Një përgjigjie ndaj reagimit të Ibrahim Kelmendit (*)
KRITERI IM – IDETË JO PERSONAT, QENDRA E IDEVE ISHTE JUSUF GËRVALLA
Nga Xhafer Durmishi, Suedi 28.01.2023
Çështja e letrave të Jusufit përfundimisht është sqaruar në librin “TI IA KE BESUAR ARKIVIN E JUSUFIT” pos tjerash edhe nga vetë fjalët e Ibrahim Kelmendit të shënuara si më poshtë.
MIRËNJOHJA E IBRAHIM KELMENDIT PËR SUZANA GËRVALLËN
Ibrahim Kelmendi: ”Të jam shumë mirënjohës që nuk e pate zhduk atë letër! E pate mundësinë. Jusufi e kishte dërguar si letër rekomandë (të mos ndodhte ta humbisnin postjerët). Pak ditë pas tragjedisë, meqë nuk kam qenë në Bochum, – siç ndodh rëndom me letra rekomandë, – ajo letër është kthye në adresën Tuaj. Atë ditë kur e pranove nga postieri, ju gëzove dhe pate mirësinë të më luteshe për leje që ta hapje e ta lexoje. Po e potencoj edhe njëherë: ke pas mundësinë ta zhdukje, që të mos e kishte mundësinë as Miku ynë i përbashkët, Faridin Tafallari, ta publikonte i pari në librin e tij, meqë Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit që ta ruante.” (Letër publike Suzana Gërvallës, 21)
Lexoni librin:
TI IA KE BESUAR ARKIVIN E JUSUFIT
***
KRITERI IM – IDETË JO PERSONAT
Në 22 librat e mi jam marrë me të gjitha shkrimet e mendimet që janë shprehur për Jusuf Gërvallën. Kriteri kryesor në punën time kanë qenë idetë dhe jo personat. Këtë e dëshmon edhe akuza e mëposhtme e Ibrahim Kelmendit kundër meje.
FALËNDERIMI I IBRAHIM KELMENDIT PËR XHAFER DURMISHIN
Ibrahim Kelmendi: ”Po shfrytëzoj rastin ta falënderoj Xhaferin për mundësinë që më ka dhënë për të parë çfarë kanë shkruar të tjerët në emër të gjysmanalfabetit Nuhi Sulejmani (meqë nuk e dija as se kishte botuar edhe “libër”), por nuk po e kuptoj se përse ka publikuar aq shumë fra-gmente të tij?” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
QENDRA E IDEVE ISHTE JUSUF GËRVALLA
Në veprimtarinë time publicistike personazhi kryesor është Jusuf Gërvalla, për shkakun se veprimtaria e tij është më e njohura për mua. Për mua primare ka qenë lidhja e përqendrimi pas IDEVE dhe jo personave. Këtij principi iu kam përmbajtur edhe në librin e fundit “QENDRA JUSUF GËRVALLA”. Në librat e mi nuk jam marrë vetëm me mendimet e veprimet e ndonjë personi të caktuar por me thelbin e ideve të Gjeneratës ‘81, Qendra ideologjike e së cilës ka qenë dhe ka mbetur Jusuf Gërvalla.
***
Përmes një shoku, nga Sabri Maxhuni-Novosella, më ka ardhë kjo përshëndetje për Librin “QENDRA JUSUF GERVALLA”. Sabri Maxhuni-Novosella: “Ju lutem e përshëndetni Xhaferin në emër timin dhe i thuani: Ju lumtë, librin e keni shkruar shumë mirë dhe keni bërë shumë mirë që ato të vërteta historike i keni qitë në dritë.” (21 janar 2023)
______________
(*) Reagimi i Ibrahim Kelmendit
NDOSHTA REAGIMI I FUNDIT KUNDËR BROÇKULLAVE TË XHAFER DURMISHIT
Nga Ibrahim Kelmendi, Pashtriku 27.01.2023
================
SHTOJCË:
FLAKA E PASHUAR E LËVIZJES NË UNTERGRUPPENBACH
Nga Xhafer Durmishi
***
LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS
Nga Xhafer Durmishi
https://pashtriku.org/wp-content/uploads/2012/10/Levizja-e-Gervalles.pdf
***
RAPORTI JUSUF GËRVALLA – XHAFER DURMISHI ME PSEUDONIMIN SHPENDI
Nga Xhafer Durmishi
Xhafer Durmishi shiko keto dy linke.