë, madje  edhe me Turqinë dhe Presidentin Erdogan, dhe synon një “revolucion” jo vetëm në Shqipëri por edhe global.

Këtë e tregon realiteti dhe ajo se cfarë është zhvilluar në Foltore dhe vazhdon që të zhvillohet akoma kundër  Bashës dhe gjithë elitës së re politike të PD-së institucionale që se pranojnë të vjetrën e berishizmin  dhe as frymën antidemokratike e antiamerikane.

Pra, nuk ka ndarje në PD, por ka devijancë, vetëlargim dhe vetëpërjashtim të të pakënaqurve të politikës së vjetër nga PD institucionale.Foltorja propogandon se kërkon bashkimin e Partisë Demokratike, por që askush nuk i pengon ata që të kthehen në PD, përvec të të përjashtuarve që organizuan dhunën kundër Selisë së PD-së.

A ka mundësi që PD-ja me një kryetar të saj po të ishte ky Berisha, a është e mundur që PD të vinte në pushtet kur ai është  i padëshirueshëm në SHBA dhe i shpallur non grata nga SHBA, Britania dhe i izoluar ndërkombëtarisht nga BE-ja. Përgjigjja është JO.  Në përballje me Edi Ramën , për Ramën është e mjaftueshme dhe i justifikueshëm vetm fakti e thirrja e tij:  mos votoni një të shpallur non grata, një që ka sulmuar  me dhunë Selinë e Parisë së vet, dhe a e mendoni se cfarë i bën shtetit me pushtetin nëse e votoni atë?! Demokratët të mendohen për një gjë, për atë se Berisha nuk lëshon asgjë nga interesin i tij personal, nuk sakrifikon asgjë nga e tija , nga interesi i tij për interesin e demokratëve, të PD-së dhe për atë publik e madje ai për interesa të tij ia ka kundërvënë edhe SHBA-ve individë të cilët i shkojnë pas por që  koston po me paguajnë demokratët.  

Kurrë nuk është e mundur që të riciklohet në pushtet  politika e konsumuar e së vjetrës së PD-së, pasi kujtesa kolektive kujton: ngritjen e sistemit pramidal financiar të piramidave, katastrofën e vitit 1997, 1998; të kujton sistemin e vjedhjes se votes në vitin 1996, të kujton ngjarjet katastrofike të Gërdecit si dhe tani shpalljen “non grata” nga SHBA, memoria  kujton sulmin mbi Selinë e Partisë Demokratike;  kujton antiamerikanizmin e së vjetës politike  dhe atë  që Basha me të drejtë e quan si një nga tri këmbët e “Trekëndeshit të Bermudës”. Pra kjo është e vjetra politike e PD-së të cilët janë edhe fantazmat e së shkuarës me të cilat përballet Basha i cili ka edhe mbështetjen e SHBA-ve.

SHBA-të, antarët e PD-së , shoqëria dhe opinoni e dinë shumë mirë se pushteti i Edi Ramës është kalbur dhe i duhet një shtytje e vogel që ai të rrëzohet, por kjo po zgjat pikërisht prej asaj se korrupsioni, paraja e pisët dhe mbeturinat e drejtësisë  dhe mediat e korruptuara, dhe  e vjetra politike e “Trekëndëshit të Bermudës” janë bërë  bërë bashkë kundër Elitës së re politike të PD-së dhe Bashës.

Berisha e fton në debat Edi Ramën , por në debat Edi Ramën e falimentuar nga korrupsioni qeveritar e shtetëror,  dhe debatin kundër tij mund ta fitojnë lehte  dhe ta mundin atë kushdo tjetër me përjashtim të Berishës, pasi Edi Rama në rastin me ballafaqimin e tij me Berishën do ta kishte të “justifikuar” edhe refuzimin dhe mos pranimin e tij për debat me një fjali: nuk shkoj në debat me një të shpallur “non grata” dhe  që nuk e njohin  si kryetar partie as ligji, as institucionet dhe as ndërkombëtarët, SHBA e BE.Ky është realiteti i sotëm.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura