KËRCËNIMI I VUÇES!

KËRCËNIMI I VUÇES!

Përgatiti: Sheradin Berisha, FB, 21. 11. 2022 – Pashtriku 8 janar 2023

Vuçiq: Nëse policia e Kosovës vjen në veri për të zbatuar vendimin për targa, do të ketë ferr në tokë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, (dje) ka bërë të ditur se nesër (për sot) në Bruksel do të marrë pjesë në një takim me delegacionin e Kosovës, por nuk është optimist se mund të bëhet diçka.

Vuçiq theksoi se qëndrimi i Serbisë është i qartë, se duhet të krijohet Asociacioni i komunave serbe dhe se vendimi i Prishtinës për tabela duhet të shfuqizohet.

Përpara hyrjes në fuqi të vendimit të Prishtinës për gjobitjen e atyre që nuk i kanë riregjistruar targat e tyre në ato të Kosovës, Vuçiq tha se situata është më e vështirë se kurrë në dhjetë vitet e fundit.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk ka marrëveshje dhe a mendon se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta shtyjë vendimin për riregjistrim, Vuçiq tha se Kurti ka treguar se nuk i do serbët në Kosovë.

Ai tha për Tv “Prva” se ka pyetur përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, se pse po thirret Serbia në Bruksel dhe ka përsëritur se arsyeja për këtë është se ata, mbi të gjitha vendet e Kuintetit, po mbrojnë fëmijën e tyre – Kosovën.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Serbia po përpiqet të pengojë planin e Prishtinës për të dëbuar serbët nga Kosova dhe tha se paqja varet nga presioni i Perëndimit ndaj Prishtinës.

Vuçiq ka thënë se nëse policia speciale e Kosovës vjen në veri për të zbatuar vendimin për targa, do ta kenë “ferrin në tokë”, se serbët do të mbrojnë vatrat e tyre dhe se Serbia do të qëndrojë pranë popullit të saj.

I pyetur nëse do të ketë një luftë, Vuçiq tha se shpreson se nuk do të ketë dhe se Serbia do të bëjë të pamundurën që ajo të mos ndodhë, por se kjo nuk varet nga njëra anë.

(Aplikimi i fazës së dytë (gjobitja 150€) ka skaduar sot, por për shkak të bisedimeve të sotme në Bruksel (për të gjetur zgjidhje) është shtyrë për ditën e nesërme.)

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës nga 21 nëntori 2022, pronarët e veturave që nuk kanë ndërruar targat “KM”, “PR” dhe të tjera me shënjimin “RKS” do të gjobiten me 150 €. Është planifikuar që kjo masë të jetë e vlefshme deri më 21 janar 2023.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për regjistrimin e automjeteve me targat RKS, por edhe të nis themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

————–

Burimi:

Vučić: Ako policija Kosova dođe na sjever da sprovodi odluku o tablicama, imat će pakao na terenu 👇👇👇

https://www.klix.ba/vijesti/regija/vucic-ako-policija-kosova-dodje-na-sjever-da-sprovodi-odluku-o-tablicama-imat-ce-pakao-na-terenu/

________________

REFRENI I EMISARËVE PËR FORMIMIN E ASOCIACIONIT …

https://pashtriku.org/refreni-i-emisareve-per-formimin-e-asociacionit/

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU VUÇIQ: NESË POLICIA E KOSOVËS VJEN NË VERI PËR TË ZBATUAR VENDIMIN PËR TARGA,
    DO TË KETË FERR NË TOKËN E KOSOVËS?!” EU TRUHIQ, OU VUÇIQ: NESE POLICIA A USHTRIA E
    SEBISË VETËM IA MËSYU VERIUT TË KOSOVËS, DO TË KETË FERR E TMERR NË TOKËN E SERBISË
    TË VERBËRISË! SA HERË KRYEKRIMINELËT RUSO SERBO JUGOSLLAVË KANË NGRITUR KOKËN O,
    DUKE BEZDITUR TOKNË E GADISHULLIT PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË, SIKUR O, KRYE-
    KRIMINENLET DHE MENTORET TUAJ, MILLOSHEVIÇ E SHESHEL..TERË ATA, PËR HATA, QË KANË
    NGRENË KOKËN E VETË NË GJYKATËN E HAGËS, DUKE U DËNUAR PËR KRIME E HOLOKAUSTE O,
    KUNDËR MBARË POPUJ KOMBEVE JO RUSO SERBO JUGOSLLAVE; DHE, KA ARDHUR KOHA QË TË
    GJITHA HOLOKASUTET MË GJENOCIDALE OR, SHEKULLORE, QË TË QITEN SHESHET E, NDESHET
    TERË POLITIKA FASHISTE KANIBALISTE, PËR SHFARROSJE DHE ZHVARROSJE TOTALE, GLOBALE,
    KATASRAOFALE, QË JANË HOLOKASTE AQ TERRORISTE SA JU, RUSO SERBO JUGOSLLAVE O NUK
    U KA MBETUR MË AS TË QENDRONI, AS TË JETONI FQINJ ME NE, ZOTI DHE NGA ZOTI PELLAZGO
    ILIRO MBARË SHQIPTARISË-VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRISË; SEPSSE, QE PSE O, DO TË JU MALLKOJË DHE SHKALLMOJË, GJAKU DHE PRAGU MBI 80% AH, KËRKONI, TENTONI 100%
    POR, NUK KA GJAK AS PRAG PA U KTHYE; OU ME GJAK; O ME KRYE!” TË FALA REFUGJATË LUFTË,
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura