Prishtinë, 15 qershor 2020: Lajmi për kalimin në amshim për Moikom Zeqon për të gjithë shqiptarët e sinqertë është i dhimbshëm!… Kam dëgjuar për sëmundjen e tij prej vitesh… Moikom Zeqo me gjithë sëmundjen nuk ndalej së lexuari, së shkruari, së pikturuari, së dëshmuari dhe vlerësuari… I kam shprehur mbresa herë pas herësh, përgëzime për botime librash, tumirje pikëpamjesh… Mirëpo, sëmundja e mori, ngase Ai nuk do të ndalej në të gjitha gjinitë e artit e të mendimit modern… Padyshim Moikomi i prirjeve të gjithanshme, edhe me kaq sa shkroi, gjurmoi, studioi, pikturoi e përmbushi jetën e Tij shpirtërore, intelektuale, artistike, etike, kombëtare dhe njerëzore…
Ngushëllimi i vetëm për qenien e Tij, për frymëzimet, për pasionet, për kërkimet, për përmbylljen fizike janë moria e veprave, opusi i gjerë dhe llojshmëria figurative, mendimet e holla të intelektit të Moikom Zeqos, largpamësia e ndriçimit të dukurive, atyre të padukshmeve, të cilat i nxorri nga enigmat e dijes, me intuitën e një depërtimi finok dhe i shtjelloi me kompetencë përgjithësuese, me shije për lexuesit e niveleve të ndryshme. Formimi i këtij personaliteti është me dije enciklopedike, i përket tipologjisë Euro-Atlantike… Moikom Zeqo gjithsesi me veprat e Tija, qoftë të sferës imagjinative, qoftë të diskursit kritik, eseistik, estetik, historik e filozofik, pasuroi galerinë e personaliteteve me kontribute kombëtare, duke pleksur modele të ligjërimit bashkëkohorë europian.
Postime të Lidhura
BEHXHET SH.SHALA’BAJGORA: MUSA BERISHA – MARATHOMAKU I TË DREJTAVE KOMBËTARE DHE I TË DREJTAVE TË NJERIUT
Prishtinë, 25. 11. 2014 – (Hyrje) – Kosova e viteve të nëntëdhjeta kishte hyrë një rrugën njëkahore dhe…
MJERANËT DHE LLASKUCËT E PUSHTETIT!
Nga Behxhet Sh. SHALA Një herë qyqan , gjithmonë qyqan “Nëse nuk e formojmë AsociacionZajebnicën , në Kosovë…
GJOKË DABAJ: AMERIKANË, EDI RAMA KA TË DREJTË! KJO ËSHTË GJUHA QË I BËN MIRË EUROPËS
Durrës, 11. 04. 2015 – SHBA-ja, në vend që të thotë „Kjo gjuhë i duhet Europës“, i bën…
E VËRTETA BRENDA JUSH
E VËRTETA BRENDA JUSH Nga Albina Hyseni, Pashtriku – 28 korrik 2021 „Ne kemi nevojë për udhëheqës jo…