NË ÇDO FUÇI NAFTE QË VIDHET, POSHËTROHET MORALI SHQIPTAR!

NË ÇDO FUÇI NAFTE QË VIDHET, POSHËTROHET MORALI SHQIPTAR!

“Forca gjithnjë i tërheq njerëzit me moral të ulët.” Albert Einstein

Nga Ahmet Çollaku, intervistë me Prof. Dr. Fatmir Shehu

NAFTA JONË ËSHTË LËNDË ENERGJITIKE DHE MAGJIKE QË MBAN NË KRYE KËTË SISTEM TË KORRUPTUAR; SIKUR NE NAFTETARËT TA “PRONESOJMË NAFTEN”, DO BIEN TË GJITHË MASHTRUESIT VENDAS DHE TË HUAJ, NGA ATA TË PARËT DERI TE KËTA TË FUNDIT, ME ÇALLME DHE BREKUSHE TË GJATA…!

KY ËSHTË NËNTEKSTI I KËSAJ INTERVISTE TË GJATË ME PERSONALITETIN E VEÇANTË SHKENCOR DHE INTELEKTUAL, PROF. DR. FATMIR SHEHU.

Flet Prof. Dr. Fatmir Shehu, ish-Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të naftës: Ju rrëfej historinë e artë të naftës shqiptare

Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Naftës: Ju rrëfej historinë e arit të zi në Shqipëri. Industria e naftës ishte me cikël plotësisht të mbyllur dhe e pajisur me sonda me kapacitete deri në 7 mijë metra thellësi, ku punonin rreth 30 mijë puntorë, 1400 specialistë të lartë, 5000 specialistë të mesëm. U zbuluan mbi 14 vendburime nafte dhe gazi, rreth 400 milionë ton rezerva gjeologjike nafte dhe rreth 80 milionë ton rezerva industrial nafte.

– Në viti 1965 u ngrit dhe funksionoi Instituti i Studimeve dhe projektimeve për naftë dhe gas në Kuçovë dhe më vonë në vitin 1970, u trasferua në Fier.

– Nafta kish ndërmarje të posaçme të paisura me specialisët dhe gjithë sondat me kapacitete të duhura, të afta që të përballonin thellësi deri në 7 mijë metra.

– Në vitin 1987, u vu në punë Rafinerija e Ballshit, e cila u quajt Uzina e Përpunimit të thellë të naftës me kapacitet përpunimi deri në 1.5 milion ton në vit.

Intervistoi: Ahmet Çollaku

Shqipëria është prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkanin Perëndimor sipas Institutit të Energjisë për Evropën Juglindore. Shoqata Shqiptare e Energjisë vlerëson se vendi ka rezerva relativisht të larta nafte deri 400 milionë tonë. Puna e mirëfilltë shkencore ka nisur pas krijimit të shtetit të ri shqiptar që në vitin 1913. Ishin italianët ata që regjistruan daljet e naftës në perëndim të Kuçovës, në Selenicë, në Patos. Viti 1925 shënoi edhe zgjimin e interesit të kompanive europiane për arin e zi në Shqipëri, ku në formën e koncesioneve ata nxorën naftë e gaz nga Tepelena, Memaliaj e deri në Shkumbin. Në vitet 1950, prodhimi i naftës u rrit së tepërmi. Gjatë kësaj periudhe u ndërtua edhe kantieri i Patosit dhe deri në vitet 1970–75 u zbuluan mjaft vendburime nafte, tashmë nga shqiptarët. Prodhimi maksimal në vendin tonë u arrit në vitin 1974 prej afërsisht 2 milionë e 100 mijë tonë në vit. Ndërkohë që më 22 gusht të këtij viti erdhi edhe lajmi që në zonën e Shpiragut është arritur të preket naftë në thellësinë 6,2 kilometra. Analizat tregojnë se produkti është i një cilësie premium. Por më saktë për naftën do mësoni në 12 përgjigje dhënë nga Prof. Dr. Fatmir Shehu, një nga njohësit më të mirë të kësaj pasurie shqiptare.

-Ju vini nga nafta , pa dyshim keni shumë nostalgji për të, mund të më thoni, ku e keni kontributin tuaj personal më të madh?

Ka shumë që vinë nga nafta , se nafta para viteve 1990 kishte një ushtri të tërë naftëtarësh të organizuar në kombinate, në ndërmarje të spcializuara në shërbime shkencore dhe teknike. Nafta ishte një entitet shumë i organizuar që nga kërkimet për naftë dhe gas në gjithë teritorin dhe ujrat detare të Shqipërise , ku fillimisht, aty nga viti 1950 deri në vitin 1960 , u angazhuan ekipe gjeologjike të ish BRSS dhe më vonë, mbas largimit të tyre për arsye politike , punonin byrotë gjeologjike të ndërmarjeve të shpim- kërkimit , bëheshin analizat stratigrafike, mineralogjike dhe gjeokimike, karotazhet e thellësisë si ai elektrik, induktiv , polarizimi spontan, gazokarrotazhi etj. Nga viti 1965 u ngrit dhe funksionoi edhe Instituti i studimeve dhe projektimeve për naftë dhe gas që e filloi punën në Kuçovë dhe më vonë në vitin 1970, u trasferua në Fier. Ky institut ishte i angazhuar me rilevimet gjeologjike, studimet komplekse stratigrafike, mineralogjike dhe gjeokimike si dhe me studime , përgjithësime dhe projektime të puseve të kërkimit për naftë dhe gas. Po kështu, në fushën e kërkim zbulimit të naftës dhe gazit, ishte angazhuar ndërmarja sejsmike, e cila kryente një sërë metodash kërkimi si sejsmikën, gravimetrinë , elektrometrinë etj e paisur specialistët përkatës, fizikant, matematicien dhe gjeofizik dhe me makinën elektronike me programet përkatëse, që i duheshin përpunimit të materialit fushor.

Për të realizuar projektet që bëheshin për shpimin e puseve të thellë dhe shumë të thellë, kryesisht për kërkime, nafta kish ndërmarje të posaçme të paisura me specialist dhe gjithë sondat me kapacitete të duhura, të afta që të përballonin thellësi deri në 7 mije metra.

Po ashtu, kishte një ndërmarje të specializuar e paisur me një park të madh sondash , që të realizonte shpimin e puseve të shfrytëzimit , sipas rrjetit të përcaktuar nga studimet dhe projektimet, që bëheshin për shfrytëzimin e vëndburimeve të naftës dhe gazit si atyre të rinjë , të sapo zbuluara, ashtu dhe vëndburimeve ekzistuese gjatë periudhave të ndryshme të shfrytëzimit të tyre, me qëllim kryesor që çdo vëndburim të shfrytëzohej në mënyrë racionale dhe jo në mënyrë barbare siç po shofim se po bëhet mbas viteve 1990.

Po ashtu, industria e naftës, kishte një numër të nevojshëm ndërmarjesh që ishin të specializuara për të kryer punët që kishin të bënin me remontin e makinerive dhe paisjeve, elektrik – telefonave, me trasportin e personelit dhe të materialeve, me trasportin e naftës dhe gazit, me përpunimin e naftës, me ndërtimin e rrugëve dhe bazamenteve dhe të ndërtimeve të nevojshme industrial etj. Për të realizuar përpunimin e naftës, në tërë sasinë e saj të prodhimit në vënd, u ngritën dora- dorës një sërë rafinerish, që realizonin totalisht përpunimin e naftës, që prodhonte vëndi dhe në vitin 1987, u vu në punë Rafinerija e Ballshit, e cila u quajt Uzina e Përpunimit të thellë të naftës me kapacitet përpunimi deri në 1.5 milion ton në vit.

Këtu s’do lënë pa përmandur sistemin mirë të organizuar, të përgatitjes dhe kualifikimit të specialistëve, që nga shkolla të mesme teknike ashtu dhe degë të specializuara në Universitetin e Tiranës. Kish dhe kurse kualifikimi pasuniversitare që bëheshin në mënyrë të programuar, për të ngritur nivelin e specialistëve në nivelin bashkëkohor të diturive. Po ashtu organizoheshin kurse të gjuhëve të huaja, sesione tekniko-shkencore, mbrojtje disertacione etj.

Siç del nga ky parashtrim, Industria e naftës ishte me cikël plotësisht të mbyllur, pronë shtetërore dhe e aftë që të realizonte të gjitha detyrat që kish brënda ciklit të sajë.

Ksisoj, pak a shumë dhamë gjëndjen Industrisë së naftës në Shqipëri, para vitit 1990. Ishte një industri gjigande, ku punonin rrth 30 mijë puntor, 1400 specialist të lartë, 5000 specialist të mesëm , e cila realizoi zbulimin e mbi 14 vendburimeve nafte dhe gazi , rreth 400 milion ton rezerva gjeologjike nafte dhe rreth 80 milion ton rezerva industrial nafte , si dhe rreth 400 bilion normal metro kub rezerva gjeologjike gazi. Arriti të shpoi puse me thellësi deri 6700 m që janë realizime nga me të komplikuara të praktikës njërëzore ; arriti një prodhim nafte rreth 2.4 milion ton ne vit dhe një prodhim gazi, rreth një miliard normal m3, që jane ekujvalent me një million ton naftë.

Me qënë se më pyete se ku e kame kontributin tim personal, mund të them në mënyrë të përmbledhur. Unë që në fillim të karierës time si specialis, u sngazhova në anët teknologjike të procesit të shpimit dhe jo në inxhinerigun e tijë, që mendoj se nuk është ndonjë problem i komplikuar. Kësisoj, të zgjedhësh sondën, të llogaritësh kollonat e shpimit dhe të rrethimit, të zgjedhësh daltën apo kompozimin e instrumentit të shpimit etj nuk janë problem shumë të komplikuara inxhinerike. Probleme nga më të komplikuarit në teknologjinë e shpimit , sidomos të puseve të thellë e shumë të thellë, është ruajtja e ekujlibrit shtresë -pus gjatë procesit të shpimit , sepse mungesa e tijë, të çonë në avari të rënda si: fontana të hapura naftë- gas-uji veç e veç apo së bashku një kohësisht, humbje qarkullimi yë lëngut larës me pasoja katastrofike , bllokime te instrumentit të shpimit etj që janë avari kostoze dhe me pasoja të rënda ekonomike, ambientale dhe njërëzore .Po ashtu nje nga problemet më të komplikuara të teknologjise së shpimit , është dhe zgjedhja e tipit dhe parametrave fiziko kimik të lëngut larës dhe mirëmbajtja e tijë. Me zgjedhje, kuptojmë që lëngu larës të ketë një kompabilitet ( shkueshmëri ) me formacionet që shpohen, si me ato që ekspozohen në procesin e shpimt, ashtu dhe gjatë shpimit të shtresave produktive naftë gas mbajtëse, duke parandaluar fëlliqjen e tyre.

Shpimi i puseve të thellë në vendin tonë të rendit të thellësive 4 ,5 , 6 dhe 7 km thellë , kanë pasur si mbeshtetje shkencore konceptet teknologjike qe u përpunuan në kohën e duhur dhe në cilsinë e duhur . Pa zgjidhjen e problemeve teknologjike të mirëfillta që kishin të bënin me ekujlibrin shtresë- pus , me lëngun larës adekuat etj as që mund të bëheshin fjalë realizimi I puseve me këto thekllësi.Duuhet thënë se u bënë tentative të shpimiytë puseve të thelle ne citet 1970 ku u projektua pusi Divjaka-29 me thellësi deri 4000m dhe faktikish nuk aarriti ta realizonte thellësine e projketuar sepse Akoma nuk ishin futir metodat e dedektimit dhe vlerësimit të presioniot të shtresës si d-exp. dk-exponenti , sigma logu. metodat e karrotazhit si induktivi, elektrometria e tj Në këtë drejtim pavarsisht se unë kamë pasur rolin e drejtuesit shkencor pse jo dhe administrative (studimet që kamë bërë unë për zgjidhjen e problemeve teknologjike, janë realizuar para projektimit dhe shpimit të këtyre puseve të thellë , studime të cilat gjënden në arshivën e Industrisë së Naftës), në këto fusha kam bashkëpunuar me sukses me specialistë të shquar të shpimit, të cilët mendoj t’i përmënd me respekt si : Prof.Dr. Ilir Bano, Ing. Ing Bashkim Mane, Ing. Novrus Limaj, Ing. Vlashi Fili, Ing Tahir Çuni, Ing.Moisi Bitri, Ing.Rikard Shllaku, Ing. Selim Molla, Ing. Dhimo Gjika, Ing. Savo Xani etj, dhe mjaft specialistë të tjerë të lartë e të mesëm që me punën e tyre të kujdesshme ndihmuan në aplikimin e elementëve të nevojshëm teknologjik në procesin e shpimit të puseve . Kësisoj Specialiteti i shpimit të puseve të thellë, sidomos shumë të thellë , kaloi në mënyrë të vrullshme nga inxhineringu në Teknologji, që është faza e maturimit të një Specialiteti.

Siç thashë, si specialit, u investova posaçërisht në zgjidhjen e problemeve teknologjike të shpimit. Unë një pjesë të jetës time aktive, e kam pasur dhe si menaxher si: shef kabineti, shef i Sektorit shkencor të shpimit, antar i Komisarjati të Posaçëm të Naftës, Drejtor i Përgjithshëm i Naftës në Ministrinë e Industri Minierave, Zv.Ministër i Ministrise Energjitike dhe Drejtor i Institutit të Teknologjise së Naftës të cilin kam bërë shumë përpjekje për ta ngritur dhe arrita me mbështetjen e personaliteteve më të larta të kohës dhe e ngrita. Gjatë periudhës së punës time, si menaxher, objektivi im kryesor ka qënë futja e sa më shumë koncepteve të disiplinave të shkencave ekzakte në Industrinë e Naftës si: fizika, matematika , kimija duke rekrutuar specialistët më të mirë jo vetem të profilit të naftës, por dhe me shumicë të profilit të shkencave ekzakte. Shumë fizikanë (rreth 36) punuan në sejsmik, në karrotazhin e thellësisë në fushën e teknollogjisë. Po ashtu u punësuan kimista, matematicien nga më të mirët. Këta specialistë të shkencave bazë, në bashkëpunim me specialistat me profil nafte, krijuan një sinergji të veçantë në zhvillimin e mendimit dhe interpretimit shkencor të fenomeneve në këtë industri shumë të komplikuar. Po kështu i kam kushtuar një rëndësi shumë të madhe, paisjes me aparatura moderne të laboratorëve shkencor, por dhe të sondave të shpimit në mënyrë që të merreshin të dhëna bazë sa më të sakta.

Këtu mund të them se, gjatë periudhës që kam qënë në drejtimin e Industrisë së naftës, nga viti 1978 deri në vitin 1982 inkluziv, industria e naftës ka realizuar prodhimin më të madh industrial (naftë plus gaz baras nafte ekujvalent) gjatë gjithë rreth një shekulli të ekzistencës së sajë. Po kështu mund të them për realitet, se për shpimin e pusit Delvina Nr-9, që zbuloi vëndburimin e Delvinës, unë si Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të naftës, në Ministrinë e Industri Minierave, vura veton për aprovimin e shpimit të këtij pusi. Kjo sepse, duke filluar nga Instituti i Naftës, Drejtoria e Kërkimeve në Patos, nuk ishin dakort për shpimin e tij. Edhe më të shumtit e autorëve të projektit të pusit Del-9, si dhe më të shumtit e specialistëve të Drejtorisë së Përgjidhshme të Naftës në Ministrinë e Industri Minierave , nuk ishin dakort për shpimin e këtij pusi. Unë vura veton i mbështetur në materialet që kisha lexuar, në bindjet që kisha krijuar nga studimet e materialeve gjeologjike që ekzistonin për këtë rajon, si dhe në bazë të diskutimeve paraprake që kisha bërë më kryeautorin Prof.Dr, Engjëll Përrenjasi një gjeolog pasionat ( i cili pasi u vërtetua pozitiviteti i pusit Del-9, mbasi përfundoi shpimin , më la një përkushtim për rolin tim në miratimin për shpim të pusit Delvina -9, të cilin përkushtim e ruaj me respekt ). Po ashtu , ndihmë të madhe më dhanë në marrjen e këtij vendimi tepër delikat për mua edhe diskutimet jo të pakta me Ing Gjeolog Luç Pleqi dhe Ing , Hilmi Halimi, që ishin sinjor inxhinera me përvojë të madhe në fushën e gjeologjisë së naftës.

– Industria e naftës ishte me cikël plotësisht të mbyllur, pronë shtetërore dhe e aftë që të realizonte të gjitha detyrat që kish brënda ciklit të saj.

– Ishte një industri gjigande, ku punonin rreth 30 mijë puntor, 1400 specialist të lartë, 5000 specialist të mesëm

– U zbuluan  mbi 14 vendburime nafte dhe gazi , rreth 400 milion ton rezerva gjeologjike nafte dhe rreth 80 milion ton rezerva industrial nafte

Po kështu kam dhënë leksione në Universitetin e Tiranës si pedagog i jashtëm për një periudhë të gjatë që nga viti 1970 deri 1990 si dhe kam marrë pjesë si bashkautor për tekstet mësimore të këtij Universiteti në lidhje me lëngjet larëse etj .Kam shkruar mbi 6 libra dhe monografi, kam përgatitur 166 studime që janë arshivuar në Fondin e Industrisë së naftës, kam përpiluar në grup shumë projekte shpimi, sidomos të puseve më të thellë të vëndit si të : Ardënicës -18 (6700m), Frakulla-55 (5100m), Sqepuri-6( 5300m, Dumre-7 (6119m) etj ku unë jam anagzhuar me problemet teknologjike. Kam përpiluar për herë të parë nga ana e specialistëve shqiptar si dhe kam marrë pjesë direkt në realizimin e tyre të mbi 10 puseve horizontal me kënde deri 90 gradë dhe lateral rreth 800m në vëndburimin karbonatik të Visokës. Kam botuar mbi 74 artikuj në revistat shkencore të vëndit dhe 9 artikuj në revista të huaja , kam botur duke filluar nga viti 1965, 128 artikuj në Gazeta të ndryshme të vëndit ku kam trajtuar probleme të industrisë së naftës në Shqipëri , kam përgatitur një material për mbrojtjen e doktoratës , kam qënë antar i redaksisë së Revistës Nafta dhe Gazi për një kohë të gjatë që nga moment i fillimit të botimit të saj, antari i redaksisë së Revistës “ Shkenca dhe Jeta”, antar i SPE me numër antarësimi 138154-0 , antar i Seksionit Teknik të Akademisë së Shkencave në vitin 1984 e etj. Do ish më mirë mendoj, që këtë pyetje ta bëje në një intervistë më vehte , kur të kishe pyetje që kishin të bënin vetëm për mua , sepse përgjigja, ta dini se nuk është shteruese.

– Industria e Naftës u asgjësua si Troja, sipas jush kush e bwri dhe përse?

Asgjësimi i Trojës thonw se u bë nëpërmjet kalit të Trojës. Atëhere për analogji edhe këtu do gjetur kali i Naftës. Mendoj se një arsye kryesore ka qënë etja dhe nevoja për fitime të klasës politike që mori pushtetin që në fillimet e sistemit të ri që u emwrtua sistem demokratik , por që edhe mbas tre dekadave që po e jetojmë , është shumë larg demokracisë së vërtetë . Po numërojmë disa nga faktet që asgjësuan ekonominë shqiptare dhe që mund të konsiderohen si kali i Trojës që e realizoi këtë shkatërrim. Nafta dhe gjithë pasurit nënëtokësore që sistemi i parë i gjeti me shumë harxhime dhe sakrifica dhe ja la sistemit të ri të ekonomisë në prodhim dhe që gjeneronin të ardhura në kesh, ishin të ardhura të gatshme që u përdorën për abuzime, pasurime e të tjera forma të përvetësimit pa kritere dhe ligje. Shkatërrimi i veprave industriale që vetwm për skrap gjeneronin biliona dollar të ardhura , shkatërrimi i TEC -ve dhe lojrat financiare, që u bënë me import – eksportin energjisw elektrike, privatizimi pa asnjw kriter i pasurive të mëdha që kish ekonomia si : telekomi, trasmetimi dhe furnizimi i energjisë elektrike , hidrocentralet , rafineritë dhe vëndburimet e naftës etj., shkatërrimi i ushtrisë që sipas ekspertëve, kish një asset prej 300 bilion dollar, shkatërrimi i bujqësisë, që hapte tregun e importit të ushqimeve ku përfitohesh nga tregëtarët dhe politikanët e lidhur me ta me fije të ndryshme, një volutë e madhe gjatë importimit të grurit, misrit, sheqerit, vajit etj. Mendoj se gjithë këta “oficerë” ishin futur në “kalin e ekonomisw shqiptare” ku një vënd të rëndësishëm në këtë kal, zinte “oficeri nafta”. Gjithë sa thash “këta kuaj” në Trojën e ekonomisë shqiptare në këtë periudhë, i futi politika dhe ligjvënwsit dhe ekzekutuesit e saj.

Përsa i përket kuajve që fusin të tjerët në Shqipëri, dihen historikisht dhe mendoj se kuajt historik janë present këtu në Shqipëri , por me oficerë bashkkohor. Kam dëgjuar Avokat Spartak Ngjelwn, që ka cituar deklaratën e një deputeti sërb se “ për të shkatërruar industinë e Shqipërisë kemi investuar rreth 500 milion dollar; siç duket edhe Sërbia ka aplikuar modën e sotme të vrasjes me pagesë. Por dhe Greqia që ka patentë historike për kuaj Troje, nuk besoj se ka qënë indiferente gjatë kësaj periudhe të favorshme. Kështu mendoj se Greqia strategjikisht, është e interesuar që Shqipëria të mos ketë industri përpunimi nafte, sepse ajo e ka një kapacitet të tillë rafinimi që përpunon rreth 32 milion ton naftë bruto importi në vit dhe do treg shitje për produktet, që i dalin nga përpunimi , se vetë, në tregun e brëndshëm konsumon rreth 17 milion ton në vit , pra do treg shitje. Në këtë pikëpamje “oficerët e sotëm” që futen në kuajt historic, që janë instaluar në Shqipëri, kanë si qëllim kryesor që Shqipërinë ta kenë si treg për të shitur produktet e tyre që i kanë me shumicë, sepse këtë supermaci jua dha shanci historic, që u futën shumë kohë më parë se ne, në ekonominë e tregut.

-Si menaxhohet nafta jonë, kush e drejton dhe a ka censurë?

Këto 30 vjetwt e fundit, industria e Naftës është menaxhuar nga politika dhe jo nga ekonomia, teknika, teknologjia dhe shkenca. Në krye të Albpetrolit që nga fillimi, megjithëse drejtori i parë i Albpetrolit ishte person i ditur dhe i kompletuar me njohuri shkencore , sapo u caktua si drejtor i Albpetrolit , politika ja çveshi atë kostum dhe i veshi kostumin politik. Edhe më vonë ky kostum politik rri varur në zyrën e Drejtorit të Albpetrolit dhe defakto, rrinë varur dy kostume politike që u ndryshonet vetëm gërma e dyte , një i PD dhe një i PS.

Industria e Naftës vërtet është një çështje politike në lidhje me ekonominë , por në drejtimin e sajë dhe në interesat e zhvillimit të sajë, duhet të prevaloi ekonomia, shkenca , teknologjija dhe eksperienca sigurisht.

Nuk dim që posti i Drejtorit të Albpetrolit apo të drejtorave të drejtorive të ndryshëme të Albpetrolit apo të instancave që kanë të bëjnë me industrinë e Naftës si: Drjtotia e Nafës në Ministri, apo drejtoria përkatëse në AKBN, të jenë caktuar me meritokraci ; me sa dimë , janë përcaktuar totalisht në kritere politike gjë që nuk mendojmë se është e drejtë . Kuptohet që Drejtori i Albpetrolit , apo drejtoritë përkatëse që lidhen me Industrinë e Naftës në instanca të ndryshëme, do të jenë të detyruara që të zbatoj poltikën e mazhorancës në pushtet në lidhje me zhvillimin e Industrisë së naftës, por duhet theksuar se këta drejtues , me gjithë stafin e tyre, duhet të jenë violinë e pare propozuese dhe argumentuese , në përcaktimin e politikave zhvillimore , të kësaj Industrie bazë të ekonomisë së vëndit.

Në lidhje me çensurën që pyesni , mendoj se ka dhe duhet të ketë çensurë e ligjeve . Për çensura të tjera nuk mund të them gjë se janë të pa deskriptueshëme edhe se janë intuitive!

– A përfiton ndopak Shqipëria nga kjo dhuratë?

Kamë thënë diku dhe para ca kohe: lumë ai që e ka këtë pasuri (Naftën&Gazin) dhe mjerë ai që nuk ja di vlerën kësaj pasurie të madhe. Nuk ka nevojë për komente të zgjatura në se themi vetëm faktin se luftrat e ndryshëme që janë bërë të paktën deri më sot , kanë pasur si qëllim sigurimin e burimeve energjitike ku një nga më kryesoret sot për sot , është Nafta dhe gazi. Shqipëria dhe populli i sajë , për deri sa e ka pasuri eskluzive Naftën dhe gazin , është nonsens që të mos përfitoi. Po faktikisht deri më sot po të flasim për periudhën post totalitare , nafta nuk e ka plotsuar këtë kontribut që duhet ta plotësonte në bilancin ekonomiko-financiar të shtetit. Ky është vlerësimi jo vetëm imi personal, por i shumë ekspertëve të naftës dhe i atyre në fusha të ndryshëme . Po të bëjmë një llogaritje, të bazuar në sasinë e naftës që është prodhuar në këto 30 vjetët e fundit, me një prodhim mesatar vjetor rreth nje milion ton, dhe duke marre një çmim shitje po mesatar, rreth 500 dollarë toni (çmim i naftës brut, se në qoftëse kjo naftë, do përpunohesh dhe do shiteshin përbërsit e sajë me çmimin e tregut , vlera ekujvalente për njësi prodhimi nafte do ish shumë më e madhe!) rezulton një e ardhur bruto prej 15 bilion dollarësh. Atëhere nga kjo pasuri bruto , sa pasuri neto i ka shkuar ekonomisë shqiptare, popullit ahqiptar ?.Me sa di duhet të shkonte të paktën 50% e fitimit neto . Ata që merren dhe dinë shifrat , mund të thonë realen.

-Në se e dini, sa puse kanë shpuar kompanitë e huaja në Shqipëri dhe si kanë rezultuar?

Me numër të saktë, se sa puse kërkimi (se në Marinzë, Visokë janë shpuar shume puse horizontal shfrytëzimi etj) janë shpuar , nuk e di . Di këtë që janë shpuar puse nga AAP (Anglo Albanian Petroleum) në Dumre (pusi Dumre -7) ku kamë qënë unë gjatë procesit të shpimit , përfaqësuesi i palës shqiptare , i cili shkoi deri në thellësinë 6116m dhe me sa di , kapi një formacion në pikëpamje stratigrafike tregoi se ishim shumë afër objektit të kërkimit të gëlqërorëve. U shpuanë disa puse në det, ka shpuar kompania Kroate dy puse: në në Petrel dhe tjetrën ne Nartë të Vlorës, janë shpuar disa puse në Shpirag (Sqepur) nga tre kompani , e fundit e të cilave , është kompania Shell. Deri tani veç disa të dhënave paraprake të vakta janë dhënë dhe nuk ka pasur n’do një zbulim industrial me interes ekonomik. Zbulimi i Shpiragut është interpetuar në mënyra të ndryeshëme por nuk është dhënë i qartë një raport tekniko-shkencor përfundimtar i cili mendojmë se është i nevojshëm dhe obligativ të bëhet, sepse në këtë zonë , veç aktivitetit kërkimor që është bërë para vitit 1990 , këtu kanë një aktivitet kërkimi rreth 20 vjeçar kompanitë e huaja, ndër të cilat dhe Shelli që ka harxhuar kohë si dhe siç ka raportuar ka bërë rreth 500 milion dollar shpenzime.

-U zbuluan rreth 400 bilion normal metro kub rezerva gjeologjike gazi.

– Arritëm të shpojmë puse me thellësi deri 6700 m që janë realizime nga më të komplikuara të praktikës njërëzore.

– U arrit një prodhim nafte rreth 2.4 milion ton në vit dhe një prodhim gazi, rreth një miliard normal m3, që jane ekujvalent me një milion ton naftë.

Nuk kuptojmë se çfarë përgjegjësie shtetërore mbajnë instancat tona qeveritare për këto rezultate kërkimi kur para vitit 1990 me disponime më të vogla dhe me infrastrukturë jo kaq moderne u zbuluan shumë vëndburime nafte dhe gazi.

-Ka dështuar Shqipëria, specialistët e huaj apo specialistët shqiptar?

Në lidhje më pyetjen që ka si fjal kyçe “dështimin”, mund të themi mendimet që kemi. Shqipëria, atë pasuri nënëtokësore, të pa zbuluar akoma, që e ka , e ka siç e ka pasur , por duhet thënë se nuk është në përputhje me atë që shqiptarët e thonë : më mirë një vezë sot se sa një pulë mot dhe amerikanët e thonë që një dollar sot është më me vlerë se sa një dollar nesër. Specialistët shqiptar në kushte shumë të vështira edhe në mungesa të theksuara të paimit , të trajtimit etj. e treguan veten konkretisht, që për rrth 30 vjet zbuluan mjaftë vëndburime , ndërsa specialistët e huaj këto 30 vjet kanë harxhuar shumë para, por as nje zbulim industrial nuk është raportuar deri tani, sa që ka ngritur dyshimin ndër shqipratët se mos të huajët zbulimet nuk i raportojnë dhe i kanë si rezervë për të ardhmen e tyre , jo tonënë!

-Të mos harrojmë marëveshjet koncesionare firmosur nga kolegët tanë pa moral, kush ka përfituar më shumë deri më sot , qeveritarët apo patronazhistët ?

Problemi i diskutuar në lidhje me koncesionet që janë dhenë në Industrinë e Naftës nuk ka një zgjidhje përfundimtare të shterueshëme. Ka dy alternativa. Ta zhvillojmë vet Industrinë e naftës , apo të mbështëtemi tek kapitalet e huaja. Nafta sigurisht kërkon investime jo të pakta dhe sidomos kërkimet për naftë dhe gaz , kërkojnë mjaft investime dhe kanë risk të madh .Dihet se gjeologjia e vëndit është e komplikuar gjë që krijon vështirësi në interpetimin e materialeve të metodavë të studimit në thellësi, sidomos të seizmikës që është metoda bazë. Me gjithëate, është një koncept në lidhje me riskun e investimeve që thotë se: sa më i madh të jetë risku aq më e madhe pritshmëria e fitimit.

Mendoj se vëndi ynë nuk duhet ti kish dhënë me koncesion shfrytëzimin e vëndburimeve ekzistuese, të cilat në fakt janë zbuluar por dhe janë shfrytëzuar për një kohë të gjatë me sukses , nga specialositët tanë. Fakti që vetëm nga nafta e shfrytëzuar nga vëndburimet ekzistuese këto 30 vjetët e fundit , nga kompanitë koncesionare , llogaritet një e ardhur bruto prej 15 bilion dollatësh, tregon se këtë pasuri të madhe nuk kish pse ta ndanim për gjysëm (ata e kanë marrë po thuaj të tërën!) me të tjerët, Me të tjerët mund të ndanim riskun e kërkimeve por jo atë të prodhimit të naftës që po thuaj se nuk ka të bëjë fasre me risqe të mëdha . Mendoj se një nga forcat shtytëse të bërjes së kontratave konesionare në fushën e shfrytëzimit dhe të rafinimit , kanë qënë mundësia që nëpërmjet këtyre kontratavë të realizohej një fitim koruptiv nëpërmjet përpilimit dhe nenëshkrimit ët kontratave të tilla. A kanë të meta dhe disfavore për palën ton që është pronare e kësaj pasurie, kontratat e nënëshkruara?. Unë dhe mjaftë specialist të naftës, mendojmë se ka dhe janë pikërisht këto të meta që kanë realizuar shpërblimet që kanë marrë formuluesit dhe nënëshkruesit e këtyre kontratave. Shumë i diskutueshëm dhe me vlera të mëdha dëmtuese për palën shqiptare është futja e konceptit të ashtuquajtur faktorit “R” në kontartat e nënëshkruara, i cili justifikon mos detyrinin e palës kontraktuese koncesionare, për të raportuar fitim dhe ndarje fitimi me palën shqiptare . Dihet botërisht që investimet e bëra (CAPEX) kanë një periudhë të caktuar vetëshlyerje dhe një faktor tjetër jo pak influent, mendoj se është fryrja e shpenzimeve operative (OPEX) nëpërmjet mënyrave të ndryshëme gjë që e deformon vlerën reale të faktorit “R” dhe rrjedhimisht, e nxjerr palën kontraktues koncesionare nga detyrimet reale që ka ndaj Shqiperisë . Kjo mendojmë se është pikante në shfrytëzimin e vëndburimit Patos-Marinzë nga Koncesionari Bankers Petroleum që është një vëndburim gjigand dhe me vlera të theksuara ekonomike për vëndin . Po të krahasohen fitimet e ekonomisë shqiptare kur ky vëndburim nga më të mëdhenjtë në Europën kontinentale, ishte pronë eskluzive e shtetit , me fitimet gjatë përiudhës që është dhënë me koncesion , janë si nata me ditën ku dita janë fitimet kur ky vëndburim ishte pronë e shtetit . A nuk e nxjerrr në pahë ky krahasim se sa pa leverdi ka qënë dhënia me koncesion i këtij vëënd burimi gjigand nafte .

-Në se ju jeni optimist për perspektivën e naftës shqiptare, si mendoni,  kush do ta zbuloi ?

Unë jamë shumë optimist për kapacitetin naftë gaz mbajtës që kemi ne si Shqipëri, sepse mbështetem tek studimet dhe realizimet konkrete qe janë bërë. Deri më sot neve jemi mbështetur tek kolektori ranor dhe karbonatik çaranik dhe me porozitet matriksor . Po ashtu jemi mbështetur tek mbulesat argjilore , flishore dhe kripore . Akoma nuk kemi filluar të realizojmë debite industrial nga të ashtuquajturat oil shale dhe gas shale, të cilat e ngritën zgupthi pozicionin e Amerikës në drejtim të vëndit që zë në rezervat e hidrokarbureve në botë. Pikërisht nga këto rezerva ajo tanimë zë vëndin e parë në botë për rezerva hidrokarburesh. Ne, në gjithë bregdetin deri më sot, kemi kërkuar dhe përpjekur të gjejmë gas në formacionet ranore , por ka qënë evidente pranija e gazit në lëngun larës që në metrot e para të shpimit e deri në thellësit maksimale që këmi vajtur, edhe gjatë shpimit të formacioneve argjilore kompakte. Kjo tregon se kemi rezerva të shumta gazi në shistet argjilore, të cilat sot shfrytëzohen nëpërmjet shpimit të puseve horizontale dhe shperthimeve hidraulike masive. Po ashtu një objekt tjetër kërkikmi mendojmë se janë strukturat me mbulesa që realizohen nëpërmjet shisteve te Toarianit. Po ashtu kemi mendimin se edhe hidrokarburet që kemi gjetur deri më sot në ranorët dhe gëlqerorët mbi shistet e Toarianit , janë ajo pjesë e hidrokarbureve që ka ardhur nëpërmjet prishjeve tektonik që kanë gjetur në shistet e Toarianit dhe që më tej kanë gjetu elementët e përshtateshëm struktural për depozitim dhe ruajtje në prerjet gjeologjike mbi shistet e Toarjanit , të mbuluara me argjle, flish dhe kripra

Nuk më ka pëlqyer thënia që shkruan në librin e tijë “Kalvari i nje intelektuali” e Dr.Xhaçkës që ai paska pasur mendimin se Shqipëria nuk ka kapacitete naftë gaz mbajtëse perspektive. Në se ka pasur këtë mëndim, del pyetja: pse ke pranuar dhe ka punuar si një nga liderat tekniko-shkencor të industrisë së naftës të vëndit në fushën e gjeologjisë së naftës dhe gazit si dhe i konsideruar i preferuari i Udhëheqësit të vëndit . Kësaj pyetje ai nuk i jep dotë përgjigje, se është bërë për rahmet , por ka nevojë që të jepet një përgjigje që lidhet dhe me dëmet që kanë bërë , mëndime të tilla në ekonominë e vëndit.!

Në lidhje me atë se kush do e zbuloi naftën shqiptare , ashtu siç po duket situata , ajo do zbulohet në bazë të interesavëe të kompanive të huaja të cilat e kanë ekspertizën dhe mundësitë finaciare të kërkimit, zbulimit dhe shfrytëzimit . Shqipëria , nuk e ruajti atë ekspertizë kompetente në të gjitha fushat e industrisë së naftës si në : gjeologji në kompleksin e kërkimeve, në shpimet e thella, në përpunimin e vëndburimeve , në rafinimin e naftës etj që e krijoi me shumë periforca deri në vitin1990. Një humbje e tillë eksperience unë e konsideroj nje humbje të madhe të pa rekuperushëme!

Historia e zbulimit të Shpiragut që po zgjatet rreth dy dekada, tregon se kompanitë e huaja punojnë në bazë të interesave të tyre dhe jo të interesit ton . Shpiragun , në se do e kishin në dorë shqiptarët , do e vinin në punë jo më vonë se 5 vjet , nga data e zbulimit. Sa luftë keni bërë juve dhe unë bashkë me ju, për të konsideruar strukturën e Galushit . S’po duket as një interes. Propozuamë ne , një grup specialistësh nafte shqiptar me eksperiencë , një material për të shpejtuar punimet dhe për të ulur koston e punimeve , në strukturën e Shpiragut dhe as një përgjigje mirësjellje të paktën nuk na u dha nga kompania Shell !.

-A i intereson dikujt që Shqipëria të mos zbuloi naftë?

Për deri sa dihet historikisht dhe aktualisht se kemi armiq , dihet edhe që armiku nuk ta do të mirën , një e mirë nga të cilat , është gjetja dhe shfrytëzimi i naftës që është një pasuri e madhe . Unë e kamë një mëndim intuitivë jo të dokumentuar , që trazirat që u bënë në vitin 1975 “me grupin armiqësotr të Lipe Nashit” u realizuan nga intelegjenca greke , sepse ishte koha që ne, naftëtarët e Shqipërisë, po realizonim gjetje të rezervave të naftës dhe gazit në Vurg , Delvinë dhe po bënim kërkime deri në jug afër kufirit grek në Konispol , teritor ky qe Greqia e konsideron me këmbëngulje edhe sot e kësaj dite , Vorioepir . Ata nuk mund të rrinin indifferent në ballafaqim me këto rezultate dhe rrjedhimisht mendoj se e kanë krijuar skenarin një tronditje disa ballshe tërmeti , në industrinë shqiptare të naftës në vitin 1975 , gjë që pati pasoja katastrofike jo vetëm në lidhej me ecurinë e kërkimeve në zonën e jugut , por dhe në tërë industrine shqiptare të naftës. Fakti që vëndburimi i Delvinës është zbuluar rreth vitit dhe deri më sot nuk është konturuar dhe vlerësuar, akoma nuk është vënë në shfrytëzim , të shkon mëndja se veprimet që duheshin bërë që kjo pasuri të vihet në dispozicion të ekonomisë ,do kenë pengesa të dukshëme dhe të pa dukshëme . Edhe kërkimet në këtë zonë të jugut të Shqipërisë , jo vetëm i ngadalësuan por dhe u ndërprenë.

Po ashtu dhe kërkimet në akuarjumin ton detar , pati angazhime nga kompani të ndryshëme edhe nga italianët fqinjë , për të shpuar puse parametrik , ku u morën të dhëna sidoqoftë për perspekgtivën e këtij teritori ujor që në faktë është me sipërfaqe më e madhe se sa sipërfaqa e tokës që kemi dhe më tej “nuk bëzan” i mbyllën aktivitetet dhe të shkon mëndja se edhe në kërkimet ofshore të Shqipërisë janë mbyllur me mendimin : “ këtu i kemi këto rezerva , Shqëipëria nuk është e aftë teknikisht, financiarisht që ti shfrytëzoi as sot as më tej, ato në dorën ton i kemi !”. Për pasurinë në përgjithësi janë bërë dhe bëhen luftra , ndërsa për pasurin që jo më kot quhet “ari i zi “ dhe në tregun financiar ka zëvëndësuar floririn si kapital bazë , luftrat e llojeve të ndryshëme , bëhen me qëllimin e përvetësimit. Dihet historia e Prersidentit të parë të AGIP në Itali, Enriko Matei që e vranë sepse përpiqesh qe ta bënte të pa varur Italinë e tijë në lidhje me siguriminm e nevojave për hidrokarbure. Besoj se këto shëmbuj , mund t’ja kenë arritur qëllimin e pyetjes.

-Si po reagojne kolegët tanë, Inxh, Dr, Prof, për këto probleme ; kanë moral apo janë njësh me Qeverinë?.

Nafta arriti që të krijonte nje ekip specialsitësh të nivelit botëror si në drejtim të kërkim zbulimit të hidrokarbureve por dhe në gjithë ciklin e aktivitetev eqë përmbledh industria e naftës si në shpime (u arrit të shpoheuj deri ne 6700m), në projektimin dhe shfrytëzimi racional të vëndburimeve, në trajtimin dhe rafinimin e naftës etj. Mbas vitieve të post diktaturës siç nominohet , specialistët e naftes jo vetëm që nuk u ruajtën dhe të viheshin në efiçencën e plot të kontributit të tyre , por nuk u tregua as nje kujdes , veç përkujdesit të prishjes së infrastrukturës intelektuale të naftës dhe detyrimit që u ushtrua ndaj tyre , që të shifnin rrugen e migrimit si të vetmen mundësi mbi jetese. Mendime dhe përpjkeje për të sygjeruar rrugët konkrete që duhet të ndiqte industria e Naftës në kuadrin e ekonomisë së tregut , janë të dokumentuar dhe janë bërë madje me shumicë nga specialistët tanë të naftës që në fillimet e demokracisë ku mbi 200 intelektualët e naftës u mblodhën duke thirrur dhe autoritetet e vendit për të dëgjuar mendimet e tyre në lidhje me ecurinë e Industrise së naftës në kuadrin e ekonomisë se tregut (shif RTSH date

Sigurisht që ka mendime të ndryshëme në lidhje me ecurinë e Industrisë së naftës në kuadrin e ekonomisë së tregut , por është detyrë e qeverive që ti sistemoi dhe ti vlerësoi këto mendime dhe ti implementoi në politikat e tyre . Por nga e thëna tek e bëra ëshët një det i tërë. As një mendim dhe propozim nuk është marrë në konsideratë dhe në aplikim . Mendoj që nuk kanë faji specialistët dhe intelektualët e naftës të cilët kanë bërë maksimumin e mundshem të tyre. Ata kane folur , por mendoj se demokracia nuk duhet te qëndroj vetëm tek e drejta e të folurit , por tek e drejta e marrjes se të drejtës për atë që fletë!

-Përsëri refreni im, kemi apo s’kemi naftë, në se kemi, s’dimë ta zbulojmë , apo s’na lënë të huajët ? Cila është nga këto?

Mendoj se nuk duhet dyshuar për atë që kemi apo skemi naftë. Naftë kemi se deri tani jane shfrytëzuar mbi 60 milion ton dhe janë gjetur rreth 500 milion tone rezerva gjeologjike. Edhe se dimë të zbulojmë naftën dhe gazin , tashmë është vërtetuar se specialsitët tanë kanë zbuluar shumë vëndburime nafte dhe gazi. Përsa i përket ndikimit pengues të zbulimit të naftës nga ana e të huajëve edhe këtë, intuitivisht e speguam ,por mendoj se nuk ka arsye të na pengojnë të tjerët , sepse këtë e ka në dorë shteti ynë .Mendoj se të keqen e kësaj pune , e kemi brënda, sepse varet se çfar strategjie politike përpilojnë qëverit në pushtet për zhvillimin e vëndit. Siç duket dhe me sa po shofim , një strategji prioritare është ajo e zhvillimit të turizmit . Nuk jemi kundra zhvillimit të turizmit , që si modë raportimi është ajo e numrit të turistëve qe futen në Shqipëri , ndërsa mendojmë se do ish me interes të raportohesh niveli i të ardhurave nga turizmi , se po shofim dhe turista që hanë byreqe dhe flenë me çadra portative, ku ti zërë nata. Mendojmë se turizmi nuk mund ta zëvëndesojë pasurinë që i jep Shqipërisë nafta dhe gazi dhe pasurit e tjera nënëtokesore për të cilat duhet pa tjetër, që shteti ynë të ketë një strategji të caktuar zhvillimi dhe pritshmërie pasurimi.

– Mendoni se ndiqet ndonjë strategji e huaj në këtë drejtim?.

Po e lamë veten në dorën e të huajëve , atëhere dihet se ata edhe sikur mos ta kenë këtë strategji , do e krijojnë. Te huajin duhet ta mbajmë si mik , por jo ta bejmë zot shtëpije. Po e bëmë zot shtepije, e humbëm davanë!

Pyetje 13-Si do e mendoni Shqipërinë dhe shqiptarët sikur industria e naftës të ishte aktive?

Industria e naftës dhe e gazit është një pasuri e madhe kombëtare. Pa varsisht se sot po trumbetohen ndikimet që kanë lëndët fosile në përkeqësimet klimaterike , duhet thënë se nafta dhe gazi janë pasuri që përdoren në degë të ndryeshëme të ekonomisë si në petrokimi , në industrinë ushqimore në industrinë e ndërtimit në bujqësi , në prodhimin e detergjentëve të llojeve të ndryeshëm etj , Po ashtu tani nga hidrokarburet po realizohet, prodhimi i Hidrogjenit gri si lëndë energjitike me perspektivë për të ardhemen, i cili mënjanon plotësisht ndotjen e ambientit siç thuhet se e bënë nafta . Një investim të tillë për prodhimin e hidrogjenit gri, po e bënë OMV në Rumani , kompania austriake e naftës , si dhe Europa ka alokuar fonde të posaçme për këtë prodhim të hidrogjenit , gjë që duhet të bëjë përpjekje të përfitojë edhe Shqipëria me projekte konkrete sepse e kemi lëndën e parë-Naftën .

Lumë ata që e kanë pasurinë e naftës dhe gazit ( hidrokarburet) dhe mjer ata që nuk ja dinë vlerën dhe e lenë të mos shfrytezohet , kur mendojmë se do shfrytëzuar një sëhat e më parë , sepse vlera e një dollari sot është më e madhe se vlera e një dollari nesër , pa le pasnesër ose pas pasnesër! Faleminderit

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura