MEHMET BISLIMI: XHAVIT HOXHA, HEU BURRI I DHEUT…

Zvicër, 20. 11. 2015: Xhavit Hoxha, heu burri i dheut, sa ëmbël do të tingëllojë emri yt në rrugët tona të pafundme drejt çlirimit dhe bashkimit të kombit! Për të qenë i sinqertë me ju familjar, nuk më bënë dora punë të rendis një shkrim përkujtimi në këto ditë katrahure e yshtje të papëlqyera që po luhen në kurriz të Kosovës për të cilën Xhaviti frymoj. I vetëdijshëm se nuk mund të shkruhet rëndomtë për ty, se ishe dhe mbete i veçantë, i jashtëzakonshëm, modest dhe burrëror.
***
Për çdo ditë dhëmbi i kohës po na gërmon nga pak, miq e shokë!
Për çdo ditë nga rrethi ynë po shkëputen lulet e kopshtit të jetës sonë, miq e shokë!
Për çdo ditë jemi dhe nuk jemi më së bashku miq e shokë të dikurshëm e të sotëm!..
Për çdo ditë na dhemb shpirti kur ndahemi nga më të dashurit tanë, dhe papritmas na vjen kumti se iku: ky, ai, ti, unë e kështu me radhë!… Ligjet e natyrës kanë caktuar që gjenerata të ndërrojë gjeneratën, dhe ne nuk mund të jemi kundër natyrës edhe po deshëm. Duke qenë të pafuqishëm për të ndryshuar këto ligje, të cilat në të shumtën e rasteve na krijojnë dhimbje, neve, na mbetet të kujtojmë me respekt të thellë shokët, miqtë, bashkëveprimtarët, atdhetarët e denjë, dashamirët dhe burrat e dheut që ikën me nder nga kjo jetë. Duke përkujtuar, njëkohësisht, ne do të bartim këtë kujtesë e virtyt tek brezat që po na pasojnë. E megjithatë duhet ta pranojmë se ka disa ndarje që peshën e dhembjes e kanë më të rëndë, më të madhe, ka dhembje që rëndon më shumë e më gjatë, që secili e përjeton në mënyrën e vet.

Xhavit Hoxha (18.10.1952 – 20.11.2007)

Ikja e të urtit, Xhavit Hoxha për në botën e përtejme, sikur nuk na lejon që të pajtohemi se ai nuk është më në mesin tonë, ani pse po bëhen 8 vite nga ikja e tij në amshim! Familja e tij ngrysë dhe zbardhë ditët me emrin dhe kujtimet për Xhavitin. Ne shokët takohemi dhe ndahemi me fjalët e tij. Atdheu marshon për t’u forcuar nga kujtimet dhe veprat e tij liridashëse. Populli mbanë valë në gji kujtimet dhe shëmbëlltyrën për te pa dyshim edhe për shumë atdhetarë e luftëtarë të tokës mëmë.
Xhavit Hoxha, heu burri i dheut, sa ëmbël do të tingëllojë emri yt në rrugët tona të pafundme drejt çlirimit dhe bashkimit të kombit! Për të qenë i sinqertë me ju familjar, nuk më bënë dora punë të rendis një shkrim përkujtimi në këto ditë katrahure e yshtje të papëlqyera që po luhen në kurriz të Kosovës për të cilën Xhaviti frymoj. I vetëdijshëm se nuk mund të shkruhet rëndomtë për ty, se ishe dhe mbete i veçantë, i jashtëzakonshëm, modest dhe burrëror. Megjithatë dua të përpiqem që të gjurmoj më shumë në thellësitë e shpirtit tim, në kujtimet e pashlyera dhe të bukura që kemi për ty. Ditët dhe muajt po kalojnë, tash po rrokullisen edhe vitet. Megjithatë familja jote, ne, shokët, atdheu, për jetë do të jemi krenar me kujtimet për ty dhe për juve shokë të cilët nuk jeni më kë këtë jetë. Xhavit!, nga dora jote edhe Edi ndezi kandilin e lirisë, që iu bë dritë popullit tonë. Nga mësimet tuaja shumë vëllezër patën guximin dhe diturinë për të luftuar heroikisht për lirinë e Kosovës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura