MJERANËT DHE LLASKUCËT E PUSHTETIT!

Nga Behxhet Sh. SHALA

Një herë qyqan , gjithmonë qyqan

Nëse nuk e formojmë AsociacionZajebnicën , në Kosovë do të ketë luftë dhe se 600 paramilitarë po ushtrojnë në Serbi për luftë në Kosovë …” ishte deklarata publike e një të mjeri të katapultuar në disa media elektronike , si një zë i mekur i pushtetit në përpjekje për të krijuar një alibi për pajtimin e formimit të Zajebnicës nga KM i Kosovës , Albin Kurti . Po në të njëjtat valë ishte edhe numri dy i LVV –së duke deklaruar se : “ me një lexim sipërfaqësor të propozimit të Pesëshesh së Madhe , katërcipërisht dëshmohet se ky propozim është në përputhje të plotë me Kushtetuten e Kosovës..”. Tash , mund ta merrni me mend se me çfarë deklarata do të dali kur ta lexojë dhe studijojë këtë propozim thellësisht dhe përmbajtësisht . Sigurisht se do të propozojë që ky Propozim të shpallet Kushtetutë e Kosovës për faktin se me vdekjen e kriminelit kushtetues , Mati Ahtisari  edhe Kushtetuta e Kosovës që në vend të zemrës e ka Pakon e Ahtisarit bëhet e pavlefshme. Tash , mund të pritet që përkrahësit e Kurtit të dalin si Kori i Korbave për ta arsyetuar formimin e Asociacion Zajebnicës . Në këtë kontekst , një historian  i Fadil Hoxhës nga periudha titiste e që bënë sfilata publicistike si alfa dhe omega i trurit , mendimit dhe veprimit patriotik të Bacës Adem Demaçi , haptasi thotë se Albin Kurti është shqiptari më i madh në 500 vjetët e fundit . Kështu sigurisht do të thoshte edhe për Bacën adem po të ishte ai gjallë dhe po të ishte kryeminister i Kosovës. Këta që i vizatova në këta pak rreshta e që do të shoqërohen me një armatë injotrantësh dhe përfituesish të posteve dhe atyre material e që Albin Kurtin e keq- përdorin sikur të ishte Fondi Sovran , në të kaluarën jo shumë të largët nuk kanë lënë mundësi apo pamundësi pa përdorur për t’i sulmuar mediatikisht , politikisht , kombëtarisht dhe njerëzisht , duke mos i përjashtuar as sulmet fizike , deri te granatahedhësit pikërisht ata që me sakrificën e tyre personale dhe familjare ua mundësuan të vinin në pushtet , deri sa i dërguan në Hagë ku , si dëshmitarë “ të mbrojtur “ angazhohen që të dënohen sa më shumë . Këta e sulmuan Isa Mustafën me armatim që përdorin terroristët duke ia rrezikuar jetën dhe familjen ndërsa Kuvendin e Kosovës e shndërruan në poligon për gazin lotsjellës . Kinse për të penguar diçka që sot po e pranojnë duke ia shtuar bonuset si vetmenaxhimi dhe shteti i kishës serbe në Kosovë . Pa njohje të pavarësisë së Kosovës , as faktike , as praktike , as juridike , as në qendër e as në thembër . Personalisht i kam besuar shumë Albin Kurtit por jo edhe rrethit që e ka shoqëruar në “ beteja të gjata dhe të përgjakshme kundër Policisë së Kosovës por jo edhe asaj ndërkombëtare , në beteja të pamoralshme kundër atyre që e çliruan vendin , e shpallën pavarësinë , e konsoliduan paqen dhe në linçime , pa asnjë kriter moral dhe njerëzor ndaj atyre që i përkrahën politikisht , kombëtarisht dhe materialisht ..”. Këta , me mashtrime e shtruan rrugën për bashkim kombëtar për të na dërguar në stacionin e fundit drejt një federate a konfederate me Serbinë. Këta , kanalizimin biologjik dhe politik të ish udbashëve , titistëve  , projugosllavëve dhe proserbëve i integruan në të gjitha postet më të rëndësishme institucionale në ndërkohë që pamëshirshëm ndjekin luftëtarët e UÇK-së , fëmijët e tyre , familjet e tyre duke i larguar nga puna ose duke bërë presion dhe terror psikologjik. Për presion fizik nuk ua mbanë bytha sepse janë qyqarë , i vendosin vezët sikur qyqja , në foletë e ngrituar nga të tjerët .  Çdo kohë dhe çdo proces i kërkon strukturat dhe personalitetet që i bien tamam kohës dhe proceseve . E kërkuan Bacën Adem Demaçi dhe ai qëndroi 30 vjet në burgje. E kërkoi Ibrahim Rugovën deri në Konferencën e Dejtonit pas së cilës i kaloi afati i përdorimit pasi në skenë doli e Lavdishmja Ushtri Çlirimtare e Kosovës me komandantët Adem Demaçi dhe Adem Jashari , Hashim Thaçi , Kadri Veseli , Jakup Krasniqi , Fehmi dhe Xhevë Lladrovci , Ilaz Kodra , Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi , Remzi Ademaj dhe Rexhep Selimi , Ramush dhe Daut Hardinaj dhe shumë të tjerë që edhe e fituan përjetësinë duke u sakrifikuar edhe për lirinë e këtyre horrave dhe korbave që lirinë e kuptonin dhe e pranonin vetëm në kuadër të Jugosllavisë dhe Serbisë. E kërkuan Isa Mustafën dhe ai ishte aty. Pastaj Fatmir Sejdiu , Atifete Jahjaga dhe së fundi Vojsa Osmani. E kërkoi Albin Kurtin dhe ai i fitoi mbi 50 % të votave që asnjëherë nuk kishte ndodhur më parë e as që do të ndodhë ndojherë në Kosovë. Me një fjalë , me një përkrahje plebishitare , pa opozitë kundërshtuese dhe me asgjë penguese , me përkrahje ndërkombëtare sidoms gjermane dhe britanike , Albini kishte të gjitha mundësitë të jetësojë premtimet nga fushat zgjedhore , së paku një pjesë të tyre . Për fat të keq , deri më tani nuk ia doli përveç ta shndërrojë vendin në “ lesh të Marisë “.

Ku rrëshqiti Albin Kurti

Albin Kurti i dikurshëm është e kundërta e Albin Kurtit të sotëm .  Jo vetëm në pamjen fizike , më së paku në pamjen fizike. Nëse dikush thotë se Albin Kurti dikur nuk ishte në gjendje të sakrifikohej për lirinë e Kosovës , nuk e thotë të vërtetën , gënjen shumë. Nëse dikush sot thotë se Albin Kurti është i gatshëm ta sakrifikojë pushtetin për interes të përgjithshëm , nuk e thotë të vërtetën , gënjen shumë! Sot në personalitetin e Albin Kurtit e keni të njëjtësuar personalitetin e dr. Xhekilit , e vërteta dhe mashtrimi. Këtë më parë asnjëherë nuk do ta besoja sepse e njihja Albinin ngha afër , një kohë të gjatë . Mendoja se e njihja e po del se ia kam njohur vetëm ambalazhimin dhe jo përmbajtjen. Kur Albin Kurti ndau rrugët me Bacën Adem Demaçi , mori fund parahistoria e tij kombëtare. Kur Albin Kurti publikisht kërkonte që bartësit e luftës së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare të Kosovës të arrestohen dhe të dërgohen në Hagë mori fund historia e tij morale.  Kur Albin Kurti  integroi , sistemoi dhe i shpërbleu ish rrogëtarët e Jugosllavisë dhe të Serbisë në me krye Jeton Qurroin  u noterizua e vërteta se jo liria dhe pavarësia e Kosovës por pushteti dhe vetëm pushtet ishte synimi , qëëlimi dhe gjakimi  “patriotik “ dhe “kombëtar “ i Albin Kurtit  . Albin kurti e mori pushtetin në periudhën më të lehtë se të gjithë paraardhësit e tij ; Kosova ishte shtet i pavarur dhe i pranuar nga më shumë se 100 shtete , kishte një infrastrukturë rrugore më të mirën në Ballkan , kishte një situatë sociale të qëndrueshme , kishte shkolla dhe objekte arsimore të ndërtuara për të përmbushur nevojat , nuk kishte reduktime të rrymës , u formua një Polici e Kosovës ndër më profesionalet në Ballkan , e kishte formuar një infrastrukturë ushtarake me profesionistë dhe atdhetarë me shpresë se do të bëhej ushtri e vërtetë dhe zhvillime të tjera që ishin shumë afirmative krahasuar me kohën e shkurtër për një shtet normal.  Albin Kurti e trashëgoi  Asociacion Zajebnicën si marrëveshje ndërkombëtare dhe të votuar në Kuvendin e Kosovës. Në momentin kur u betua si KM i Kosovës dhe i vënë në dijeni se nuk mund ta zhbëjë këtë marrëveshje , Albin Kurti është dashur t’i drejtohet qytetarëve duke ua bërë me dije se e ka datyrim kushtetuse t’i tbatojë marrëveshjet ndërkombëtare . Askush nuk do ta gjykonte për këtë sepse këtë marrëveshje e kishte të trashëguar , jo që e kishte bërë vet. Duke u bërë më katolik se Papa e solli një situatë ku , përveç Asociacion Zajebnicës po detyroeht ta pranojë edhe vetmenaxhimin dhe shtetin e kishës serbe në Kosovë. Këtyre detyrimeve nuk ka mundësi t’i shmanget , as Albini e as ata që eventualisht do ta trashëgojnë në pushtet . Dikush po thotë se Albini për të mos e zbatuar marrëveshjen kriminale të Brukselit dhe të Ohrit do të jepë dorëheqje . Nuk e besoj në asnjë variant. Por , nëse Bajrami bie në Ramazan , Albini kurrë më nuk do të jetë në krye të Qeverisë , nuk do ta ketë mundësinë e tretë për të udhëhequr qeverinë. Albin kurti është në situatë , jo për t’i penguar dëmet e pashmangshme për Kosovën që dalin nga propozimet e Pesëshes së Madhe , por krejt shkathësia e tij duhet të përqëndrohet që këto dëme të jenë sa më të vogla dhe sa më të përballueshme . Dhe , për këtë duhet të përkrahet për faktin se të gjithë ne , për mosveprim apo veprim të dëmshëm kemi kontribuar  për këtë gjendje. Albin kurti por as edhe të tjerët më nuk mund të luajnë në Kartën e Banjskës , është e djegur tashmë , vet i vumë flakën me mosdije dhe me mburravecëri , në kurriz të atyre që u sakrifikuan. Duhet të largohet retorika e luftës  sepse qyqarët dhe zuzarët nuk e bëjnë këtë , sidomos jo këta “ pllazmakeksat “ e kontrabanduar në LVV –ë. Albini duhet të bëhet i sinqertë para opinionit nëse i duhet përkrahja . E se i duhet përkrahja , madje jetësisht i duhet , kjo nuk diskutohet. Edhe një menaxher i mirë i WC -së publike  është më i sinqertë me klientelën e vet , se që është Albin Kurti me qytetarët e Kosovës, menaxheri i mirë tregon klientelës orarin e punës dhe çmimin për shërbime që ofron ndërsa KM i Kosovës nuk na tregon asgjë , madje as çmimin që duhet ta paguajmë . Nëse vjen puna me  e rrehë pyka –pykën , çmimin nuk do ta paguajnë projugosllavët dhe prosërbët e Albinit që më së shumti thërrasin për luftë por ata që gjithmonë  e dëshmuan gatishmërinë për sdakrificë kur e kërkon atdhe , pavarësisht moshës apo gjendjes shëndetësore që e kanë e që më së shumti po injorohen nga Albini e sidomos nga picimula që aksidentalisht kanë poste që as në ëndërr nuk do i shihnin ! Përkraheni Albinin nëse ai kërkon përkrahje , në të kundërtën përgjegjësia do të bjerë mbi të gjithë . Nuk bëhet opozitarizëm duke shitur dhe shërbyer qershija të pëshurrta por duke mos lejuar që ato qershi të pëshurren .

26 tetor 2023 Prishtinë                                                                                Behxhet Sh. SHALA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura