KORI I HALLAKATUR DIPLOMATIK: PËRSE?

Vrojtim filljave

KORI I HALLAKATUR DIPLOMATIK: PËRSE?

Nga Rexhep Kasumaj, Berlin 5 shkurt 2024

Nuk janë, realisht aspak, vendimi i Bankës qendrore dhe mbyllja e komunave paralele serbe në Kosovë, përnxitje tensionesh në veri a kudo jeton dhe një serb i vetëm në Kosovë.

Rrëmujën ua kujtojnë atyre dhe i joshin të rebelohen, vetë Brukseli  me korin e madh të ambasadorëve në Prishtinë.

Përse?

Sepse veprimet e Prishtinës do t’i cilësonin flakërrufeshëm të gabuara, të ngutshme e plastare. E pra, si një shkas trazirash, madje akoma pa çelur gojën asnjë minoritar i veriut.

Dhe, vërtet, gati të mendosh se i trëmbeshin  vonesës për t’u dhuruar atyre kauzën e munguar. Ndaj, sikur i thërrisnin: mos ngurroni, dilni, vraponi o serbë. Sepse e drejta është në anën tuaj. Një ftesë e kovertuar për të mbushur sërish vandalshëm udhët. E të bëjnë atë që më së

miri dinë: një relikt “revolucionesh të Sllobodanit”!

E, së fundmi, sërish: përse?

Athua, ndoshta, pse Kosova s’ka një aleat të madh rezervë diku në botë? Një Rusi të sajën, fjala vjen, për të bërë lojën e dyfishtë? Apo?

Megjithë kuptimin që kam për realizmin politik, kjo është një ligësi klasike. Tashmë historia, së paku që nga Kancelari hijerëndë Metternich, dëshmon se paqja e hegjemonëve është një bimë pa jetë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura