SHTKKLP: KONFERENCE SHKENCORE – ‘TRASHËGIMIA KULTURORE JOMATERIALE SHPIRTËRORE E LUGINËS SË PRESHEVËS DHE VISEVE TJERA SHQIPTARE’

Preshevë, 19 mars 2018:
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë
O R G A N I Z O N

Konferencë shkencore : “TRASHËGIMIA KULTURORE JOMATERIALE SHPIRTËRORE E LUGINËS SË PRESHEVËS DHE VISEVE SHQIPTARE”
Koha dhe vendi i mbajtjes: 6 e 7 korrik 2018, Preshevë
Pjesëmarrës në Konferencë: studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare / Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora, etj.
Koha e paraqitjes së temës/abstrakti/ dhe punimi për Konferencë dorëzohet deri më 15 qershor 2018.
Tema e punimit: 8 deri 20 faqe, në rradhorin 12.
Koha e referimit në Konferencë : 10 minuta
Hartimi,publikimi i Programit të Konferencës dhe njoftimi i pjesëmarrësve bëhet më 24 qershor 2017.
Kontakti: Xhemaledin Salihu, tel. 017.660-676 dhe 063 8771423
E-mail adresa : [email protected], [email protected],
xhemaledin47@gmail,

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/, rr.Sava Kovaçeviq,nr.80
Qëllimi i Konferencës: Shqyrtimi dhe trajtimi shkencor i Trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës.Synimi i Konferencës: Botimi komplet i materialit në një publikim/vepër/.Lugina e Preshevës dhe viset shqiptare kanë një pasuri të bollshme të trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore, e cila nuk është hulumtuar, studiuar , trajtuar e shqyrtuar shkencorisht sa duhet.
Andaj qëllimi kryesor i saj është që në suaza të mundësisë ajo të hulumtohet, studiohet, trajtohet dhe shqyrtohet me metoda shkencore, pastaj për ta përmbledhur në një libër për publikun, për të arriturat sidomos të Luginës dhe viseve shqiptare në këtë lëmi, të trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore.
Sipas wikipediasë: “Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, nënkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanatin dhe hapësirat kulturore që bashkëshoqërojnë ato, që bashkësitë, grupet dhe, kur është rasti, individët i pranojnë si pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore. Kjo trashëgimi kulturore jomateriale, përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historisë së tyre, dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore.”
Në trashëgiminë kulturore shpirtërore (jomateriale) bëjnë pjesë :
1.Përdorimi i gjuhës në veprat letrare.
2. Mitologjia, religjionet dhe kultura fetare
3.Folklori gojor i ruajtur në kujtesë, i shkruar ose i regjistruar.
4. Folklori vokal, koreografik dhe instrumental.
5. Zakone dhe doke tradicionale.
6. Besime dhe bestytni të traditës.
7. Zejet e ndryshme tradicionale.
Pra, temat e studiuesve mund tË trajtojnË e shqyrtojnË:
– Zejet dhe artizanatet shqiptare
– Veshjet
– Doket dhe ritet
– Besimet popullore
– LetËrsia popullore/Legjendat, pËrrallat, gojËdhËnat, kËngËt, ninulat, gjËegjËzat, e tjerË/.
– KËngËT popullore
– dasmaT dhe morti
– vallET popullore
– gjuha shqipe/pËrdorimi i saj/
– MITOLOGJIA, RELIGJIONET DHE KULTURA FETARE
BORDI i Konferencës:
1.Prof. dr. Nebi Islami, filolog, dramaturg,
2.Dr. Rovena Vata, albanologe, studiuese-kritike,
3.Xhemaledin Salihu, profesor, studiues
Preshevë, më 15 mars 2018 Kryetar i SHTKK-së,
Xhemaledin Salihu, profesor
P.S.Gjatë mbajtjes së Konferencës, mundësisht do të organizohet edhe xhirimi i Dasmës preshevare.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura