SHEFQET DIBRANI: KOMANDANTI I PERGJITHSHEM I “FARK’ut”, BUJAR BUKOSHI!

Pashtriku, 5 qershor 2020:
LETRAT E BUJAR BUKOSHIT, janë të botuara në librin e autorit, “DEMOKRACIA DIKTATORIALE 2”, publicistikë, St. Gallen, 2018, faqe 307-358. Libri gjendet në rrjetin e shitjes në Prishtinë.
Von: Bujar Bukoshi
An: shefqet dibrani
Betreff: filloje punen ne kujdesin me te madh dhe suksese
Datum: Samstag, 18. November 2000 04:37

Shnet,
E lexova letren Tuaj me vemendje dhe te te them me sinqeritet u turperova ne nje mase dhe te lumte qe nuk je zhgenjyer, por e ke vazhduar veprimtarine ne sherbim te atdheut. Keshtu na ka falur zoti neve, t’i kryejme nga disa pune. D.m.th., u turperova ngase i kemi me mijera veprimtare qe sot s’merr mundimin kush nje faleminderit tua dergoje, qofte sa per ta lare gojen. Une tashme te kam ne vemendje dhe do te shoh se cka mund te bej, por nuk po te premtoj shume. Sidoqofte, ne planin e investimeve per gjashtemujorin e dyte te vitit te ri, pra te 2001, je i pashmangshem, se paku nje dhurate te vogel, sa per ta lehtuar barren e shpenzimeve nga xhepi yt. Ndoshta aq me pare qe ne ate periudhe me siguri se do te kemi profilin tone politik, sepse, une po mendoj se ne dyvjetorin e Koshares, betejes historike per bashkimin e tokave tona, (ndoshta ekzagjerova nga emocionet dhe me mire eshte te thuhet, betejse historike per zhbirjen e gureve te kufirit), pikerisht ne Koshare, do ta shpallim boterisht, dhe do te betohemi, se permes rrugeve politike, do ta qojme ne vend amanetin e madh te gjakut te derdhur ne Koshare! Po, them, me kysmet kofte, popullorce, nese punet na shkojne sipas planit.
Duhen mend e pergatitje profesionale, perkushtim dhe urtesi qe te mbledhim rreth vetes njerezit me te devotshem te krahut tone politik, qe nuk kane kursyer asgje per ceshtjen dhe kurre nuk jane mburrur apo ankuar deri me sot, ndersa sot jane te harruar dhe te perbuzur deri ne turpesi. Une per cdo dite po bindem se kam te drejte ne idene time dhe krejt rrethi im intern po me jep te drejte, se ky pasivitet do te na qoje ne humnere, pakthyeshem.
Te kam shkruar, sepse kisha informata te besueshme nga sherbimi im, se njerezit po duan ta braktisin LDK-ne dhe kur e bejne kete, ata kalojne ne krahun tjeter dhe dot s’i kthen me. Ata nuk pengohen me akte terroriste, sic qe rasti i Pejes me keshilltarin e LDK-se, sepse sapo te ngritet nga shtrati ai prape do te kaloje ne krahun e UCK-se. Cprej se te kam shkruar per rreziqet e braktisjes nga LDk-ja, shtate emra te njohur e kane bere kete: I. H., doktor shkence, shume i njohur, H. Th. ne Rahovec qe dha doreheqje dhe kaloi ne PDK, etj. etj. Ne vend se t’i pengosh me arme zjarri, duhet t’i pengosh me arme politike, me alternative… I doli boja kesaj pune.
Mua me beri shume pershtypje vizioni Juaj per ceshtjen e mediave dhe te propagandes. Patjeter se duhet pergatitur njerezit qysh tash, menjehere, pa hezitim dhe me perkushtim te madh, per te realizuar me shkrim ne menyre te detajizuar projektet per kete ceshtje. Kam derdh pare pa hesap ne mjaft gazeta dhe media tjera, ndersa ato po ia rrehin tupanin djallit dhe po fusin trazira e percarje. Na duhet gazetari gjermane cik-cak, si matematika, me fakte e kulture europiane dhe jo si tupanat e Tiranes me nje kenge dhjete vjet.
Te lutem ulu dhe me durim pergatite nje projekt, prej emrit te mediave deri te kuota mesatare e shpenzimeve vjetore – per nje ditore, per nje radio dhe per nje agjenci lajmesh ne internet. Per tv eshte e rregulluar puna, sepse per keto tjerat nuk kemi bere dert me shoket e ngushte. Ta dish se rrethi im po zgjerohet dhe sipas informatave ne terren, ka frustrim te madh te njerezit pas zgjedhjeve lokale, sepse Kosova u harruar dhe vemendja u kthye andej kah s’duhej edhe per njeqind vjete te kthehej.
Shiko me kujdes dhe mate pulsin e njerezve pa dhene asnje imtesi nga ideja ime se si do te pritej formimi i partise reformatore dhe i ndonje dege ne diaspore dhe me informo me korrektesi maksimale dhe te mos ia bejme qejfin vetes pa nevoje. Edhe nese me shajne, une dua ta di se me shajne dhe cka te bejme qe te mos shahemi. Vetem duke qene realiste mund te jemi te suksesshem. Me duhen informata qe nga punetori i krahut deri te doktori i shkences, se cka do te benin ata nese del nje rryme aktive nga LDK-ja.
Po te informoj se ideja ime eshte qe ne keshillin inicial, pra ne berthame, te perfshije emra qe nga NDSH-istet e vjeter, por te paparti, pastaj nga levizja studentore ’68, ’81, ’97. levizja e minatoreve, pajtimtaret e gjaqeve, mjaft emra nga UCK-ja, me dhjetera nga LDK-ja etj. më merr mendja se nja 20 parti te vogla me nga nje kenge do t’i shkrijme ne radhet tona, sepse keto jane bere si strajca e gabelices pas zgjedhjeve lokale. PQLK-ja vjen me neve mendoj sapo ta diskutonim. Me intereson mendimi yt posacerisht ne kete pike, si analist dhe njohes i ketyre lëvizjeve pak a shume, per cka sigurisht ke shkruar per keto gjenerata historike, se cilet emra do te na benin ndere dhe do te cmoheshin ne popull, ne menyre qe qysh ne start te jemi serioz. Mendoj se duhet te jene nja 60 emra se paku deri ne 100 qysh ne start. Cilet do te ishin ata emra gjithëperfaqesues, pa e llogaritur veten nese mendon te merresh me “mediat e pavarura”, sic po thua mjaft bukur ne mesazhin tend.
Pra s’kemi cka te presim, shalli edhe ashtu eshte i lodhur politikisht, e edhe fizikisht e me shendet, dhe nuk i dihet, po te flas si mjek ne kete rast, jo si Bujar. Fundja, mendte e pleqnise jane si te femise. Nuk mund te rrokulliseni per fajin e shoferit te dehur.
Te lutem perpiqu ne shkrimet tuaja qe ta ngacmosh ngapak, por me kujdes te madh, sepse nuk i dihet rrjedhave globale, idene e nevojes se domosdoshme se si do duhej shpetuar nga rrokullisjaper fajin e timonierit te dehur, per nevojen e ndryshimeve me themel te partise, per arsyet e bazuara te njerezve qe po e braktisin partine edhe pasi moren vota te mjaftueshme ne zgjedhje etj. etj. Une per vete jam terhjekur thuaja fare dhe pa deshiren time nga faqet e gazetave dhe pak kush kujtohet te me beje nje interviste apo te merr opinion tim. Qe te mos dukesh ekstremist dhe te fitosh armiq pa nevoj, trajtoje pak edhe nevojen qe LDK-ja duhet te pendohet per nje vister ceshtjesh, si para anetaresise, si para UCK-se (ta dish se pare e madhe eshte derdhur per ta futur nen kontroll dhe kot, per fajin e shallit dhe deklaratave te tija te dehura). Ti e ke mandatin moral, si veprimtar i LDK-se, qe te kritikosh aty ku duhet dhe te shpetojme nga gremina.
Te kisha lutur qe te me informosh per rrjedhat e aksionit per Malokun dhe te mos nxitosh ne dorezimin e thjeshte te tyre, por te behet ndonje marifet dhe te thuhet se nese kreu i LDK-se harron, ka te tjere qe s’harrojne dhe nuk shkelin lehte mbi djersen e tjeterkujt, edhe pse ti e din sigurisht se te zite e ullirit e kemi hequr nga sulmet bllokiste te QIK-ut ne ate kohe. E kaluar. Mos nxito me informata ne publik, sepse i jep tjetrit shkas per te te njollosur dhe pastaj si i tille behesh i braktisur, si shume te tjere para teje dhe pa merite.
Zoti Shefqet, ti je nga Dibra?
***
Sa per kujtese, më shkruaj dikund numrin e kontos dhe shumen per nevoja tuaja si më urgjente, por gjithnje me dijenine se nuk po te premtoj shume tash per tash.
Te lutem nese vendos te shkruash ne ditet vijuese ndonje gje per idete tona interne, paraprakisht m’i dergo shkrimet, sepse pos te shtunen, diteve tjera ne mbremje do te jem prane kompjutorit tim me internet-mobil dhe do te mund te te jepja nje opinion para se te botohej. Pra, mbaje mend, shkruaj dhe hulumto me kujdes cdo dite ne menyre sa më reale qe ta dijme nese eshte momenti te dalim me heret a me vone me ndonje risi.
Nese vendos qe te punosh si i pavarur, s’ka dert te me kritikosh ngapak edhe mua dhe kur te vije koha te punojme me ndermjetes dhe te mos e marresh etiketen qe ne start se kush qendron para e kush pas teje, sepse derdhim pare ne lloq badihava. Konspiracion maksimal dhe pune te palodhshme.
Te lutem, e di se te lodha, ngapak edhe vete po deshperohem (por nuk thehem kurre), sepse tere kohen po hulumtoj ne internet dhe pak kush po na e vare strajcen si shqiptare e si Kosove. A njeh gjuhe te huaja? Nese po dhe nese ke kohe, a do te më pergatisje nga nje pasqyre te shtypit te huaj per Kosoven, me perkthim te qarte ne shqip? Une do te kujdesesha per pagesen e shpenzimeve per kete qellim. Me par e bente bukur kete pune ministria e Informatave, por tash kane nderruar pak hesapet dhe po notoj vete ne internet, gje qe s’po me le kohe te mjaftueshme qe t’u pergjigjem gjithe ketyre mesazheve nga miqte e mi anembane botes. Qe ne start, kam sinjale shume pozitive nga shteti gjerman per idete e mija. Zyra gjermane vec eshte funksionale cdo dite e me shume ne Prishtine dhe mund te te them se ajo eshte si shtepia ime sa here qe kthehem ne Prishtine. Morton Abramoviq me ka marre ne telefon dy here brenda njedite etj. Pra, filloje punen dhe suksese.
Me respekt
Bujar Bukoshi, Komandant i pergjithshem i Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves
Fitore!
Libri “DEMOKRACIA DIKTATORIALE 2”, publicistikë, 2018, faqe 319-322.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura