MEXHID YVEJSI: RRETH HOMOSEKSUALIZMIT

(Gjakovë, 10. 01. 2013 – (“Homoseksualët janë degjenerimi i shoqërisë, Evropa të mos na i shesë si vlera.” – Dritëro Agolli) – Fjala homoseksual është me prejardhje greke dhe latine. Rrjedh nga fjala greke Homos që do të thotë “e njëjtë”, pra që ka lidhshmëri me gjininë e njëjtë… Ndërsa fjala gej i referohet homoseksualëve të gjinisë mashkullore, kurse fjala lesbiane apo lezbiejka i referohet gjinisë femërore… Fjala lesbiejk rrjedh prej greqishtes, që është emri i ujdhesës Lesbos, ku poetja Sappho ka shkruar gjërësisht për marëdhënjet e saja emocionale me vajzat e reja…
Shkrimet e para rreth homoseksualëve
Çfarë është homoseksualizmi?

Homoseksualizmi është një sjellje, tërheqje ndaj gjinisë së njëjtë… Është një nga tri kategoritë kryesore të tërheqjes seksuale krahas biseksualit dhe heteroseksualit… Gjatë gjithë historisë së shkruar njerëzore, në këtë jetë tokësore, homoseksualizmi është gjykuar, dënuar, por edhe është admiruar…. Që nga fundi i shekullit 18-të, kanë filluar lëvizjet për pranimin e të drejtave të homoseksualëve, duke përfshi edhe martesën, sindikatat, punësimin, kujdesin shëndetësor, shërbimin në ushtri etj. Studimet, hulumtimet që janë bërë në botën moderne Perendimore, në veçanti një hulumtim i vitit 2006, tregon se 20% e popullsisë ka ndjenja homoseksuale…. Që të shpjegohet qartë pse një pjesë e popullsisë janë homoseksualë, kjo ende nuk është e qartë plotësisht, thonë studiuesit, hulumtuesit…

Prejardhja e fjalës homoseksual
Fjala homoseksual është me prejardhje greke dhe latine. Rrjedh nga fjala greke Homos që do të thotë “e njëjtë”, pra që ka lidhshmëri me gjininë e njëjtë… Ndërsa fjala gej i referohet homoseksualëve të gjinisë mashkullore, kurse fjala lesbiane apo lezbiejka i referohet gjinisë femërore… Fjala lesbiejk rrjedh prej greqishtes, që është emri i ujdhesës Lesbos, ku poetja Sappho ka shkruar gjërësisht për marëdhënjet e saja emocionale me vajzat e reja…
Shkrimet e para rreth homoseksualëve
Shkrimi i parë i shtypur rreth homoseksualëve është ai i vitit 1869, që është një pamflet gjerman nga novelistja austriake Karl-Maria Kertbeny, por që është një publikim anonim…. Në vitin 1879, Gustav Jager, në librin e tij Discovery of the Soul (1880) (“Zbulimi i Shpirtit)”) i përdorë termat e Maria Kertbeny-t, sikur që i përdorë pakëz më vonë, me 1886, termat homoseksual dhe heteroseksual shkrimtari Richard von Krafft-Ebing, në librin e tij me titull: “Psychopathia Sexualis”….
Debatet rreth homoseksualëve
Vite më parë, në shumë shtete të botës, në veçanti në SH.B.A, zhvilloheshin debate rreth të drejtave të njeriut, veçanërisht të njerëzve me ngjyrë. Sot kemi debate, kinse më të civilizuar, në të cilat kërkohet të mos diskriminohen edhe ata persona që kanë devijime seksuale, pra, për homoseksualët, debate që ka nisur edhe në Shqipëri, Kosovë…
Në Shqipëri, në kushtet e globalizmit, Evropa dhe ShBA, meqë e kanë marrë përsipër mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kërkojnë ta imponojnë edhe të drejtën e të qenurit homoseksual, në emër të lirisë, që nuk hynë kurrsesi në mentalitetin e popullit tonë.
Me problemet e homoseksualitetit, sipas porosive të perendimorëve, po merren disa pseudo-intelektual të gazetave, radiove, në veçanti të mediave vizive, si edhe disa përfaqësues e përfaqësuese të OJQ-ve, që e paraqesin këtë problem sikur të jetë diçka në trend, sikur ndonjë modë e re për t’u mbajtur nga shqiptarët…
Me ç’ështjen e homoseksualëve po merren edhe ambasadorët e vendeve perendimore, siç është Henk G.C. van den Dool, Ambasador i Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, i cili, ndër të tjera, për revistën “Psikostil”, Tiranë, tha: ”Në Shqipëri, pyetjet si “çfarë është homoseksualiteti?”, “kush janë homoseksualët në Shqipëri?”, “si jetojnë ata? “, “a janë ata ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë? “ – janë pyetje të cilat nuk janë drejtuar ndonjëherë në mënyrë të hapur dhe direkte. Por pa bërë pyetje thelbësore ju nuk mund të merrni përgjigje thelbësore, të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Dhe pa këto përgjigje thelbësore, homoseksualët meshkuj në Shqipëri mund të portretizohen ende si një kërcënim për krenarinë dhe vlerat kombëtare, si një rezultat i dekadencës së Evropës Perëndimore, një patologji apo një sëmundje, ndërsa ekzistenca e femrave homoseksuale thjesht mohohet sepse presupozohet që nuk i përshtatet imazhit të gruas “së denjë” shqiptare. Deklarata të tilla, besoj, vijnë si rezultat i një “paditurie/injorance” mbi çështjet e homoseksualitetit, që lidhen me strukturat patriarkale tradicionale të shoqërisë dhe tendencën për t`i prezantuar këto struktura si vlera kombëtare.
“Unë do të inkurajoja të gjithë zyrtarët, politikanët, tregtarët, mësuesit, doktorët, të gjithë ata që janë të përfshirë në çështjet sociale dhe publike, si dhe gjithsecilin nga individët, që të familjarizohen me problemet me të cilat përballen gratë dhe burrat homoseksualë në Shqipëri, si dhe t’i kushtojnë vëmendje debateve bashkëkohore në lidhje me gjininë dhe seksualitetin.
Unë do të sfidoja dhe ftoja gjithsecilin për të hapur sytë dhe për të përqafuar homoseksualitetin pa frikë. Homoseksualiteti nuk është një apati. Nuk është një stil jetese. Nuk është një modë apo aksesor, dhe padyshim që nuk është një sëmundje. Homoseksualiteti nuk ka lidhje me mëkatin apo shpëtimin e shpirtit. Unë e kam njohur dhe e respektoj Shqipërinë si një vend i cili e trajton çdo mik të ftuar si një shok, pa i dhënë rëndësi se kush është apo nga vjen ai. Unë e kam njohur dhe e respektoj Shqipërinë si një vend ku gjithsecili është i lirë të ushtrojë praktikat e veta fetare. Sigurisht është po kjo Shqipëri ku gjithsecili duhet të jetë i lirë për të qenë krenar dhe të jetojë sipas orientimit të vet seksual.
Unë shpresoj që kur Shqiptarët e së ardhmes të shohin mbrapa këto vite, ata do të shohin një kohë kur i`u dha fund diskriminimit të geive dhe lesbikëve – nuk ka rëndësi nëse në zyrë apo në rrugë, në shtëpi apo në lagje. Ata do të kenë mundësinë të shohin një kohë kur Shqipëria si një komb, më në fund, pranoi marrëdhënien midis dy burrave apo dy grave si një marrëdhënie po aq reale dhe e admirueshme sa ajo midis një gruaje dhe një burri…”
Unë shpresoj që dita nuk do të jetë e largët kur askush nuk do të ketë frikë të jetë gay në Shqipëri. Kur askush nuk do të ketë frikë të ecë nëpër rrugë kapur pas dore me personin që dashuron….”
Kush janë homoseksualët?
Në një intervistë me Aristir Lumezin, poeti, shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli tha: “Homoseksualët janë degjenerimi i shoqërisë, Evropa të mos na i shesë si vlera.” Shkrimtarin e madh e irriton ky debat dhe e cilëson të imponuar nga Evropa. Sipas tij, mentaliteti dhe tradita jonë nuk toleron debate të tilla, duke shtuar se në fshatra janë vrarë për një gjel të cilin e kanë cilësuar pederast. Dritëro Agolli është i prerë në qëndrimin e tij dhe e cilëson homoseksualitetin degjenerim të shoqërisë, si një shfaqje që bie ndesh me ligjet e natyrës. Homoseksualët janë degjenerim i shoqërisë.
Homoseksualët, të urryer në Bibël dhe Kur’an
Ka shumë të krishterë në hemisferën perendimore që dëshirojnë, por edhe thojnë, se Bibla nuk e dënon homoseksualizmin. Dëshirojnë që Fjalën e Zotit, të Cilit i besojnë, ta ndryshojnë, por ajo që ata thonë në Bibël nuk qëndron.
Në Bibël, si në Besëlidhjen e Re, po ashtu, edhe në Besëlidhjen e Re, homoseksualizmin jo vetëm që cilësohet si një “vepër e tmerrshme”, por edhe urdhërohet të ndëshkohet me vdekje…
Për homoseksualët në Besëlidhjen e Vjetër shkruan:
“Mos bjer me mashkull siç bihet me femër!
Është vepër e tmerrshme!”

(Bibla, Besëlidhja e Vjetër, Levitiku, 18:22)
“Nëse mashkulli bie me mashkull si bihet me femër, të dy bëjnë vepër të urryer, le të ndëshkohen me vdekje…”
(Bibla, Besëlidhja e Vjetër, Levitiku, 20:13)
Ndërsa, në Besëlidhjen e Re homoseksualizmi cilësohet si padrejtësi, tradhti, siç janë idhujtarët, kurorëthyesit, vjedhësit, pijanecat, cubat, të cilët nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit.
Kështu shkruan në Besëlidhjen e Re:
“Athua nuk e dini se ata që bëjnë padrejtësi nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit? Mos u tradhtoni! As fëlligështarët, as idhujtarët, as kurorëthyesit, as homoseksualët e çdo lloji, as vjedhësit, as pijanecat, as cubat nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit.”
Besëlidhja e Re, Kor.1, 6:9-10)
Në Kur’anin e madhnueshësh përmendet pejgamberi Luti (a.s.), i cili iu kumtoi shpalljen nga Zoti dhe ftoi popullin të jetojë sipas vlerave morale, por ata nuk iu bindën, vazhduan jetën e tyre homoseksuale dhe Krijuesi i shkatërroi pranë Detit të Vdekur, që njihet në histori si Sodoma dhe Gomora…
Kërkimet, hulumtimet bashkohore kanë treguar se pohimet e Librave të Shenjta, siç janë Besëlidhja e Vjetër, Besëlidhja e Re dhe Kur’ani nuk janë të pa arsye përsa i përket neveritjes dhe homofobisë ndaj homoseksualëve. Ne, shqiptarët, që pranuam Krishterimin ndër të parët në Evropë, gjithashtu e pranuam Islamin me shumicë dërmuese, kjo dëshmon se shoqëria shqiptare, me dy besimet më të përhapura në rruzullin tokësor, është e lidhur ngusht me moralin-etikën kristiane-islame, në lidhje me homofobinë ndaj kësaj kategorie ndjenë neveri, sepse nuk është normale, sepse s’ka vlera morale…
________________
Burimet kryesore:
1. LeVay, Simon (1996). Queer Science: The Use and Abuse of Research into Homosexuality. Cambridge: The MIT Press.
2. Billy JO, Tanfer K, Grady WR, Klepinger DH (1993). “The sexual behavior of men in the United States”. Family Planning Perspectives 25 (2): 52-60.
3. Binson, Diane; Michaels, Stuart; Stall, Ron; Coates, Thomas J.; Gagnon, John H.; Catania, Joseph A. (1995). “Prevalence and Social Distribution of Men Who Have Sex with Men: United States and Its Urban Centers”. The Journal of Sex Research 32 (3): 245-54.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura