KOMANDANT NENADI!
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Konferenca e së dielës:
Albin Kurti që është KM i Kosovës duke pritur formimin e qeverisë Kurthi 3 , të dielën e djeshme kur ishte ditë pushimi nga mospuna e ditëve tjera , papritmas paralajmëroi një konferencë për media bashkë me Nenad Rashiqin, ministër në qeverinë Kurthi 2. Nuk treguan pse mbahet kjo konferencë duke e mbështjellur me një vello të tejdukshme të ” kurvërisë politike “. Mendova se do ta bëjnë publike naj koalicion bombastik për formimin e qeverisë ” Kurthi 3 ” . Albini po thotë se qeverinë e formon sigurisht dhe pa Listën Serbe . Thashë se Nenad Rashiqi nga Zona Operative e LVV – së në Livaxhë paska arritur të çnukë naj deputetë të LS – e sikur që Kurthi e çnuku një deputete në zgjedhjet e parafundit nga PDK – ë duke e formuar qeverinë Kurthi 2 sikur që me ndihmën bujare të Listes Serbe e votuan Vojsa Osmanin – Sheriff- en për presidente. Miqësinë ne Listën Serbe e vazhdoi besnikja e koalicionit , Limoza Kulari – el Gadaffi kundër veteranëve të luftës dhe UÇK- së. Po Albini në këtë mendermethënë konferencë bombastike , ndonëse e ka shtri sovranitetin cep me cep , tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit dhe se : ” vetëm i madhi ZOT në muajin e shenjtë të Ramazanit e paska shpëtuar Nenadin nga zemlaku i Mimozës , Radoiçiqi..”. I tregoi 10 mënyra se se qenka kërcënuar Nenadi e që janë të papërfillshme me 23 goditje me thikë që ia bënë Brutus dhe Kasius , Imperatorit dhe Diktatorit Jul Cezari. Interesant se para se u therr me thika , Jul Cezari i pati uzurpuar të gjitha postet dhe thirrjet si edhe nderet për veten. Kishte ndërhyrë edhe në kalendarin duke emërtuar muajin e shtatë Jul ndërkaq që kishte nxjerrë vendim të konsiderohej dhe festohej si BABA I KOMBIT. Shiheni tani lidhjen , Cezar Baba dhe Albin Baba. Ai diktator i përjetshëm, Albini në përpjekje të bëhet Diktator i mandaruar. Cezari kishte Gardën Pretoriane , Albini Gardën Pordhiane .
Nenad Rashiqi u kundërshtua edhe nga pionieri politik i Vuçiqit dhe Vulinit , Arsenijeviq i cili KM Kurti e quajti robërues të popullit të tij kurse Rashiqin si ficus të Kurtit. Nuk e kam të qartë a ka menduar në lule apo….Lista Serbe tha se Rashiqi u bë ministër me votat e shqiptarëve në Prizren. Mund të ndodhë se i kanë vjedhur votat Driton Selmanajt se shumë ashpër po reagon. Ndryshe Nenad Rashiqi , bashkë me Atiqin e këtë dhunuesin e QNR – së , Alimin janë tre nusketierët e LVV – së që do ta çojnë bashkimin kombëtar deri sa të bashkohen…..me Serbinë , konfederatë a federatë , Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit e garantojnë këtë.
Kurti e thotë se e bënë qeverinë sigurt , pra LVV dhe ai KM. Edhe unë besoj . Votat e Listës Serbe janë përcaktuese , nëse Beogradi pajtohet . Midis asaj se a rri në opozitë apo e formon qeverinë me LS nuk kam dilemë , Kurti nuk e dorëzon pushtetin , vetëm nëse detyrohet . Tash , pa LS nuk i ka votat përkundër besnikërisë , deri në vdekje politike të Emilly ” Bronte ” Rexhepi. Ajo tha se nuk e tradhëton Kurtin shkaku se e paska bërë zkryeministre. Çfarë injorante dhe e pacipë.
Kurti nuk do të qeverisë me LDK dhe PDK sepse nuk do të mund të bënte ç’ të dojë si me këta ministra , injorantë dhe antikombëtarë që i ka. Kurti do që të sundojë e jo të qeverisë . Me Konandant Nenadin lehtë e bënë sikur ne atë shërbëtoren Emilly Bronte. Opozita nuk duhet ta pengojë Kurthin ta bëjë qeverinë por nuk duhet t’ i bashkohet në asnjë mënyrë. As edhe një deputet i vetëm. Deri më tani opozita ka qëndrim korrekt, në përputhje me mandatin opozitar.
Të rinumërohen votat : LVV ja të drejtë kur kërkon rinumërimin e votave , e ka përkrahjen time. E përkrah propozimin që të anulohen këto zgjedhje dhe të shpallen zgjedhjet e reja në afatin 45 ditor. Për arsye logjistike dhe ruajtjes së votës së LVV propozoj të mos ketë votime me postë për diasporën. Të gjitha votimet duhet të bëhen në ambasada dhe konsulata sikur edhe në rezidencën e Martin Gen Strujës dhe Donika Zezës. Vetëm në këtë mënyrë ruhet vota. Për votime në Kosovë duhet të hapen disa ambasada dhe konsullata për aq kohë sa të votohet dhe pas numërimit duhet të mbyllen. Nuk duhet të pranohet asnjë rezultat ku LVV del më pak se 82 përqind. Të poshtër dhe HAJNA .
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Prishtinë, 10 mars 2025