ME VETERANIN E UÇK-së, LUMJANIN AJET KOVAÇI

Në ditët e lavdishme të UÇK-së

ME VETERANIN E UÇK-së, LUMJANIN AJET KOVAÇI

Në foto me veteranin e UÇK-së, lumjanin Ajet Kovaçi! Ajet Kovaçi është nga fshati Përbreg i Poshtëm, Kukës

Nga Sheradin Berisha

***

Për ata që nuk e dinë, në vjeshtën e vitit 1913 forcat pushtuese serbe të gjeneralit famëkeq Božidar Jankovič, në fshatin Përbreg i Poshtëm dhe i Epërm në format më mizore vranë e masakruan 375 burra, gra e fëmijë dhe shuan tërësisht shumë familje. Ndërkaq sipas raporteve zyrtare të Fuqive të Mëdha, në këtë fshat të Lumës u ekzekutuan më shumë se 400 shqiptarë. Në dhjetor 1913 shkrimtari dhe publicisti i shquar austriak, hebreu Leo Freundlich në librin e tij: Golgota shqiptare (Albania’s Golgotha) ka shkruar edhe për gjenicidin serb në trevën e Lumës, me theks të veçantë në fshatin Përbreg. Për gjenocidin serb në Lumë ka shkruar edhe Kryepeshkopi i Shkupit, imzot Lazër Mjeda. Imzot Mjeda më 4 dhjetor 1915, në një letër dërguar princit Austro – Hungarez, shënon se, gjenerali Jankovič, i informuar që lumjanët nuk do të lejonin trupat serbe të kalonin nëpër territorin e tyre, ve në zbatim programin e shuarjes së plotë, “të vriten të gjithë, të shuhen si fise”. Fëmijët i shkulnin nga zemrat e nanave të tyne, i mbështillnin me kashtë dhe i digjnin të gjallë. Ushtarët serbë kanë shpërthye me bajonetë barqet e grave shtatzëna e më pas kanë vrarë me thikë foshnjat. Është e paimagjinueshme, por është e vërtetë. Nga fshati Përbreg me 112 familje, vetëm 4 të rritur kanë mbetur gjallë” – thotë Imzot Mjeda. Në vjeshtën e vitit 1913 edhe në vendlindjen time, në Billushë (tani Kushtrim) ushtria pushtuese serbe i pushkatoi e theri me thika, 90 mashkuj të fshatit.

***

Pasardhësit e familjeve Kovaçi ‘ Dida, të cilat u vranë e u masakruan nga Serbia, në vitin 1913, në rrugëtimin tonë për çlirimin e Kosovës u kyqën qysh në vitin 1991 për të siguruar armatim dhe municionë për grupet e para guerile të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK), të cilat u formuan në Vërri dhe në disa qendra të Kosovës.

Në këtë drejtim kontribut të veçantë dhanë vëllezërit Sylejman e Bajro Kovaçi, së bashku me kusheriun, Ajet Kovaçi nga Përbregu i Poshtëm, dhe Fidaim Dida nga Përbregu i Epërm. Këta djem të Lumës u angazhuan edhe  gjatë rritës së gueriles në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Në vitin 1997, Ajeti së bashku me Bajron dhe Fidaimin, nëpër bjeshkët e Koretnikut (maleve të Zhurit) e futën kontigjentin më të madh me armatim që e kishim siguruar për Njësitin e UÇK’së në Trevën e VËRRINIT, të udhëhequr nga Xhevat Berisha, (tani Dëshmor i Kombit).

Gjate luftës 1998 – 1999 lokali i Sylejman Kovaçit në Kukës, shtëpitë e Ajetit, të Sylës dhe të Fidaimit, në fshatin Përbreg, por edhe stanet (e Fidaimit) në bjeshkët e Koretnikut ishin shndërruar në bazat kryesore për vullnetarët dhe logjistikën e UÇK-së.

Në restoranin e Sylës (te tregu i qytetit) ushqeheshin vullnetarët që vinin nga shtetet perëndimore. Në magazinën e lokalit, i mbanim barnat, uniformat dhe paisjet tjera ushtarake, ndërsa një pjesë e ushtarëve edhe flinin.

Në bjeshkët e Koretnikut, në stanet e familjes Dida bëhesh grumbullimi i armatimit. Aty stërviteshin ushtarët dhe pastaj me armatimin e tyre personal (dhe kuajt e ngarkuar) futeshin në Zonën e lirë të UÇK’se, në Trevën e Vërrinit.

Rruga nëpër të cilën kalonin ushtarët me armatimin e ngarkuar ishte: bjeshkët e Përbregut – mbi malet Zhurit – bjeshkët e Breznes – Trokani (në grykën e fshatrave të Opojës: Brezne – Brrut) – Qeshmja Skënder Agës – Malet e Billushës dhe përfundonin në fshatin Jeshkovë, aty ku ishte Shtabi Lokal i UÇK’së për Prizren, në krye me Komandant Remzi Ademajn – Petrit Kodra, (tani Dëshmor i Kombit).

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e Kombit!

***

Në vijim shikoni dokumentarin “PISHTARI I LIRISË”, kushtuar DËSHMORIT TË KOMBIT, XHEVAT BERISHA.

Shikoni 9 pjesët e dokumentarit:

https://youtu.be/8jfNDTrjEdwl

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura