MYRON C.FAGAN: ILUMINATI DHE KËSHILLI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË(II) FOTO+VIDEO

Pashtriku.org, 31. 05. 2013 – Kush e nxiti dhe e financoi Revolucionin Francez të vitit 1789? Si u zbulua plani i kreut të Iluminatit bavarezë Adam Weishaupt, për organizimin e Revolucionit Francez? Si i planifikonte Iluminati luftërat dhe revolucionet për të shkaktuar themelimin e një qeverie të vetme botërore, të financuar nga Rothschildët? Si e riorganizoi Weishaupti Iluminatin (pas zbulimit të planit të tij për Revolucionin Francvez) në shoqata të fshehta nën maskën e humanizmit etj., për të fshehur veprimtaritë e tyre subversive dhe revolucionare? Si u organizua Iluminati në SHBA përmes studentëve të Adam Weishauptit, Thomas Jeffersonit (themelues i Partisë Demokratike dhe president i 3-të i SHBA-ve) dhe Alexander Hamiltonit? Si e bëri Iluminati bashkimin e grupeve nihiliste dhe ateiste bashkë me të gjithë grupet e tjera subversive në një grup ndërkombëtar të njohur me emërtimin KOMUNISTË, e të cilët do të përdorën për nxitjen e luftërave dhe revolucioneve në të ardhshmen në botë? Si u financuan, (nga fondi i Rothschildëve) Karl Marxi dhe Frederic Engelsi, kur ata shkruan nën udhëheqjen e një grupi të Iluminatit “Kapitalin” dhe “Manifestin e Partisë Komuniste” në Soho të Anglisë? Derisa po shkruhej “Manifesti i Partisë Komuniste”, Profesori Karl Richter i Universitetit të Frankfurtit ishte duke shkruar antitezat (të kundërta me komunizmin) nën drejtimin e një grupi tjetër të Iluminatit, dhe pas vdekjes së prof.Richter këto antiteza i avansoi, filozofi gjerman Friedrich Wilhelm Nietzsche, i cili themeloi Nietzscheanizmin! Si u zhvilluan këto antiteza drejt fashizmit dhe Nazizmit? Si u përzgjodh udhëheqësi revolucionar italian Giuseppe Mazzini nga Iluminati që të drejtonte programin revolucionar anembanë botës? Si u planifikuan tri luftëra botërore dhe revolucione nga gjenerali amerikan Albert Pike (pasuesi i G.Mazzinit), përmes komunizmit, nazizmit, sionizmit politik dhe lëvizjeve të tjera ndërkombëtare?! Cilat ishin shkaqet e vërteta të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore? Si u financua A.Hitleri nga Krupp, Warburgët, Rothschildët, dhe nga bankierë të tjerë ndërkombëtarë, dhe cili ishte qëllimi final i LDB-së? Si është planifikuar Lufta e Tretë Botërore nga agjentë të Iluminatit që veprojnë prapa çfarëdo emri të ri, ndërmjet sionistëve politikë dhe udhëheqësve të botës muslimane – arabe (kujto këtu luftërat që po zhvillohen në shtetet e botës muslimane nga fillimi i vitit 2011 e deri më sot, e që duket se do të kulmojnë me luftën në Iran!)? Në Muzeun Bbritanik në Londër është kataloguar një letër e gjeneralit amerikan Albert Pike që ia shkroi Mazzinit. Cka shkruan Pike në këtë letër? – për këto dhe shumë pyetje tjera, përgjigjet mund t’i gjeni në vazhdimin e dytë, të studimit: “ILUMINATI DHE KËSHILLI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË”, të shkruar nga Myron C.Fagan (31 tetor 1887 – 12 maj 1972), një shkrimtar amerikan (hebre), producent dhe regjisor për film dhe teatër.(Kryeredaktori i pashtriku.org)

*  *  *
21. Le të kthehemi prapa në ditët e Iluminatit. Meqë Britania dhe Franca ishin dy fuqitë më të mëdha botërore në vitet e fundit të shekullit të 18-të, Weishaupti urdhëroi Iluminatin të ndizte luftërat koloniale duke përfshirë Luftën tonë revolucionare, për të dobësuar Perandorinë Britanike dhe për të organizuar Revolucionin Francez që të fillonte në vitin 1789. Megjithatë, një veprim vërtetë i Hyjit, e vuri qeverinë bavareze në zotërim të dëshmisë e cila provoi ekzistencën e Iluminatit, dhe se dëshmia mund ta kishte shpëtuar Francën nëse ata, pra qeveria franceze, nuk do të kishte refuzuar ta besonte atë si provë. Ja se si ndodhi ky veprim i Hyjit. Ishte viti 1784, kur Adam Weishaupti nxori urdhrat e tij për Revolucionin Francez. Një shkrimtar gjerman i quajtur Stefan Zweig (Cvajg), i vendosi ato urdhra në formën e një libri. Ai libër përmbante gjithë historinë e Iluminatit dhe planet e Weishauptit. Një kopje e atij libri iu dërgua Iluminatit në Francë, i kryesuar nga Robespierre, të cilin Weishaupti e kishte deleguar të nxiste Revolucionin Francez. Ndërsa kalëronte përmes Rolestonit, korrieri u godit dhe u vra nga rrufeja në rrugën e tij nga Frankfurti për në Paris. Policia zbuloi dokumentet subversive në trupin e tij dhe i ktheu ato prapa tek autoritetet e duhura. Pas studimit të kujdesshëm të komplotit, qeveria bavareze urdhëroi policinë të bastiste Lozhat e organizuara rishtazi të “Grand Orientit” dhe shtëpitë e bashkëpunëtorëve më me pushtet. Gjithë dëshmia shtesë zbuloi dhe bindi autoritetet, që dokumentet ishin kopje të vërteta të komplotit me anë të të cilave, Iluminati planifikonte të përdorte dhe të vinte në zbatim luftërat dhe revolucionet për të shkaktuar themelimin e një qeverie të vetme botërore, fuqitë e së cilës, ata të kryesuar nga Rothschildët, synonin t‟i rrëmbenin sapo ajo (qeveria) të ishte vendosur saktësisht në linjë me komplotin e OKB-së sot.

……………………………

ADAM WEISHAUPT – THEMELUESI I LËVIZJES ‘ILUMINATËT’
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=1535

*   *  *

22. Në vitin 1785, qeveria bavareze nxori jashtë ligjit Iluminatin dhe mbylli Lozhat e “Grand Orientit”. Në vitin 1786, ata publikuan të gjitha hollësitë e komplotit. Titulli në anglisht i atij botimi është: “Shkrimet origjinale të formacionit dhe të sektit të Iluminatit”. Kopjet e tërë komplotit u dërguan tek të gjithë krerët e kishës dhe të shtetit në Europë. Por pushteti i Iluminatit, i cili është aktualisht pushteti i Rothschildëve, ishte kaq i madh, saqë ky paralajmërim u shpërfill. Prapëseprapë, Iluminati u bë një fjalë e neveritur, dhe ajo lëvizje vazhdoi të vepronte fshehurazi. 
23. Në të njëjtën kohë, Weishaupti urdhëroi Iluminatin të depërtonte në Lozhat e Masonerisë Blu, duke formuar shoqatat e tyre të fshehta brenda gjithë shoqatave të fshehta. Vetëm masonët, të cilët e treguan veten internacionalistë dhe ata, të cilët treguan dhe demonstruan me sjelljen e tyre se kishin dezertuar nga Hyji, u futën në radhët e Iluminatit. Qysh atëherë, komplotistët vunë maskën e filantropisë dhe të humanizmit për të fshehur veprimtaritë e tyre subversive dhe revolucionare. Me qëllim që të depërtonin në Lozhat Masone të Britanisë, Weishaupti ftoi John Robisonin në Europë. Robisoni ishte Mason i shkallës së lartë i “Ritit Skocez.” Ai ishte profesor i filozofisë natyrore në universitetin e Edinburgut. Robisoni nuk e hëngri mashtrimin se objektivi i Iluminatit ishte krijimi i një diktature mirëdashëse, sepse ai i mbajti kaq mirë kundërpërgjigjet e tij brenda vetes, saqë atij iu la në dorë një kopje e komplotit të rishikuar të Adam Weishauptit për studim dhe ruajtje.
24. Duke qenë së krerët e Kishës në Francë e kishin mashtruar veten duke shpërfillur paralajmërimet e dhëna atyre, revolucioni shpërtheu në vitin 1789, siç ishte planifikuar nga Weishaupti. Me qëllim që t’u jepte alarmin qeverive të tjera për rrezikun që u kanosej, në vitin 1798, Robisoni botoi një libër të titulluar “Prova e një komploti për shkatërrimin e të gjitha qeverive dhe organizatave fetare”, por paralajmërimet e tij u shpërfillën pikërisht ashtu si populli ynë amerikan ka shpërfillur të gjitha paralajmërimet rreth OKB-së dhe KMJ-së. Më lejoni të shtoj këtu se, nëse banorët e tokës do t’i vinin veshin fjalës së tij, s’mund të ndodhte gjë prej gjëje; vetëm mendoni! Nëse njerëzit e zakonshëm dëgjuan për Jezu Krishtin dhe refuzuan t‟i mbanin zotimet, nuk do të ekzistonte mbrojtje për këta njerëz të urryer.5
25. Dhe ja diçka që do të tronditë dhe afërmendsh do të inatosë shumë njerëz të cilët e marrin vesh këtë; sepse ekziston prova se Thomas Jeffersoni (president i 3-të i SHBA-ve) dhe Alexander Hamiltoni u bënë studentë të Adam Weishauptit. Jeffersoni ishte njëri prej mbrojtësve më të fuqishëm të Adam Weishauptit, kur ai u nxor jashtë ligjit prej qeverisë bavareze, dhe ishte Jeffersoni ai, i cili futi Iluminatin në lozhat e atëhershme të organizuara rishtazi të “Ritit Skocez” në New England. Ja dhe prova.
26. Në vitin 1789, John Robisoni paralajmëroi të gjithë udhëheqësit masonë në Amerikë, se Iluminati kishte depërtuar në lozhat e tyre, dhe në 19 korrik 1789, David Papen, president i universitetit të Harwardit, lëshoi të njëjtin paralajmërim ndaj klasës së diplomuar studentore dhe u mbajti një leksion atyre se si ndikimi i iluminizmit ishte bërë i ditur mbi politikën dhe sistemin fetar amerikan, dhe në krye të kësaj pune; John Quincy Adams, i cili kishte organizuar lozhat masone në New England, lëshoi paralajmërimin e tij. Ai shkroi tri letra për kolonelin kryemason William Stone, në të cilat ai nxori në shesh se si Jeffersoni po përdorte lozhat masone për qëllimet subversive të Iluminatit. Ato tri letra ndodhen edhe sot e kësaj dite në bibliotekën e sheshit Whiteburgh në Philadelphia. Jeffersoni, themeluesi i Partisë Demokratike, ishte anëtar i Iluminatit, i cili, së paku, i kërkonte pjesërisht llogari atij për gjëndjen e partisë në atë kohë; dhe përmes depërtimit edhe të Partisë Republikane, ne sot nuk kemi asgjë prej gjëje nga amerikanizmi besnik. Dështimi shkatërrimtar në kongresin e Vjenës (v. 1814), i krijuar nga cari i Rusisë, nuk shkatërroi në asnjë mënyrë komplotin e Iluminatit. Ai thjesht u dha mundësi (komplotuesve) që të adoptonin një strategji të re, e cila i dha të kuptojë (Iluminatit) se ideja e Qeverisë së vetme botërore njëherë ishte e vdekur. Rothschildët vendosën se për ta mbajtur komplotin gjallë, ata do të duhej ta mbanin me anë të forcimit të kontrollit të tyre mbi sistemin monetar të kombeve europiane.

27. Më përpara me anë të një dredhie u falsifikua përfundimi i betejës së Watërlosë, sepse Rothschildët kishin përhapur lajmin se Napoleoni kishte pasur një betejë të keqe, gjë që rezultoi në një panik të frikshëm mbi bursat në Angli. Praktikisht të gjitha aksionet në bursë kishin zbritur në zero, kështu që Nathan Rothschildi i bleu të gjitha aksionet për pothuajse 1 penny (1cent ose 1:100 e poundit) me vlerat përkuese të çmimeve në dollar. Ky veprim i dha atij kontroll të plotë mbi ekonominë e Britanisë gati-gati të të gjithë Europës. Kështu, pasi që Kongresi i Vjenës kishte pësuar boomerang (domethënë grusht ballit), Rothschildi e kishte detyruar Britaninë të themelonte një “Bankë të Re të Anglisë”, mbi të cilën ai kishte kontroll absolut, saktësisht ashtu siç më vonë nëpërmjet Jakob Schiffit, ai organizoi “Aktin e Rezervës Federale”, i cili i dha Shtëpisë së Rothschildit një kontroll të fshehtë të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara. Por tani le të mbetemi për një çast në veprimtaritë e Iluminatit në Shtetet e Bashkuara.
28. Në v.1826, njëfarë kapiteni William Morgan, vendosi se ishte detyra e tij të informonte të gjithë masonët dhe publikun e përgjithshëm se çfarë ishte prova e qartë, e cila kishte të bënte me Iluminatin, planet e tyre të fshehta, synimet e paramenduara dhe zbulimin e personave, të cilët ishin kokat drejtuese të komplotit. Menjëherë, Iluminati provoi mungesën e Morganit dhe e fajësoi atë për tradhti. Ata urdhëruan njëfarë Richard Howard, anëtar anglez i Iluminatit, për zbatimin e vendimit të tyre të ekzekutimit për Morganin si tradhtar. Morgani u lajmërua për këtë dhe u përpoq të ikte në Kanada, por Howardi e kapi afër kufirit, për të qënë të saktë afër Niagara George, ku edhe e vrau. Kjo u vërtetua në një deklaratë të bërë nën betim e bërë në New York nga një farë Avery Allen, veprim ku ai dëgjoi Howardin të paraqiste raportin e tij të ekzekutimit në një mbledhje të “Kalorësve Templarë” në hollin e Shën Gjonit, New York. Ai gjithashtu tregoi se si ishin bërë ujditë gjatë kthimit me anije të Howardit për në Angli. Ajo deklaratë është e dokumentuar në arkivat e qytetit të New Yorkut. Shumë pak masonë dhe shumë pak prej publikut të përgjithshëm e dinë mosmiratimin e përgjithshëm mbi atë incident të vrasjes, e cila shkaktoi që përafërsisht gjysma e gjithë masonëve të juridiksionit verior të USA-ve, të shkëputeshin. Kopjet e minutave të mbledhjes së mbajtur për të diskutuar atë çështje, janë akoma në ekzistencë në duart e Iluminatit, për të parandaluar të tilla ngjarje të tmerrshme, që të mos mësohen në shkollat tona.
29. Në fillim të v.1850, Iluminati mbajti një takim sekret në New York, i cili u drejtua nga një iluminat britanik i quajtur Wright. Atyre që ishin të pranishëm iu tregua se Iluminati ishte duke organizuar bashkimin e grupeve nihiliste dhe ateiste bashkë me të gjithë grupet e tjera subversive në një grup ndërkombëtar për t’u njohur si komunistë. Ajo ishte koha kur fjala “komunist” erdhi në ekzistencë dhe u synua që të ishte arma supreme dhe fjala terrorizuese për të frikësuar gjithë botën dhe për t’i shtyrë popujt e terrorizuar drejt planit botëror të Iluminatit. Kjo skemë, pra komunizmi, duhej të përdorej për t’i dhënë mundësi Iluminatit që të nxiste luftërat(6) dhe revolucionet e ardhshme. Clinton Roosevelti, një paraardhës direkt i Franklin Rooseveltit, Horace Greeley dhe Charles Dana, botues të gazetave kryesore të asaj kohe, u emëruan për të kryesuar një komitet që të mblidhte fonde për aventurën e re. Natyrisht, shumica e fondeve u sigurua nga Rothschildët, dhe ky fond u përdor për të financuar Karl Marxin dhe Frederic Engelsin, kur ata shkruan “Kapitalin” dhe “Manifestin Komunist” në Soho, Angli. Dhe ky fakt zbulon qartësisht se komunizmi nuk është një e ashtuquajtur ideologji, por një armë sekrete, një fjalë horrash që i shërben qëllimit të Iluminatit.

30. Në vitin 1830, Adam Wieshaupti vdiq, por përpara vdekjes së tij, ai përgatiti një version të rishikuar të komplotit të vjetër të Iluminatit, i cili nën pseudonime të ndryshne duhej të organizonte financimin, drejtimin dhe kontrollin e të gjitha organizatave ndërkombëtare, si dhe të grupeve ndërkombëtare me anë të punës së agjentëve të tyre në majën e pozicioneve ekzekutive, ashtu si për Shtetet e Bashkuara kemi Wodrow Wilson, Franklin Roosevelt, John Kennedy, Lindon Johnson, Din Rusk, Robert McNamara, Fulbright, George Bush etj, si shembuj kryesorë. Përveç kësaj, ndërsa Karl Marxi ishte duke shkruar “Manifestin Komunist” nën udhëheqjen e një grupi të Iluminatit, profesori Karl Richter i Universitetit të Frankfurtit ishte duke shkruar antitezat nën drejtimin e një grupi tjetër të Iluminatit. Ideja ishte që ata, të cilët drejtonin komplotin botëror të mund të përdornin ndryshimet në ato dy të ashtuquajtura ideologji për t’i dhënë mundësi komplotistëve për t’i ndarë masat gjithnjë në rritje të racës njerëzore në kampe opozitare, kështu që duke ia shpëlarë trurin si fillim, më pas të armatoseshin duke luftuar dhe shkatërruar njëri-tjetrin. Dhe veçanërisht për të shkatërruar institucionet politike dhe fetare. Vepra Richter filloi me atë vetë dhe u vazhdua pas vdekjes së tij nga i ashtuquajturi filozofi gjerman Friedrich Wilhelm Nietzsche, i cili themeloi Nietzscheanizmin. Ky Nietzscheanizëm më vonë u zhvillua drejt fashizmit dhe më pas drejt Nazizmit dhe u përdor për të nxitur Luftën e Parë Botërore.
31. Në vitin 1834, udhëheqësi revolucionar italian Giuseppe Mazzini u përzgjodh nga Iluminati që të drejtonte programin revolucionar anembanë botës. Ai shërbeu në atë caktim derisa vdiq në vitin 1872, por disa vjet para se të vdiste, Mazzini kishte joshur një gjeneral amerikan të quajtur Albert Pike drejt Iluminatit. Pike u tërhoq nga ideja e një qeverie të vetme botërore dhe përfundimisht u bë kreu i këtij komploti luciferian. Midis viteve 1859-1871, Pike, shtjelloi një projekt ushtarak për tri luftëra botërore dhe revolucione të ndryshme anembanë botës, për të cilat ai mendoi se do ta shpejtonin komplotin drejt etapës së tij finale në shekullin e 20-të. Përsëri dua t’ju sjell ndër mend se këta komplotistë nuk u shqetësuan kurrë për sukses të menjëhershëm. Ata vepruan mbi një synim me rreze të largët. Pike bëri pjesën më të madhe të punës së tij në shtëpinë e vet në Little Rock, Arkansas. Por pak vite më vonë, kur lozhat iluminate të Grand Orientit u bënë të dyshimta dhe të kundërshtuara për shkak të veprimeve revolucionare të Mazzinit në Europë, Pike organizoi atë çfarë ai e quajti “E drejta Paladiane e Athinasë së Re dhe të Reformuar.” Ai ngriti tri këshilla supremë; një në Charlestown, Karolina e Jugut; një në Romë, Itali, dhe një të tretë në Berlin, Gjermani. Ai kishte 23 këshilla të dorës së dytë të themeluara nga Mazzini anembanë botës. Këto kishin shtabet sekrete të Lëvizjes Botërore Revolucionare qysh atëhere.
32. Kohë përpara, Marconi shpiku radion, dhe shkencëtarët tek Iluminati gjetën mjetet për Piken dhe për krerët e këshillave të tij për të komunikuar fshehurazi. Ishte zbulimi i asaj fshehtësie, ajo që u mundësoi oficerëve të zbulimit sa qartazi incidente të palidhura (në dukje); të tilla si vrasja e një princi austriak në Serbi, ndodhën njëkohësisht anembanë botës, të cilat zhvilloheshin drejt një lufte ose drejt një revolucioni. Plani i Pikes ishte aq i thjeshtë, sa edhe rezultativ kur u provua. Ky plan i kërkonte komunizmit, nazizmit, sionizmit politik dhe lëvizjeve të tjera ndërkombëtare, të ishin të organizuara dhe të nxitnin tri luftëra botërore gjthëpërfshirëse dhe së paku dy revolucione kryesore.
33. Lufta e Parë Botërore duhej sa për t’i mundësuar Iluminatit që të shkatërronte carizmin në Rusi, ashtu siç u betua Nathan Rothschildi, pasi cari e kishte siluruar planin e tij në kongresin e Vjenës, dhe për ta transformuar Rusinë në një fortesë të komunizmit ateist. Mosmarrveshjet e nxitura nga agjentët e Iluminatit ndërmjet perandorive Britanike dhe Gjermane duheshin përdorur për të nxitur këtë luftë. Pasi lufta të kishte mbaruar, komunizmi duhej ngritur dhe përdorur për të shkatërruar qeveritë e tjera dhe sistemet fetare të dobësuara.
34. Lufta e Dytë Botërore, kur dhe meqenëse duhej patjetër, u nxit nga shfrytëzimi i polemikave midis fashistëve dhe sionistëve politikë, dhe këtu është për t’u përmëndur se Adolph Hitleri, u financua nga Krupp, Warburgët, Rothschildët, dhe nga bankierë të tjerë ndërkombëtarë, dhe ajo masakra 6 milion judenjve e (7) supozuar nga Hitleri nuk i shqetësoi fare bankierët ndërkombëtarë. Ajo masakër ishte e domosdoshme me qëllim që të krijonte urrejtjen mbarëbotërore ndaj popullit gjerman dhe kështu të shkaktonte luftë kundër tyre. Me pak fjalë, ajo Luftë e Dytë Botërore duhej për të luftuar dhe shkatërruar nazizmin, dhe për rritjen e pushtetit të sionizmit politik, që kështu të mund të themelohej shteti i Izraelit në Palestinë.
35. “Por na e kanë paguar, edhe pse ne kemi flijuar shumë (veta) nga populli ynë, secila viktimë nga pala jonë, në sytë e Hyjit, është e vlefshme me një mijë (1:1000) nga ato të kombeve.” – Nga Protokollet e Pleqve të Ditur të Sionit.
36. Gjatë asaj Lufte të Dytë Botërore, komunizmi ndërkombëtar duhej ngritur derisa ai të barazohej në fuqi me atë të Krishterimit të bashkuar. Kur ai të arrinte atë pikë, duhej frenuar dhe mbajtur nën kontrollin e duhur dhe më vonë të kërkohej për kataklizmën përfundimtare shoqërore. Siç e dimë tashmë, Roosevelti, Churchilli dhe Stalini, vendosën atë politikë ekzakte në veprim, por edhe Trumani, Eisenhoweri, Kennedy, Johnsoni, dhe George Bushi vazhduan të njëjtën politikë ekzakte.
37.  Lufta e Tretë Botërore duhej nxitur me anë të agjentëve të Iluminatit që veprojnë prapa çfarëdo emri të ri, duke nxitur të ashtuquajturat polemika ndërmjet sionistëve politikë dhe udhëheqësve të botës muslimane. Ajo luftë është ose duhet drejtuar në një mënyrë të atillë, që të gjithë ata të islamit dhe sionizmit, duhet të shkatërrojnë njëri-tjetrin në të njëjtën kohë, kurse kombet e mbetura, edhe një herë më shumë të ndara mbi këtë çështje, do të jenë të detyruar të luftojnë midis tyre në një gjendje rraskapitjeje të plotë në aspektin fizik, mendor, shpirtëror dhe ekonomik.
38. Mirëpo, një person që mendon, a mundet të dyshoj se intriga që tani vazhdon në Lindjen e Afërt, të Mesme dhe të Largët, të jetë se është projektuar për të përmbushur këtë synim satanik? Vetë Pike e tha gjithë këtë në një njoftim, të cilin ia bëri Mazzinit më 15 gusht 1871. Albert Pike deklaroi se pasi Lufta e Tretë Botërore të ketë mbaruar, ata të cilët do të synojnë sundimin e pakundërshtueshëm botëror, do të provokojnë kataklizmën më të madhe shoqërore që bota ka njohur ndonjëherë. Duke cituar fjalët e tij të marra nga letra që ia shkroi Mazzinit, letër e cila tani është e kataloguar në Muzeun Britanik në London, Angli, ai tha:
39. “Ne do të lirojmë nga zinxhirët nihilistët dhe ateistët, dhe do të provokojmë një kataklizmë të madhe shoqërore, e cila në gjithë llahtarinë e vet do t’u tregojë qartësisht gjithë kombeve, efektin e ateizmit absolut, prejardhjen e barbarisë dhe trazirës më të përgjakshme. Pastaj, njerëzit do të detyrohen të mbrojnë vetveten kundrejt pakicës botërore të revolucionarëve botërorë dhe më pas do t’i shkatërrojnë ata rrënues të qytetërimit, si dhe turmat e zhgënjyera me krishterimin, fryma e të cilit nga ai çast do të jetë pa drejtim dhe udhëheqje dhe në ankth për një ideal, por duke mos pasur dijeni se ku ta çojë adhurimin e vet, do të marrin dritën e vërtetë prej manifestimit universal të doktrinës së pastër të Luciferit, përfundimisht e nxjerrë në vështrimin publik. Një manifestim, i cili do të rrjedhë nga një lëvizje e përgjithshme kundërvepruese, e cila do të vijë pas shkatërrimit të krishterimit dhe ateizmit, që të dy të mposhtur dhe të shfarosur në të njëjtën kohë.”

( VIJON… )

……………………………………………..

The Illuminati Exposed – Myron Fagan – 1967 – part 3/9

The Illuminati Exposed – Myron Fagan – 1967 – part 4/9

===========================

– PJESA E PARË –
MYRON C.FAGAN: ILUMINATI DHE KËSHILLI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË(I)
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=1659

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura