NGA E PREMTJA NË ZVICËR MASKA ME DETYRIM I TAKON HISTORISË! (VIDEO)

Ministri zviceran i shëndetësisë, Alain Berset:

NGA E PREMTJA NË ZVICËR MASKA ME DETYRIM I TAKON HISTORISË! (VIDEO)

Të premten në Zvicër Masat e Koronës do të përfundojnë. Të paktën tani për tani. Duhet të merren masa paraprake për të siguruar që Zvicra të mos e lërë në gjumë një valë të mundshme të mëtejshme në vjeshtë.

blick.ch, më 30.03.2022 në ora 12:50

Zvicra tashmë është kthyer në normalitet. Të premten bien edhe masat e fundit të koronës. “Pas dy viteve të pandemisë, ne mund të shikojmë të ardhmen me besim”, tha për mediat Ministri i Shëndetësisë Alain Berset (49). Sepse situata në spitale është dhe do të mbetet e qëndrueshme.

Kushdo që rezulton pozitiv nuk duhet të izolohet më nga mëngjesi i së premtes. Gjithashtu, kërkesa për maskë në transportin publik si dhe në objektet shëndetësore nuk është më e zbatueshme.

Berset theksoi se kushdo që dëshiron të vazhdojë të mbajë një maskë sigurisht që mund ta bëjë këtë. Ai vetë do të vazhdojë të mbajë maskë “nëse situata e kërkon”, tha Berset.

Sipas Aktit të Epidemisë, fundi i masave të koronës është edhe fundi i situatës së veçantë. Qëllimi i deklaruar i Këshillit Federal është të sigurojë që kjo të mbetet kështu edhe nëse ka një valë tjetër në vjeshtë. Edhe në rast emergjence gjendja duhet të mbetet normale, në mënyrë që kantonet të mbeten përgjegjëse dhe të marrin vetë masat.

Qeveria federale ka paraqitur tani një dokument bazë në konsultim për këtë qëllim. Bëhet fjalë për fazën e tranzicionit deri në pranverën e vitit 2023…

/ Përshtatur në shqip nga Sheradin Berisha, Facebook 1 Prill 2022 /

———–

Burimi:

Die Maskenpflicht ist ab Freitag Geschichte!

Publiziert: 30.03.2022 um 12:50 Uhr

https://www.blick.ch/politik/bundesrat-beendet-corona-fast-wie-wappnen-wir-uns-fuer-die-naechste-welle-id17363005.html

__________________________________________

SUEDIA SHFUQIZON LIGJIN PËR PANDEMINË!

Të premten e kaluar Suedia shfuqizoi ligjin e pandemisë, për faktin sepse ky shtet skandinav nuk e trajton më Covid-19 si një sëmundje përgjithësisht të rrezikshme ose të dëmshme për shoqërinë suedeze!

***

Kur do ta shfuqizoi këtë ligj tiranik plandemik, Edi Rama dhe Albin Kurti?!

………..

Burimi:

Schweden schafft Pandemiegesetz ab

https://www.derstandard.de/consent/tcf/story/2000134605412/schweden-schafft-pandemiegesetz-ab

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura