LOTËT SI LUMI TE KANCELARIT GJERMAN PAS FJALËS SË VJOSA OSMANIT!

LOTËT SI LUMI TE KANCELARIT GJERMAN PAS FJALËS SË VJOSA OSMANIT!

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Nuk ka viza por një grusht miza

Të gjithë prisnin se , më në fund do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës për faktin se vazhdimisht thuhej se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet . Madje , edhe holandezët filluan t’i zbusin qëndrimet duke mbetur si musketare e fundit e refuzimit , zonja Makron , president i Francës. Presidentja përçarëse e Kosovës shkoi më heret në Bruksel për të “ lobuar “ për liberalizim të vizave te ata që edhe kishin votuar për këtë në Parlamentin  Evropian kurse , një ditë para Samitit famëkeq të Brukselit u injorua keq nga zonja Makron , president i Francës dhe krerët tjerë të këtij institucioni të Inkuizites . Në Kosovë ishte një optimizëm i madhe dhe se vetëm bëheshin plane se a do të lëvizim me viza në shtator apo në janar të vitit 2023. Euroskeptikët ishin të paktë në Kosovë dhe ishin të rezervuar në deklarim mbase mos t’ua prishin festat eurooptimistëve . Optimizmin e rriti shumë edhe vizita e kancelarit gjerman në Kosovë , Oto Sholc sikur edhe nënshkrimi i Marrëveshjes për Energji midis Kosovës dhe Serbisë. Eurodeputetja von Crammon që nuk ia ka qëlluar deri më sot asgjëje , fliste tërë kohën se do të liberalizohen vizat dhe angazhimi i shtuar i Gjermanisë ngjalli shpresa që dolën të jenë të kota. Madje , kur presidenti i Serbisë , Aleksandar Vuçiq deklaroi se Kosovës  më 22 qershor 2022 do t’i hiqen vizat , thuaja u larguan të gjitha dilemat duke shfaqur habi se si mund të ndodhë që Vuçiqi ta ketë këtë informatë kurse Vojsa Osmani dhe Kurti nuk e kanë . Pas këtij “ dështimi “ të madh gjerman , lehtësisht mund të mendohet se Gjermania , në përpjekje për ta marrë rolin udhëheqës në Ballkan , i ka fryrë gjërat më shumë se që ishte e nevojshme. Gjithashtu, Gjermania , si kundërshtare e Open Ballkanit ka ngjallur shpresa te kosovarët sidomos me Qeverinë aktuale e cila , gjithashtu është kundër Open Ballkanit , shkaku i Serbisë , ndonëse nuk i pengon se Kosova shpenzon brenda një viti afërsisht 500 milionë euro për mallra të importuara nga Serbia prandaj edhe kanë manipuluar me ndjenjat dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës. Qeveria e Kosovës , pa asnjë program zhvillimor , pa asnjë projekt apo strategji për të zvogëluar varfërinë gjithpërfshirëse të një pjese jo të vogël të qytetarëve të Kosovës , imponoi votën për refuzim të tërheqjes së mjeteve nga Trusti. Në rrethana  normale apo në rrethana kur do të përballemi me një krizë të menaxhueshme , tërheqjen e mjeteve nga Trusti do ta konsideroja si krim ndaj jetës së personave të moshës së tretë. Në rrethana kur Qeveria e Kosovës , në një krizë të pamenaxhueshme pikërisht për shkak të mungesës së stratgjisë zhvillimore të qeverisë , pengimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti e konsideroj përsëri si krim ndaj personave të moshës së tretë dhe atyre që kanë rënë në pikë të hallit për ta siguruar , jo një jetë më cilësore por një mbijetesë ! Angazhimi i tepërt apo ekskluziv i kryeministrit të Kosovës , Albin Kurti dhe presidentes jounifikuese , Vojsa Osmani rreth luftës së Ukrainës dhe luftës kundër Rusisë , fillimisht me vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë e madje , nëse i referohemi njërit të ministrave të baushtellës në Qeverinë Kurti se Kosova është e gatshme të angazhohet në Ukrainë nëse i kërkohet , nuk përjashtohet as intervenimi ushtarak i Kosovës në Rusi , në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës në kohën kur 25 – 30 % e territorit të Kosovës administrohet nga strukturat paralele , si njësi paramilitare e Serbisë në Kosovë. Çfarë hipokritësh !  Madje , në këtë mashtrim të madh , premtuan se do të kërkojnë pranim në NATO -, Këshill të Evropës , Interpol , BE –e për të përfunduar me anëtarësim në Kombe të Bashkuara. Kushti i vetëm që e kanë vënë si argument për anëtarësim në këta mekanizma ishte se e përkrahin Ukrainën , janë kundër ndikimit rus , se , nëse nuk pranohen atëherë Serbia do të shkaktojë destabilizim të situatës , si pionë i interesave ruse ! Thuaja se këtë bashkësia ndërkombëatre nuk e ka të qartë dhe se e çajnë b…n për pordhët e kosovarëve përkatësisht të udhëheqësve të tyre.

Nuk janë fajtorë për viza Holanda dhe zonja Makron , president i Francës

Pas refuzimit të liberalizimit të vizave edhe në NATO kanë deklaruar se nuk ka konsensus  politik të anëtarëve që Kosova të bëhet anëtare e që nënkupton që Kosova , në rastin më të mirë mund të bëhet pjesë e Alencës së Injorantëve të Besnik Muçibabes , me seli në Muçivërc ! Deri në krijimin e rrethanave të reja ! Me gjasë se lobimi gjerman për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës do ta ketë fatin e liberalizimit të vizave , integrimi do të ndodhë por nuk dihet se kur do të ndodhë ! Tash , pasi ikën vizat për një afat të pacaktuar , përfaqësuesi gjerman deklaroi se kosovarët nuk kanë pse të dëshprohen sepse vizat do të hiqen , sigurisht . Se kur ndodhë kjo , as ai nuk e ka të qartë. Presidentja jounifikuese mbajti një fjalim në Bruksel duke deklaruar se është e vetmja në atë tavolinë që nuk ka viza . Shumë prekëse dhe shumë e dhimbshme ! Thuhet se pas këtyre fjalëve , i emocionuar deri në dëshpërim , kancelari gjerman , Oto Sholc , ka qajtur me lotë dhe se nga ata lotë është rritur për 1 cm.niveli i lumit Rajna në Gjermani. Çfarë përkrahje !  Edhe ambasadori gjerman në Kosovë as që shfaqte dyshimin edhe më të vogël se mund të mos liberalizohen vizat . Ne , si popull i mentalitetit të llamarinës që nxehemi shpejtë e ftohemi shumë më shpejt , e përballojmë mungesën e vizave , deri në një rrenë tjetër apo deri në kohën kur Rusia do ta sulmojë Moldavinë . Atëherë do t’i ripërsërisim kërkesat për anëtarësim , sikur edhe në rastin e Ukrainës . Për mungesë të liberalizimit të vizave , Aleanca e Injorantëve të Besnik Muçibabes nga Muçiverca , e sulmoi kryeministrin e Shqipërisë , Edi Ramën ndonëse nuk kanë mend as 10 % sa ka Rama duke e ndërlidhur me Open Ballkanin . Po në këtë situatë , presidentja jounifikuese përmes agjentit sekret me kodin “ Delikuenti seksual dhe përfitues i prostitucionit “ u informua se as Holanda , as Edi Rama e as presidenti i Frances , zonja Makron nuk kanë përgjegjësi për mosliberalizim të vizave por   se fajin kryesor dhe të vetëm e kanë Singapori dhe Tajlanda prandaj , me urgjencë dhe  “ sa është hekuri i nxehtë “ shkoi në Singapor dhe Tajlandë për të lobuar që këto shtete të mos pengojnë në të ardhmën liberalizimin e vizave . Pastaj mund të dalin edhe Mozambiku , Madagaskari , Antikue , Republika Dominikane dhe disa vende ekzotike ku , përveç mëditjeve të majme , mund të zë edhe një rreze dielli në kohën kur në Kosovë po ka furtuna , shtrëngata dhe kohë më shi . Çfarë papërgjegjësie! Do të kishte shkuar edhe në Shqipëri po të mos ishte Edi Rama !

Marrëveshja për energjetikë , malli i njëjtë , tjetër paketim

Besnik Muçibaba e nënshkroi një marrëveshje me Petar Kragujevcin duke thënë se ishte një marrëveshje e keqe e Isa Mustafës kurse ky dhe qeveria Kurti e bënë të mirë ndonëse përsëri qenka e keqe . Do të ishte e njerëzishme dhe e pranueshme që kjo Qeveri të deklarojë publikisht se e ka nënshkruar një Marrëveshje që e kishin nënshkruar më parë Isa dhe Hasha , sipas VV –së , Esat Pasha dhe se nga pozita e opozitës kanë reaguar si kanë reaguar dhe se sot i kërkon falje publike të gjithë atyre ndaj të cilëve kishin ushtruar dhunë individuale dhe institucionale shkaku i asaj marrëveshje të cilën edhe vet e nënshkruan. Në një shkrim , pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 pata deklaruar se , ndonëse nuk kam ndonjë raport me Albin Kurtin , jam i sigurt se Albin Kurti  kurrë nuk do ta nënshkruaj asnjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën . Kërkoj falje nga lexuesit e mi të rregulltë që tash publikisht e ndërroj mendimin dhe deklaroj se Albin Kurti do të nënshkruaj çdo marrëveshje që i garanton përfundimin e këtij mandati për faktin se Albini më as që mendon të garojë në zgjedhjet e ardhshme eventuale duke deklaruar se mareëveshjet e qeverive të mëparshme ishin shumë të këqija dhe qeverisë së tij po i takon që me shumë mund dhe angazhim po i bënë të mira . Alkimi e paparë ku metalin nuk e shndërron në ari por m…n përpiqet ta shndërrojë në mjaltë ! Albin Kurti do të detyrohet ta nënshkruaj çdo marrëveshje ose do të largohet nga pushteti e qartazi duket se nuk do të largohet nga pushteti me asnjë çmim ! Për këtë arsye ka zgjedhur kabinetin qeveritar që nuk ka guxim ta kundërshtojnë për asgjë dhe që janë të detyruar që pordhët e Albinit t’i shesin si Simfoni të Betovenit ! Po thuhet se kjo marrëveshje e prekë sovranitetin e Kosovës e që për këtë nuk jam kompetentë të flasë sepse nuk kam informata por që Marrëveshja Kriminale për lëshimin me qira të Burgut të Gjilanit duke i dëbuar të dënuarit kosovarë për t’iu bërë vend kriminelëve nga Danimarka, pa asnjë dyshim është shitje e sovranitetit të Kosovës  për atë pjesë në afatin 10 vjeçar. Danezët e shpërblyen ministrinë e tyre trafikant dhe mashtrues duke e dërguar në shitore ku shiten birrat . Me një fjalë , disi heshtazi dhe me përkrahje të qeverisës së Kosovës po krijohen xhepa të ndërhyrjes së shteteve tjera në dëm të sovranitetit të Kosovës. Për fillim marrëveshja për energjetikë që u nënshkrua , vazhdon me marrëveshjen kriminale për të burgosurit që thuaja ka dështuar për të vazhduar me marrëveshjet tjera që po negociohen , në fsheftësi të plotë nga Udhëheqësi Suprem i Aleancës së Injorantëve të Besnik Muçibabes , nga Muçiverci.

Lajme tjera nga hapësira kosovare dhe shqiptare

Në Prishtinë u nënshkruan 19 marrëveshje midis qeverisë shqiptare dhe kosovare . Të gjitha janë të një rëndësie të veçantë por i dalloj dy ; funksionalizimi i Portit të Thatë në Prishtinë si pjesë e Portit detar të Durrësit. Autorë të kësaj ideje ishin holandezët , e morën si ide dhe e propozuan shqiptarët dhe Edi Rama , po mundohen ta përvetësojnë si plagjiaturë qeveria e Kosovës dhe Liburni. Ndërkaq si top lajm ishte botimi i Abetares së përbashkët të Shqipërisë dhe të Kosovës . Lexues të nderuar , në kohën kur 99.99 përqind e botës janë analfabetë dhe nuk kanë as nga 10 shkronja , Abetarja e përbashkët është shpresë thuaja e vetme për edukim dhe arsimim të botës analfabete. Madje . po flitet se Ilon Mask ka hequr dorë nga të gjitha aksionet të blerjeve të rrjeteve sociale për të siguruar mjete për blerje të Abetres së përbashkët të Shqipërisë dhe të Kosovës . Analistët po thonë se marëdhëniet me amerikanët janë për toke shkaku i qeverisë Kurti dhe se duhet një intervenim urgjent diplomatik të rivendosen ato. Dikur këtë diploamci e bënte Fan Noli dhe Faik Konica . Tash po flitet se do ta bëjë një deputet i LV –ë , i magjepsur pas Udhëheqësit Suprem dhe se atje do të shkoj i veshur me fustanellë , si Faik Konica , Themistokli Gërrmenji , Mihal Grameno , Bajo dhe Çerçiz Topulli. Arsye pse nuk ka shkuar ende është se për shkak të mungesës së bazës ligjore nuk mund ta veshë fustanellën , deri në votimin e këtij Ligji. Nuk ka se si të mungojë suksesi veçanërisht nëse arrin të krijojë raporte të mira dhe të ngushta me Riçard Grenellin .

Dhe , për fund e kam një vërejtje serioze për shpërfillje të personalitetit tim nga Ismet Sylejmani .Ismet Sylejmani shkruan  vazhdimisht për rolin historik të Udhëheqësit të Madh të Popullit Shqiptar , Ali Ahmeti. Nuk e lë asnjë rast pa e përmend , që nga koha kur është bërë synet , kur janë bërë kanaxheqe dhe dasma e deri te çdo aktivitet politik , që nga koha kur ka krisur pushka e parë në Kërçovë e më duket se ishte viti 1235. E mos të flasim për angazhimin e tij në Kosovë. Asnjëherë nuk e kam kundërshtuar këtë se Aliu përnjëmend u bë lider i shqiptarëve në Maqedoni , tash Maqedoni të Veriut. Mirëpo , thellësisht jam prekur kur e lexova një shkrim ku kërkohej të festohej ditëlindja e  Shqiptarit të Madh Muhamet Mavrës. Për mua kurrë nuk ka shkruar madje as se jam një shqiptar mesatar . Çfarë shpërfillje dhe mohim i rolit tim historik në luftën e Taxhikistanit për liri nga Angola ! E padurueshme dhe e papërballueshme . Ani ,  nuk ka detyrim të shkruaj për kontributin tim në Kosovë , Shqipëri dhe Maqedoni sepse nuk e kam , por pse ma mohon kontributin tim në Taxhikistan ?! Për t’u treguar modest

 nuk po e përmend se për një kohë kam qenë udhëheqës shpirtëror i shqiptarëve të Pakistanit të quajtur Hundëzak. Nuk jam unë gogël e vogël , aspak ! Sa isha në vuajtje të burgut të Parë në Foçë në vitin 1981 , një i dënuar boshnjak , me një inteligjencë thuaja sa të Besnik Muçibabes  , kur e ngacmonin të burgosurit e tjerë se e ka trurin e peshkut , pëpr ta tarshur budallakinë përgjigjej  se : “ për dikend jam peshk i vogël por unë në të vërtet jam krrap i madh e që përktheje se ishte një budalla i madh “. Analizojeni dhe ndërlidheni me situatën në Kosovë , politike dhe jopolitike !

24 qershor 2022 Prishtinë                                                                          Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura