LIGJI DHE POLITIKA!

LIGJI DHE POLITIKA!

Nga Sheradin Berisha, facebook 20 korrik 2019

Shpesh herë pyesim çka është ligji?!

Politikani dhe ekonomisti francez, Frederic Bastiat (1801 – 1850) thotë se: “ligji është një organizëm kolektiv i të drejtave individuale në mbrojtje ligjore”.

Tani shtrohet pyetja:

–  kush e përcakton ligjin, këtë organizëm kolektiv të të drejtave individuale?

– padyshim që e përcakton Politika!

Nëse është kështu atëhere mund të them se, ligji është një reflektim i politikës!

***

– Na ka rënë shpesh herë t’i dëgjojmë politikanët duke thënë:

– “askush s’është mbi ligjin”,

– “sundimi i ligjit vlen për të gjithë” etj.

– Ҫka do të thotë sundim i ligjit?

Filozofi anglez, Thomas Hobbes (1588 – 1679) thotë se: “Sundimi i ligjit, do të thotë sundimi i atyre që e përcaktojnë dhe administrojnë ligjin”.

Nëse është kështu, atëherë rregullat për drejtësi (si e ligjshme apo e pa ligjshme), po i përcaktoka rrjedhimisht politika, dhe politika është ajo që e përdor ligjin për realizimin e interesave të saj!

***

Florence Hartmann, ish’zëdhënëse dhe këshilltare e Prokorisë së Tribunalit të Hagës, (nga tetori 2000 deri në tetor 2006), në librin e saj “Paqja dhe ndëshkimi”, ka shkruar (citoj): “Tribunali i Hagës (ICTY) pa dyshim më shumë se cilido gjyq tjetër ishte paramenduar t’i shërbente në rend të parë politikës, e jo drejtësisë”! (Burimi: Florence Hartmann: Paqja dhe ndëshkimi, Koha – mars 2011, f.30)

Nëse s’është kështu më thoni si është ndryshe!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura