MR.AVDI GJATA: NJË MENDIM I NEVOJSHËM PËR ҪËSHTJEN SHQIPTARE

Prishtinë, 21. 09. 2015: Nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e deri më tani, asnjëherë nuk është bërë një diferencim “pozitivist” ndërmjet deklaratave e shkrimeve të shqiptarëve që ishin bashkëpunëtor e bashkëautor qeverisës të pushtetit (LKJ-së-LSPP-së e sigurimit) si edhe ndaj punës, qëndrimit e veprimit të tyre. Aktiviteti e puna e tyre a ishin më shumë pozitive apo negative për shqiptarët, si edhe angazhimi e veprimtaria e atyre shqiptarëve që ende pa përfunduar mirë lufta e Dytë Botërore e filluan luftën e armatosur, organizimin e grupeve ilegale kombëtare, kundër shtypjes Serbo-Jugosllave e Bashkimit të Kosovës me Shqiprinë. E gjithë kjo nomenklatur e udhëheqësve shqiptar duke filluar nga KQ i Lidhjes Komuniste e deri në Bashksitë Lokale, përpiqeshin të tregohen sa më shumë jugosllav, Serb, Malazez, Maqedonë, sesa vet serbo jugosllavët që mundoheshin me ia zgjatë sa ma shumë jetën sundimit “vetqeverisës” të satrapit Tito.
Për të dalur më lehtë nga kjo pozitë e gjendje e krijuar sot në Kosovë, duhet që të dy palët të mundohemi të gjejmë një kompromisë të rëndësishëm progresiv që të arrimë me dalë nga kjo katrahurë e rrezikshme.Për të tejkaluar këtë anarki të krijuar nga ne, është obligative që më së pari ta fillojnë e bëjnë ish udhëheqësit shqiptar që ishin në pozita, pasi vepra e puna e tyre e bërë shtatëdhejtvjeçare ishte e gabuar, pasi që nuk arriti t’i përballoi kohës e që zhvesh nga fryma e re e demokracisë të viteve 1981-1990.

Në këtë, njëqind vjetor të shtetit shqiptar dhe në këtë pesëmbdhjetë vjetor të shtetit të Kosovës e që po na shërben tani si një prerje interesante e mjaft e rëndësishme për fushën e studimeve kritike të historisë, sociologjisë e letërsisë, kemi rastin dhe është e nevojshme të veprojmë me një qetësi reale e gjakëftohtësi racionale, për të krijuar një statut apo program kombëtar që do të jetë obligues për të gjithë popullin shqiptar.
Nomenklatura udhëheqëse shqiptare e pozicionuar deri në pozitat më larta të Jugosllavisë, Serbisë, Kosovës e deri në zyret e vendit, duhet ta dinë që tërë këtë pozicionim ia ka bërë të mundëshme, jo dashuria e pushteti sllav, ndaj jush, që ne e dim që pa reshtur trumbetonin e deklaronin se “asnjë shqiptar i shkolluar nuk është i mirë”, përveç atyre shqiptarëve analfabet, por duhet ta dini se bakshish e keni nga Lëvizja Ilegale Kombëtare Shqiptare, pasi që veprimtarinë e saj nuk e ndërpreu në asnjë periudhë të caktuar historike edhe përkundër kushteve dhe rrethanave të rënda që ishin. Gjithashtu, të gjithë ju duhet ta dini se; deri aty keni arritur jo me punën tuaj që ishit kuadra të nevojshëm e profesioanalista, por, për të arritur më lehtë me kontrolluar veprimtarine e ndaluar atdhetare ilegale shqiptare në Kosovë e viset tjera shqiptare në Jugosllavi.

Ani, lëvizja me kohë është pajtuar e pajtohet edhe sot e nesër për të bërat e mira e jo të mira tuajat, gjithashtu edhe për jetesën lluksoze tuajën e të familjeve tuaja, për rrogat e majme po edhe për lluksin e bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Këtë mund ta bëjmë dhe e kemi bërë për të mirën tuaj, tonën e Kosovës, me kusht që ju të deklaroheni publikisht se ne e kemi pasur gabim dhe vetëm ju me djersën e gjakun tuaj, kemi arritur me punuar e me qenë aty ku ishim gjatë këtyre shtatë dekadave historike. E, nëse ju nuk pajtoheni me këtë mendim timin, atëherë më duhet që t’ia bëjë një pyetje sa të thjesht, aq edhe interesante?
Po, sikur të mos ta vazhdonte aktivitetin e rrezistencën aktive pa ndërprerje Lëvizja Ilegale Shqiptar në Jugosllavi, çka do të kishte nevojë të”nderuar”qytetar që pushteti serb t’iu paguente me rroga të majme, me pozita të larta shtetrore në qeveri dhe të shoqëroheshi me ta? Atëherë nëse ky mendimi im nuk qëndron ” na del mendimi tjetër apo e dhëna që nuk është e vërtetë dhe reale se ju e tërë populli shqiptar, paska qenë më i privelegjuar, dhe i barabartë me popujt tjerë Jugosllav.
Për këtë çështje populli shqiptar e ka edhe një mendim të vetin origjinal. “Çka s’ta merr mendja, as në Kuran nuk shkruan”.

Atëherë e vetmja përgjigjje e juaja do të ketë kuptim, nëse e pranoni që Ju dhe puna e juaj atdhetarët të dashur të këtij populli martir na e mundësoj neve që të zëmë pozita dhe vende të rëndësishme në hierarkinë Jugosllave, ku megjithatë edhe ne u munduam me punuar mirë, por me e thënë të vërtetën gati asnjë nga ne nuk kemi besuar që ka mundësi me u shkatrrua Jugosllavia e Titos, si shteti më i privilegjaua në botë. Po qe edhe kjo bëri vaki.

…………………………………………………..

(Ilustrimet i përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura