MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E TEUTA HADRIT (56)

Pashtriku, 19 qershor 2020: 7.34 Teuta Hadri
E lindur më 5. 10. 1956, në Gjakovë. Është magjistër, specialiste e Gjinekologjisë-Akusherisë. E martuar. Aktualisht, shefe e Repartit të lehonave në Klinikën e Gjinekologji-Akusherisë në QKU në Prishtinë. Deputete e Kuvendit të Kosovës (PDK).

Në nëntor 1978 organizohet në radhët e GMLK-së dhe vepron në celula fillimisht me veprimtarët, Hasan Malaj, Teuta Bekteshi dhe Remzie Limani, pastaj në Prishtinë me Sami Pirevën, Naime Maqestenën, Bujar Zenelin, Flora Ramadanin, Ziza Ramadanin, Teuta Hamitin dhe Kimete Limanin; në Gjakovë me Lumnije Musën, Sulejman Musën, Xhanie Hulajn, Xhevë Lladrovcin nga Llashkadrenoci i Malishevës, tani dëshmore, Iliriana Nurën, Ganën, Teki Dulën, Nexhat Rexhën, Fuat Haxhibeqirin dhe Gëzim Sadën; në Suharekë, me kandidaten, Zyrafete Kryeziun, e cila në mënyrë individuale ishte në lidhje edhe me Qefsere Malajn, Sali Malajn, Bajram Dermakun, Nuhi Berishën, Lira Kuqin, Myrvete Kryeziun, Rahime Hoxhën etj. Zyrafetja propagandonte idetë e lirisë dhe të çlirimit, shpërndante literaturë të ndaluar dhe hartonte e shpërndante bashkë me të tjerët trakte kundër pushtuesit. Për bindjet dhe veprimtarinë e saj, në shkurt të vitit 1982 përjashtohet nga procesi mësimor dhe më vonë, më 26 prill 1982 arrestohet dhe dënohet me 18 muaj burgim.
Nëpërmjet Teuta Hadrit simpatizantë të Organizatës ishin Pleurat Hadri, Diamant Abrashi, Sanie Fetahu, Xhemile Hoti, Shandushe Olloni, Bije Vokshi, me të cilën shkëmbente literaturë të ndaluar dhe Faredin Hoxha (këshilltar dhe udhërrëfyes i saj, i dënuar politik në Goli Otok).

Dr.Teuta Hadri

Në këto celula punohej në ngritje dhe propagandim të ideve të lirisë si dhe organizoheshin aksione të shpërndarjes së trakteve, shkrimit të parullave etj.
Gjatë veprimtarisë së saj Teuta kishte kryer shumë aksione, si heqja nga muri dhe shqyerja e fotografisë së Titos në sallën e ligjëratave të Entit epidemiologjik me l979, bashkë me Teuta Bakteshin, shkrimi i parullave në konviktet 1 dhe 2 para demonstratave të 11 marsit l981, bashkë me Teuta Bekteshin, Remzije Limanin dhe Lumnije Musën, pjesëmarrja dhe mobilizimi në demonstratën e 11 marsit l98l, organizimi për vazhdimin e demonstratave më 26 mars dhe përgatitja e materialeve sanitare për të plagosurit.
Ajo mori pjesë në organizimin e studentëve, nxënëseve e gjithë shtresave qytetare në demonstratat e l dhe 2 prillit l981. Teuta kishte kryer aksione konkrete si, fshirja e parullës “Tito” para Kazermës ushtarake në Gërmi, bashkë me Ilmi Ramadanin më 4 maj 1980, vendosja e parullës ”Kosova Republikë” në muret e Shkollës “Josip Broz Tito” tani “Iliria”, pastaj në rrugë me Teuta Bekteshin, përpilimi dhe shpërndarja e traktit për ditën e 8 Marsit l982 në Prishtinë me Teuta Bekteshin dhe Sami Pirevën, fshirja e parullës “Tito” në Kodrën e Kamenicës me Hasan Malajn dhe Remzije Limanin, shkrimi i parullës në muret e ambulancës “Isa Grezda” në Gjakovë, me Lumnije Musën, shpërndarja e trakteve me Pleurat Hadrin në Gjakovë, shpërndarja e organit “Liria” etj.
Teuta kishte kontakte dhe me veprimtarët Hydajet Hyseni, Nuhi Berisha, Rexhep Malaj, Saime Isufi dhe Xhafer Shatri.
Më 9 nëntor1984 arrestohet dhe dënohet me një vit burg.
Në mars të vitit 1999 hyn në radhët e UÇK-së dhe punon në spitalin e saj në Zonën Operative të Llapit.
VIJON …
_______________
MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E KADRI LUZHËS (55)
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10188

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura