NDЁRROI JETЁ DREJTORI I RKL-ës, PROFESOR AHMET QERIQI

Në moshën 79 vjeçare ndërroi jetë drejtori i Radios-Kosova e Lirë, profesor, Ahmet Qeriqi

Sot, në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, ndërroi jetë, drejtori i Radios-Kosova e Lirë, profesor, Ahmet Qeriqi.

Ahmet Qeriqi, ka lindur në Krojmir të Drenicës jugore më 24 dhjetor 1946, ishte një figurë e njohur e veprimtarisë kombëtare. Ai e përfundoi shkollën fillore në vendlindje dhe vijoi studimet në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë. Pasi u arrestua dhe u dënua në vitin 1965 për propagandë armiqësore, ai u përjashtua nga shkolla dhe kaloi nëpër periudha të vështira, duke përfshirë shërbimin ushtarak dhe studimet universitare.

Ahmet Qeriqi ishte aktiv në veprimtari ilegale që nga vitet 1960, duke bashkëpunuar me figura të tjera të njohura të kohës, përfshirë formimin e Organizatës për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar. Ai mori pjesë në demonstratat e vitit 1981 dhe vuajti dënime të shumta për veprimtari politike dhe propagandë armiqësore, duke kaluar një periudhë të gjatë në burgje të ndryshme të Jugosllavisë.

Përveç angazhimeve politike dhe edukative, Ahmet Qeriqi kontribuoi në organizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ku nga Shtabi i Përgjithshëm u caktua përgjegjës i Radio Kosova e Lirë dhe e udhëhoqi me përkushtim pas luftës e deri në ditën e vdekjes së tij.

Ahmet Qeriqi është autor i dhjetra veprave, qindra analizave, komenteve e shkrime të ndryshme.

Ahmet Qeriqi ndërroi jetë më 7 mars 2025, duke lënë pas një trashëgimi të madhe kombetare, letrare, publicisike, krijuese,..

Varrimi i profesor Ahmet Qeriqit bëhet sot 7 mars 2025, në ora 15:00 ne varrezat e Lagjes Qeriqi, në Krojmir të Drenicës.

Total
0
Shares
1 comments
  1. AHMET QERIQIT
    KRIJIMTARI AHMET QERIQI KALOJË NËN PËRJETËSIE,
    FLIJIMTARI NA PËRLIGJI TEK VATËROJË VËRTETËSIE,
    NGA ISTIKAMET LUFTËS DUKE RINGRITUR ZËRI LIRISË,
    NA SHNDRITKA FUTËS DUKE RILINDUR NDERI I ILIRISË.

    RINGRITI THIRRJEN ME ZËRIN LIRISË BASHKË TV DIELLI,
    RILINDI SHTRIRJEN NDERIN ILIRISË ASHKË TREVE QIELLI,
    TERË JETËN 79 VJEÇARE IA KUSHTOJË LIRISË ATDHEUT,
    PËR T’VËRTETËN TË RËNDË KUSHTROJË ILIRISË ATKREUT.

    DUKE PËRJETUAR BURGJE KRIMINALE SERBOJUGOSLLAVE,
    KUKE TËRBUAR MURGJE SHFRIMIGALE VËRBOTUGOSHKAVE,
    ZËRI SHQIPTARISË DUKE JEHUAR TERË E GJERË BOTËKOTËS,
    NDERI SHKRIPKAVRRISË DUKE RIZGJUAR GJERË GOLGOTËS.

    NGA MAJA BJESHKË BERISHËS THIRRJA OUUU, ZËRI I LIRISË,
    RRMAJA KRESHKË TË GRISHËS SHTRIRJA TERË SHQIPTARISË,
    NDËR ISTIKAME TË LUFTËS THIRRJA OU HEJ, ZËRI I ATDHEUT,
    TERË SHNDRITI DAMET E FUTËS SHTRIRJA O, NDERI ATKREUT.

    “THIRRJA ZËRI I ATDHEUT OREEE HEJ, THIRRJA ZËRI ATDHEUT,”
    SHTRIRJA NDËRI I ATKREUT OUUU, SHTRIRJA NDERI I ATKREUT,
    QË PAS SHEKUJ E SHEKUJ NA RIGUFOJË KRYELEGJENDA JONË,
    E QAS TEMPUJ, TEMPUJ TRIUMFOJË HYREGJENDA NËNË ZONË.

    ANËMBANË GOLGOTËS QË JEHOJË ZËRI I LIRISË NË TV DIELLI,
    ZANEMZANË BOTËKOTËS QEROJË NDERI ILIRISË TREVE QIELLI,
    RINGRITJA RROKULL GLOBIT OR, ZËRI TERË SHNDRITKAVRRISË,
    RILINDJA POPULL KOMBIT HEEEJ, TERË GJERË E SHQIPTARISË!.
    MERGATA SHQIPTARE: SELMAN DERVISHI-MANI NEW JERSEY USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura