NË 57 VJETORIN E LINDJES, TË NDRIÇOHET VRASJA ENIGMATIKE E BEHAJDIN ALLAQIT

Pashtriku, 2 Prill 2020: Në 57 vjetorin e lindjes, duam një varr për ish drejtuesin e Lëvizjes, Behajdin Allaqin!
Nga Ramadan Pllana
Tani, kur me të drejtë flitet, shkruhet e kërkohet ndriçimi i vrasjes enigmatike të Behajdin Allaqit, mendoj se ka ardhur çasti kur e vërteta duhet të dalë në shesh. Natyrisht që edhe unë jam interesuar dhe kam diskutuar me shokë e miq për fatin tragjik të këtij bashkëveprimtari të denjë të çështjes sonë kombëtare, ndër ta me Destan Hajdinin, ish arsimtar i heroit kombëtar Ismet Jashari – Kumanova, me Murat Jasharin, vëllaun e heroit, Ismet Jashari- Kumanova, me bashkveprimtarin Murat Bytyqi e me disa të tjerë… Me brengat e përbashkëta për ta ndriçuar vdekjen enigmatike të tij, në radhë të parë kam biseduar me Binak Berishën, si afërm i tij, dhe kemi shtruar këtë pyetje parimore: FAMILJARËT, MIQTË DHE SHOKËT E BEHAJDIN ALLAQIT DUAN TË DINË TË VËRTETËN SE, NË Ã’ÂªFARË RRETHANASH U VRA AI, DHE KU E KA VARRIN?!

(…)
Me gjerësisht lexoni këtu:
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=5174

***
BEHAJDIN ALLAQI – LUFTËTARI I LIRISË – TË CILIT I MUNGON VENDI I RËNIES DHE VARRI I TIJ!
Nga Binak Berisha

Në fillim të qershorit, sipas konsultimeve të shokëve kontributi i tij (Behajdin Allaqit) ishte i nevojshëm në vijat e frontit dhe për këtë gjë ai shkon për t’u takuar me shokët. Më 11 qershor 1998, nga Shtabi i Drenocit, Behajdin Allaqi niset me disa përfaqësues të SHP të UÇK-së (me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin – sh.b) për në selinë e SHP në Drenicë. Dhe, nga data 11 qershor 1998, familjes Allaqi dhe shokëve të Behajdinit do t´i mungoj jo vetëm informacioni por edhe vendi i rënjes së tij, do t´í mungoj jo vetëm vendi i rënjes por edhe varri i tij dhe në fund do t´i mungoj edhe dëshmori. Prej asaj dite (11 qershor) nuk dihet mirëfilli se a ka arritur Behajdini në SHP të UÇK-së, apo gjatë rrugës është përleshur me forcat pushtuese serbe!
(…)
Me gjerësisht lexoni këtu;
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=5143
***

DUAM NJË VARR PËR BEHAJDIN ALLAQIN
Nga Sheradin Berisha

Në 57 vjetorin e lindjes së Behajdin Allaqit (*) (07.04.1963 – ?.?.1998), nga anëtarët e Shtabi Lokal të UÒªK-së në Drenoc: Isuf Gashi, Bedri Zyberaj, Selim Krasniqi…, kërkojmë të dëshmojnë për rrethanat e ndalimit dhe keqtrajtimit të Behajdin Allaqit gjatë qëndrimit në Drenoc. Me këtë rast edhe nga anëtarët e SHP të UÒªK-së: Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Ramë Buja, Sokol Bashota, Hashim Thaçi, Kadri Veseli…, kërkojmë ndriçimin e rrethanave të ekzekutimit dhe zhdukjes pa gjurmë të Behajdinit, pastaj vendin ku u groposën eshtrat e tij, në mënyrë që të kemi një varr, ku mund të përkujtohet e nderohet nga familjarët dhe gjithë shqiptarët!
———
(*) Behajdin Allaqi në fund të viteve ’80-të, ishte njëri nga tre udhëheqësit kryesor të LPRK-së (OMLK-së) bashkë me Fadil Vatën dhe Afrim Zhitinë.

Behajdin Allaqi (07.04.1963 – ?.?.1998)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura