NEXHMIJE XHUGLINI HOXHA ANËTARE E PARTISË FASHISTE TË SHQIPËRISË (DOKUMENTE ARKIVORE)

Pashtriku.org, 7. 12. 2016: Ish drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi në faqen e tij në facebook ka publikuar dokumente arkivore ku tregohet “karta e anëtarësisë” e Nexhmije Xhuglinit Hoxhës në Partinë Fashiste të Shqipërisë – në nëntor 1941. Këtë anëtarësim, bashkëshortja e Enver Hoxhës e ka bërë në moshë të re pasi në dokument ajo mban mbiemrin e vajzërisë, Xhunglini.
“Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit “të lavdishëm”, për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit. Ky dokument është i datës 10.11.1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim “Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së”. Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha” – shkruan Kastriot Dervishi.
Z.Dervishi ka publikuar edhe dy dokumente të tjera nga praktika e pranimit në Partinë Fashiste
Ai me këtë rast shkruan: “Bashkëlidhur nga e njëjta praktikë dokumentare që lidhej me pranimin në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglini në nëntor 1941, dy dokumente: njëri që lidhet me vërtetimin e fotografisë dhe nënshkrimit përpara noterit dhe tjetri i Prefekturës së Tiranës që vërteton se zonjusha kishte “sjellje të mira politike dhe morale”.”

Lexoni dokumentet arkivore:

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura