NGA 14 DERI MË 15 NËNTOR 2014 – NË TIRANË MBAHET SIMPOZIUMI I III-të NDËRKOMBËTAR ’10 MIJË VJET HISTORI: NGA PELLAZGËT TEK SHQIPTARËT’

Pashtriku.org, 06. 10. 2014: Nga 14 deri më 15 nëntor 2014, Shoqata “Qendra e Studimeve Pellazgjike” me seli në Tiranë, në ambientet e MUZEUT HISTORIK KOMBETAR – organizon: “SIMPOZIUMIN E III’të NDËRKOMBËTAR “10 MIJË VJET HISTORI: NGA PELLAZGËT TEK SHQIPTARËT” (“10 THOUSAND YEARS OF HISTORY: FROM PELASGIANS TO ALBANIANS”). Dorëzimi i përmbledhjeve – Kumtesave (1-3 faqe, me figurat), bëhet deri më 15 Tetor 2014, ndërsa dorëzimi i referateve (maksimumi 15 faqe A4), bëhet deri më 1 Nëntor 2014 – në adresën elektronike: [email protected]. Ndërkaq për detajet e konferencës – kontaktoni Prof.Dr.LUFTULLA PEZA, përmes adresave elektronike: [email protected] ose [email protected].


_____________________________

Simpoziumi i I’rë Ndërkombëtar mbi Qytetërimin Pellazg u organizua nga 21 – 22 tetor 2011 në Tiranë – nga Qendra e Studimeve Pellazgjike në bashkëpunim me universitetin “Vitrina”. Në këtë simpozium u mbajtën 17 kumtesa nga studiues të antikitetit pellazgo-iliro-shqiptar, të cilët hodhën dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve, vjetërsinë e gjuhës shqipe, mitologjinë, historinë, arkeologjinë, perëndit dhe heronjtë e racës tonë të vjetër. Ndërkaq, Qendra e Studimeve Pellazgjike në bashkëpunim me universitetin “Vitrina”, nga 9 – 10 nëntor 2012 në Tiranë, ka organizuar edhe Simpoziumin e II’të Ndërkombëtar “PELLAZGËT, GJUHA DHE PASARDHËSIT E TYRE”. Simpoziumi u mbajt në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar,dhe morën pjesë studiues të shumtë nga Shqipëria, Kosova, diaspora dhe nga vende të ndryshme të Europës.

 (Përgatiti: Pashtriku.org, Sheradin Berisha) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura