Zürich, 7 prill 2017: Koalicioni PDK – LDK, respektivisht Qeveria e Kosovës së fundmi po i humbë rreth 500 milion euro nga buxheti i Kosovës!
A mbanë kush përgjegjësi në ketë vend!? 30 milion kërkon Z-mobail,
7 milion Austria për pasaporta, 5 milion kërkon Bedri Selami për pikat e karburantit që i ka zhgërryer së bashku me shumë mujsharë, 380 milion kërkon “Axos” për Postën, 7 milion kërkon dëmshpërblim zoti Limaj. Medje, ku mbeti prefiksi telefonik për Kosovën që nuk u jetësua kurrë me gjithë zhurmën e mediave që u bë me atë rast.
Më pastaj, sa do të kërkoj kompania Franceze për Brezovicën e të tjerë që po presin në radhë për të zhvatur nga Kosova e pa zot?!
Me këtë rast, buxheti i Kosovës do të humbë rreth 500 milion euro në total.
Mjete këto me të cilat, kthyer në ndërtim, do të strehoheshin në mënyrë shumë komode rreth 20 mijë familje të cilat janë në gjendje të mjerueshme banimi e strehimi…
Të besojmë se shtetet e rajonit e më gjerë, do të na kanë zili për strategjinë e zhvillimit tonë politik dhe ekonomik (Posi!)
Postime të Lidhura
Skënder Sadri KAPITI: Kur veprimet e sjelljet të shpallin de fakto person ‘non grata’ në Kosovë
Durrës, 22 janar 2020: Mosprania e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë as në pëkujtimin e 21…
PROF.MURAT GECAJ: TAKIM MBRESËLËNËS, ME SHKRIMTARË NGA SUEDIA
Tiranë, 21. 06. 2016: Këto ditë kanë ardhur në Shqipëri katër shkrimtarë nga Suedia: bashkatdhetarët tanë Sokol Demaku…
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: PSE JANË NË KËTË GJENDJE SHQIPTARËT NË MAQEDONI?
Tetovë, 26 shtator 2017: Nga shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të kërkohen reforma të menjëhershme në ndryshimin e…
PROF.Asoc.DR. BERNARD ZOTAJ: LIBRI ‘LUFTA E KOSHARES’, PRURJE E RE NË HISTORINË USHTARAKE TË KOSOVËS
Tiranë, 11 qershor 2020: Libri i Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi) të titulluar “Lufta e Koshares, dështim apo fitore”,…