ARSYEJA PSE ZOTI BLERIM ISUFAJ NUK MUND TË DEKRETOHET PËR KRYEPROKUROR TË SHTETIT

Arsyeja pse z. Blerim Isufaj nuk mund të dekretohet për Kryeprokuror të Shtetit

Nga: Isa Mulaj

Veritas est adaequatio rei et intellectus

Në mesin e arsyeve pse Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, nuk e drekreton z. Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit mund të jenë disa çështje ligjore dhe të drejtësisë me të cilat unë nuk jam aq i njohur dhe nuk dua të komentoj rreth tyre. Tani njoftohet publikisht se z. Isufaj është liruar nga ato çështje, dhe me këtë iu paska hapur rruga për t’u dekretuar si Kryeprokuror i Shtetit nga Presidentja. Nuk kanë dalur ende në publik disa skandale tjera, sidomos ato për të cilat mund t’i raportoj unë, siç janë:

1) Keqpërdorimi i dërgesave postare nga KPK (z. Isufaj paska qenë më parë kryesues i KPK-së);

2) Falsifikimi, heqja, keqpërdorimi dhe shkatërrimi i vulave zyrtare të kallëzimeve të mia penale në PSRK përmes shifrës Sukhoi Su-25 “Frogfoot”;

3) Rrjedha dhe keqpërdorimi publik i kallëzimeve të mia penale në PSRK përmes policisë rajonale të Prishtinës, stacionit policor “Qendra”, respektivisht hetuesit Petrit Curri, tek insajderi i Vehbi Kajtazit dhe Parim Ollurit;

4) Shantazhi ndaj meje përmes një dokumenti nga Su-25 “Frogfoot” të Këshillit Prokurorial i cili figuron në emër të Blerim Isufajt si “Vendimi KPK/202/2018” (i dorëzuar në PTH Pejë për hetim më 18.07.2023 në kuadër të kallëzimit penal PP.II.nr.504/23), etj.

Në këtë raport u sjellim një përvojë nga viti 1995 e cila, ndonëse nuk mund të hetohet tani për ndonjë qëllim, mund të vërtetohet dhe të shërbejë si mësim i mirë se çfarë integriteti moral dhe profesional duhet të ketë Kryeprokurori i Shtetit. Unë kam studiuar dhe e kam mbaruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës nga viti 1993 deri më 1997. Nga gjithsej 1 200 brucoshë sa kemi qenë të regjistruar si të rregullt ashtu edhe me korrespondencë, kam diplomuar i dyti nga ajo gjeneratë më 11.11.1997, me notën mesatare 8. Më kujtohet viti 1995 kur një shok i imi me emrin “Glauk” Isufaj (djali i axhës së Kryeprokurorit të tanishëm të PSRK-së), kërkonte nga unë që të hyjë në provimin e quajtur “E Drejta.” E njëjta lëndë në Fakultetin Juridik quhej “E Drejta Ekonomike.” Të njëjtën lëndë si në ekonomik ashtu edhe në juridik e ligjëronte Prof. Dr. Mehdi Hetemi. Teksti universitar i provimit ishte po ashtu i njëjtë si për studentët e ekonomikut, ashtu edhe të juridikut, e me gjasë edhe pyetjet e provimit të njëjta. Para se të sqarojmë çështjen e provimit E Drejta, le të njoftohemi rreth qasjes së profesorit Mehdi Hetemi lidhur me orarin e mbajtjes së provimit në Fakultetin Ekonomik.

Viti 1995 ishte periudhë e sundimit të dhunshëm serb dhe ne studionim nëpër shtëpia private. Dekanati i Fakultetit Ekonomik ishte i vendosur atje diku afër Kodrës së Trimave (Vranjevc) përtej Xhamisë së Llapit, në një rrugicë ku gjindeshin disa punëtori farkatarësh ose “te kovaçt” siç i thoshim atëherë. Ndonëse në rrethana okupimi, numri i studentëve në vitin e parë ishte shumë i madh (1 200 brucoshë të regjistruar). Kur mbaheshin provimet, ndodhte që profesorit i duhej e tërë dita nga mëngjesi deri në mbrëmje, madje shpesh edhe dy-tri ditë radhazi për t’i pyetur studentët në afatin e caktuar të provimit. Edhe më shumë rëndohej puna e profesorit kur shumë studentë që e kishin paraqitur provimin nuk arrinin me kohë sipas radhës në listë dhe shfaqeshin me vonesë duke u ankuar: “Profesor, e kam pas emrin në këtë listë, jam kanë i 12-ti me radhë por u vonova shkaku i ndalesës së autobusit nëpër postblloqet e policisë serbe”, pastaj “na ndali policia rrugës për në provim, na maltretuan për më shumë se një orë”, e kështu me radhë. Ajo gjendje na shkaktonte çrregullime edhe ne studentëve që shkonim me rregull ose para kohe në provim, sidomos mua, për shkak se, atyre që ua thërriste profesori emrin e nuk ishin për momentin aty, vinin më vonë dhe i kërkonin profesorit: “Prof, unë jam n’listë i 8-ti por s’munda të vie me kohë për shkak të kësaj apo asaj arsye.” Në këtë mënyrë, edhe ne që duhej t’i nënshtroheshim provimit na zgjatej afati prej para ditës e deri pasdite ose edhe në mbrëmje për shkak të këtyre ndërhyrjeve. Me këtë situatë ishte bërë nervoz profesori Mehdi Hetemi (ndjesë pastë), i cili para fillimit të provimit për qindra studentë, na paralajmëroj:

“Kujt t’ia thërras emrin, e nuk është për momentin këtu, mos t’vjen ma vonë e me thanë e kam pas emrin në këtë apo atë listë, jam kanë i pari ose i dyti, por le t’shkon e le t’i bjen fyllit kah pallati i shtypit dej n’afatin tjetër.” Po fillon profesori t’i thërras rend kandidatët që e kishin paraqitur provimin. Mesatarisht, çdo i dyti mungonte. Disa studentë vetëm e kishin paraqitur provimin dhe nuk ishin të pranishëm pas thirrjes së emrit, por nuk dihej me saktësi mos ardhja e tyre. Sidoqoftë, pasi disa studentë nuk paraqiteshin, profesori na thoshte: “Qetyne që ia u thirra emrin, mujn me shku e me i ra fyllit kah pallati i shtypit [ndërtesa e ish-shtëpisë botuese Rilindja ku sot janë të vendosura shumica e ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, jo larg nga PSRK-ja]. Vazhdonte profesori duke i pyetur studentët që ishin të pranishëm. Posa mbaronte me njërin, shfaqeshin studentët tjerë të cilëve u kishte kaluar radha dhe kërkonin të hynin në provim. “Jo, jo, ti mos um filozofo ktu e kam pas emrin n’këtë apo atë listë, po shko bjeri fyllit kah pallati i shtypit dej n’afatin tjetër!” Profesori ua përsëriste këtë edhe studentëve tjerë që vinin pas orarit. U bënë koxha shumë të tillë. Pas dhënies së provimit, unë qëndroja ende jashtë sallës për t’i pritur shokët që ishin në pritje për t’iu nënshtruar provimit. Ndërkohë, vëreja se numri i studentëve që vonoheshin për të hyrë në provim dhe profesori nuk i pranonte shtohej, kur ktheheshin nga salla dhe i vërenin të tjerët duke ardhur por që ishin vonuar, u tregonin se profesori nuk po i pranon në provim. Në pyetjen se çka me ba tash masi e kemi paraqit provimin dhe jemi ardhë me hi n’të, grupi ua kumtonte vendimin e profesorit: “Shkoni e bini fyllit kah pallati i shtypit dej n’afatin tjetër!” Po që se sot e bëjë publik fjalinë “le t’i bijnë fyllit kah pallati i shtypit”, menjëherë do ta kuptojnë qindra studentë të gjeneratës sime, kush, si dhe për çka e ka thënë këtë.

Ishte pikërisht i njëjti profesor, Mehdi Hetemi, ku mua m’u kërkua të hyjë në provim për një shok timin nga Juniku, pasi e kisha dhënë provimin për veti para afër një viti. Shoku im ishte “Glauk” Isufaj, djali i axhës së Kryeprokurorit të tanishëm të PSRK-së dhe pretendentit për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj. Me “Glaukun” ishim edhe si kushëri të largët për shkak se unë e kam prejardhjen nga Juniku, respektivisht nga fisi Gashi dhe sipas asaj që më ka treguar babai, kushërinjët më të afërt i kemi Gacaferrët e Junikut.

“Glauku”: Kusho, a po hin për mu n’provim te Mehdi Hetemi?

Unë [Isa Mulaj]: Qysh more me hi falls? Po m’nxajnë e m’çojnë n’komision disciplinor!

“Glauku”: Jo bre mos u tut, se n’milici t’shkive nuk t’qojnë! Ty nuk t’nxerrin problem kurgja fakulteti po mu, se ti s’ki faj!

Unë: More e kam harru atë provim se ka kalu koxha kohë.

“Glauku”: S’ka dert, veç hin, se memorien e fortë e t’madhe e ki ti. E qe ka kalu një kohë prej se e ke dhanë ti për veti provimin, është ma mirë se nuk t’njeh profesori. Ku munet ai me t’njoft n’mesin e qindra studentëve? Edhe ti dokesh si me kanë unë n’pamje fizike, i gjatë me shtat, edhe pse i Istogut, prejardhjen e ki prej Junikut.

Unë: Po na nxajnë bre, e na sjellin problem, mu ma pak, e ty ma shumë.

“Glauku”: Hajt bre provo, se a po e sheh, plot studenta t’u hi falls, sidomos t’elektros po vijnë shumë me ia u dhanë provimin e matematikës studentve t’ekonomikut, kta t’ekonomikut po shkojnë me hi falls n’juridik për lëndët ekonomike.

Unë: Ani bre, e provojmë, po qysh?

“Glauku”: I kam unë njerzt që i bajnë fallsifikimet e indeksave qe s’muj i dallon kërkush!

Erdhi dita e provimit nga lënda “E Drejta.” Profesori Mehdi Hetemi po i thërret studentët sipas listës. “Glauk” Isufaj? Ktu, u përgjigja unë. “Urdhno, ulu ktu, tërhiqe një tiketë me pyetje, cilën duash ti.” U dashke të jem në kohë edhe në rastin kur kërkohej nga unë t’i nënshtrohem provimit në emër të tjetërkujt, se përndryshe, po që se nuk lajmërohesha me kohë, atëherë u dashke “me i ra fyllit kah pallati i shtypit deri n’afatin tjetër” edhe pse asaj radhe në emër të tjetërkujt, familjarit të Kryeprokurorit të tanishëm të PSRK-së. Sidoqoftë, dola nga provimi, dhe ia dhashë indeksin “Glaukut”: “Qe, 7-she e ki, ma shumë s’mujta, edhe u dashke kapak mos me u shitë që di aq shumë se kish mujt me dyshu profesori!”

Cili paska qenë ai vit, do të pyeste sot prokuroria? 1994/95? I hijmë ne arkivës dhe e gjejmë saktë datën, vitin, dhe notën e “Glaukut” nga lënda E Drejta, listën e notave të nënshkruar nga profesori Mehdi Hetemi, e nëse del 7, atëherë ti paske bërë vepër penale! Por para se të hetohet nota 7 e “Glaukut”, ndoshta duhet të hetohen edhe notat e djalit të axhës së tij, Kryeprokurorit të PSRK-së sepse ky ka studiuar juridik, e në atë fakultet lëndën E Drejta Ekonomike e ka ligjëruar i njëjti profesor (Mehdi Hetemi). Në juridik shkoja nganjëherë si vëzhgues i provimeve kur kishin provime disa shokë, dhe më kujtohen shumica e profesorëve kur i mbanin provimet dhe lëndët e tyre, si për shembull: Vesel Latifi (Kriminalistikë), Fatmir Sejdiu (E Drejta Kushtetuese), Esat Stavileci (E Drejta Administrative), Nerxhivane Dauti (E Drejta e Detyrimeve), Ismet Salihu (E Drejta Penale), Ragip Halili (Kriminologji me Penologji), Bardhyl Çaushi (E Drejta Romake; ky profesor është zhdukur gjatë luftës dhe për fat të keq është harruar), Zejnullah Gruda (E Drejta Ndërkombëtare Publike). Këta janë disa nga profesorët që më kujtohen mirë për shkak se merrja pjesë nganjëherë si vëzhgues kur kishin shokët e mi të juridikut provim ose ligjërata tek ata. Një shok i juridikut, me emrin Ibrahim Kokollari më thoshte se Fakulteti Juridik (në atë kohë nëpër shtëpia private) po planifikon ta fusë si lëndë obligative dhe provim “E Drejta e Bashkësisë Evropiane.” Kjo kishte rëndësi jo vetëm atëherë por ka edhe tani, dhe nuk e di nëse një lëndë e tillë ekziston sot në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. I vetmi provim në juridik në atë kohë okupimi ku nuk guxoja të jem vëzhgues, ishte nga lënda E Drejta Ekonomike dhe profesori Mehdi Hetemi nga dyshimi dhe frika se do të më njihte.

Pse ka rëndësi ta dijmë çështjen dhe të vërtetën e provimit të Kryeprokurorit të PSRK-së për lëndën E Drejta Ekonomike (ose E Drejta Komerciale, në anglisht Commercial Law)? Sepse, kjo është lënda që lidhet shumë me biznesin dhe paratë, e juridiku ose drejtësia, shpesh ndikohet dhe devijohet përmes ndikimit të parave. Si për ironi, kur doli skandali i keqpërdorimit të buxhetit të shtetit për rastin e fryerjes së listës të veteranëve të ish-UÇK-së, prokurori special Elez Blakaj akuzoj Kryeprokurorin e PSRK-së Blerim Isufaj se i kishte bërë presion që të mos i ngrisë aktakuzë Rrustem Berishës, përkundër provave të cilat nuk mund të anashkaloheshin. Po që se do të vepronte në këtë mënyrë shoku im i studimeve “Glauk” Isufaj, do të arsyetohej: “Eh kadale, se unë provimin E Drejta Ekonomike nuk e kam dhanë vet.” Pra, çështja e provimit nga lënda E Drejta Ekonomike nuk duket aq e rëndësishme nga botëkuptimi dhe interpretimi se a e ke dhanë vetë apo tjetërkush në emrin tënd, se a e ke marrë 6,7 apo 9,10 por më tepër se si zbatohet ajo e drejtë në praktikë, sidomos kur është në pyetje çështja e keqpërdorimit të parasë publike dhe buxhetit të shtetit. Me i ra fyllit kah pallati i shtypit, siç thoshte Prof. Dr. Mehdi Hetemi, duket të jetë vepër e ndershme në krahasim me këtë.  

E Drejta e Bashkësisë Evropiane nuk ka lidhje me këtë praktikë në Kosovë. Unë do t’i bie fyllit kah pallati i shtypit por as kjo e drejtë nuk po më lejohet nga padrejtësitë dhe falsifikimet sistematike nga sistemi i institucioneve që përfshijnë policinë, prokurorinë, dhe gjyqësinë që lëshon dënime të plotfuqishme pa të drejtë ankese, me shtrembërime të tmerrshme, dhe për llogari të kriminelëve të cilët, përkundër provave, më kanosin dhe e shajnë policinë me autorizim dhe mbrojtje të prokurorisë! Ma prokurorë dhe gjyqtarë po dalin këta kriminelë si çifti i Kosovë Hasanajt, Gani Gecit, Kosovë Avdylajt, Venera Mavrajt, Verim Blakajt, Servete Blakajt, Januz Bujupajt, Petrit Currit, Jakup Kastratit, Faton Kajtazit, Vehbi Kajtazit, Parim Ollurit, Ilir Mirenës, Valon Gërrnaçit, Skënder Sejdiut, SE Blerim Isufaj, Besim Kelmendi, Agim Kurmehaj, Ersan Ҫavolli, Sylë Hoxha, Agron Bajrami, Muharrem Bajraktari, Lumturije Hoxha, Arlinda Nallbani – Gacaferri, Shyqyri Syla, Merita Bina – Rugova, Ardita Beqiraj – Hyseni, Petrit Nrecaj, Gani Rugova, Naime Jashanica, Avdullah Ahmeti, Beqir Kalludra, Hashim Ҫollaku, Bujar Balaj, Agim Maliqi, etj. Parmendoni vetëm këtë: Kryeprokurori e autorizon Kosovë Hasanajn me ia q. …ën Policisë së Kosovës! Ndonëse ajo dëshmi e incizimit të kanosjes shumë të qartë është dorëzuar dhe raportuar me kallëzim penal gjithkah nëpër institucionet e drejtësisë dhe sigurisë si PSRK, Prokuroria Themelore Pejë, Inspektoriati Policor, Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe është bërë edhe publik, asgjë nuk është ndërmarrë ndaj kriminelit por vetëm është përndjekur viktima deri në momentin kur po e lexoni këtë shkrim. Çka do me thanë ta keni autorizimin e Kryeprokurorit për me ia q. …ën edhe Policisë së Kosovës. Po kush qenka ai Kosovë Hasanaj që po ia q…a … ën policisë me autorizim të Kryeprokurorit? Është pjesëtar i Bandës së Korotenkos dhe grupit të strukturuar të krimit i cili dyshohet se në bashk kryerje kanë masakra të vërtetuara siç është prerja e kokave dhe trafikimi i organeve gjenitale në komunën e Istogut. Trafikim i organeve gjenitale?!!! Kjo është akuzë e padëgjuar ndonjëherë në terminologjinë juridike dhe të kriminalistikës. Për akuzat e senatorit zviceran Dick Marty se gjoja në Shqipëri, diku në Shtëpinë e Verdhë, qenka bërë trafikimi i organeve njerëzore, mbi këto dyshime shpifëse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli gjinden në Gjykatën Speciale të Tribunalit të Hagës. Pavarësisht se, sipas të gjitha gjasave kjo akuzë e tmerrshme dhe shpifëse do të bie për shkak të mungesës së provave, unë u sjelli referenca të cilat shpien drejtpërdrejt në prova për trafikimin e organeve gjenitale në komunën e Istogut që është vendlindja ime. Akuza përmban datë, vend, kohë, motiv, emër të viktimës, dhe të dyshuarit e përfshirë në forma të ndryshme.

Data: 04.11.2013

Vendi: brenda objektit të shkollës së mesme të ulët “Trepça” në Banjë të Istogut (e njohur më herët si Banja e Pejës).

Koha: ora 18:20-25.

Emri i personit të masakruar: Nexhat Muzlijaj, roje e shkollës dhe vëzhgues i zgjedhjeve lokale ditën paraprake më 03.11.2013 në të njëjtin vend ku u masakrua të nesërmen.

Lloji i krimit: masakër; 32 therje me thikë, ku prerja e organeve gjenitale llogaritet si një therje, dhe prerja e kokës si një therje tjetër. Interesohuni për 30 therje tjera.

Motivi i dyshuar i masakrës: pushteti, shpërlarja e parave, pazari me vota dhe me drejtësinë. Mund të jetë e ndërlidhur edhe me 12 vrasje tjera të rënda në “Frontin Përendimor” të cilat ende po cilësohen si të pazgjidhura. Disa prej tyre po i përmendim: vrasja e dyfisht në Istog më 27.12.2018 gjatë plaçkitjes së inskenuar të bankës nga policia (2), zhdukja e Muhamet Metajt (dyshohet se është vrarë) ose vëllait të grabitësit të dyshuar të bankës që e vrau policin më 27.12.2018 (3), vrasja e Tahir Zemajt me djalë dhe nip (6), dhe vrasja e Enver Haradinajt (7). Nuk po i përmendim edhe 5 vrasje tjera derisa të zbardhet masakra e Banjës e cila thuajse është zbardhur por problem këtu janë: 

Të dyshuarit: Këshilli Prokurorial, Prokuroria Speciale, Prokuroria Themelore në Pejë, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Këshilli Gjyqësor, Inspektoriati Policor, policia rajonale e Prishtinës, Pejës, Istogut, dhe Skënderajt, Oda e Avokatëve të Kosovës, Gjykata Themelore e Prishtinës (sidomos “kudra” e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë), LDK dhe AAK + LDD.

Burimet e provave:

  • “Telegrami i Zimmermannit” (figuron me emër, vulë, dhe nënshkrim të “kudrës” së ambasadës amerikane në Gjykatën Themelore të Prishtinës), e zbulon masakrën me precizitet të lartë dhe hollësitë e saj (në anglisht with pinpoint accuracy);
  • Aktgjykimi i plotfuqishëm i fazës së parë për “Telegramin e Zimmermannit” nga Gjykata Themelore e Pejës me numër P.nr.131/19 i datës 23.02.2023;
  • Kallëzimi penal me numër PPS.143/17 dhe parashtesat në vijim të cilin prokuroria, gjykata, dhe policia e kanë neglizhuar, fshehur, dhe keqpërdorur masovikisht;
  • Falsifikimet dhe fshehjet sistematike të kallëzimeve penale dhe provave nga shifra Su-25 “Frogfoot” nën mbrojtjen e Këshillit Prokurorial, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurorisë Speciale, Gjykatave Themelore, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Supreme, dhe Inspektoriatit Policor;
  • Montimi i aktakuzave shpifëse të njëpasnjëshme nga policia dhe prokuroria kundër shifrës “The Lone Ranger” për shkak se është palë paditëse;
  • Lëshimi i dënimeve të plotfuqishme në bazë të shpifjeve pa gjykim dhe me fshehje sistematike të provave nga gjykata e shkallës së parë (Themelore), të Dytë (e Apelit) dhe tretë (Supreme) kundër “The Lone Ranger” sepse ka bërë kallëzime penale kundër prerjes së kokave dhe trafikimit të organeve gjenitale në komunën e Istogut;
  • Propaganda intensive dhe lajmet e rrejshme të mediave të financuara dhe të lidhura me krimin dhe terrorizmin, të cilave u shërbejnë edhe institucionet e shtetit si policia dhe prokuroria duke i rrjedhur dosjet për shantazh publik;
  • Mohimi i qasjes në institucionet e drejtësisë, madje edhe në objektet e tyre, për palën paditëse;
  • Fshehja nga Gjykata Komunale (tash Gjykata Themelore) e Prishtinës e Padisë së Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike të datës 30.07.2009;
  • Fshehja nga Prokuroria Themelore (atëherë Prokuroria Publike Komunale) e Prishtinës e kallëzimit penal të datës 02.06.2011 të Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike kundër peticionistëve të LDK-së, Ministrisë së Administratës Publike, dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) – vetëm ata që merren tërthorazi me, ose e mbështesin, prerjen e kokave dhe trafikimin e organeve gjenitale në Istog kishin të drejtë të kenë OJQ dhe të ekzistojnë si subjekte juridike!;
  • Provokimi i vazhdueshëm i institucioneve, sidomos i prokurorisë dhe policisë kundër palës paditëse përmes kriminelëve privat, për vrasjet që i kanë organizuar vetë ata;
  • Ndërsimi i kriminelëve të më kanosin, e pastaj të më ngrisin mua aktakuzë kurse ata t’i shpallin viktima;
  • Mosinformimi përmes devijimit dhe keqpërdorimit të dërgesave postare. Z. Blerim Isufaj dyshohet se e ka urdhëruar KPK-në t’i devijoj qëllimisht dërgesat postare për mua në Deçan duke paragjykuar se jam nga Isniqi ku ka Mulaj shumë, pa llogaritur se jam kushëri i tij i largët dhe ia kam dhënë provimin E Drejta Ekonomike familjarit të tij. Rasti është raportuar me prova si kallëzim penal në PSRK më 27.06.2022, por Kryeprokurori i PSRK-së nuk i ngritë aktakuzë vetes;
  • Përpos devijimit nëpër Deçan të dërgesave postare, Kryeprokurori i PSRK-së dyshohet se e ka furnizuar Sukhoi Su-25 “Frogfoot” me një vendim të tij KPK/Nr.202/2018, nga takimi i mbajtur më 30 prill 2018, e së bashku me të, edhe me disa aktgjykime të huaja të gjykatave themelore në Prishtinë, Prizren, dhe një nga Gjykata e Apelit, të cilat m’i kishin montuar në lëndën time civile për dëmshpërblim C.nr.320/19 që të më shantazhojnë; dhe
  • Rrjedha e të dhënave personale nga policia, si për shembull të numrit të telefonit tek kriminelët e dyshuar (tek “Mata Hari”, “Vrasësi Serik”, “Bulashi”, etj.) për provokime, shantazhe, dhe kanosje.  

Unë nuk jam prokuror special si Elez Blakaj të kërkoj azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej këtyre prokurorëve, gjyqtarëve, dhe zyrtarëve policorë. Jam një qytetar i thjeshtë dhe më i përndjekuri në Ballkan, për të vetmin shkak: kam kërkuar dhe po kërkoj qasje në drejtësi, gjykim të drejtë e të paanshëm, trajtimin dhe mos fshehjen e provave, përballje në gjykatë me shpifësit dhe ata që më kanosin me autorizim të prokurorisë dhe policisë, të drejtë ankese dhe vetmbrojtje edhe kundër atyre të cilët kanë marrë licenca për profesionin e mbrojtësit (avokatët). Një gjë e tillë më është mohuar deri më tani sepse nuk janë ndërmarrë dhe nuk ndërmerren masa ndaj tyre, ndërkohë që përndjekja ndaj meje vazhdon.

Po bëhën gati dy vite dhe Kryeprokurori i Shtetit është me ushtrues detyre. Kur do të dekretohet Kryeprokurori i PSRK-së për Kryeprokuror të Shtetit nga Presidentja? Derisa të jetë në detyrë Presidentja e tanishme, z. Blerim Isufaj nuk dekretohet, prandaj, le t’i bjen fyllit kah pallati i shtypit deri në afatin tjetër të “provimit” [zgjedhjet e ardhshme presidenciale]!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura