NJË KUJTIM NDRYSHE PËR FADIL VATËN

Në 34 vjetorin e vdekjes !

NJË KUJTIM NDRYSHE PËR FADIL VATËN

I

Fadil Vata, gjatë vitit shkollor 1979/80, në QAMO » Jeta e Re » në Suharekë shquhej për dy interpretime: për interpretim në skenën teatrore dhe interpretim me çifteli. Ai me tingujt e çiftelisë na i ofronte meloditë e këngëve të Dervish Shaqës, kurse Ymer Balaj e shoqëronte me zërin e tij të kumbushëm sidomos këngët ,Pytë Kosova për një çikë’ dhe ,kur ta kthymë Kosovë shpinën‘. Fadil Vata dhe Kadri Veselaj përmes çiftelive na krijonin një boshtë magnetikë që ne të tjerët rrutulloheshim për rreth tyre. Rrotulloheshim kush me ndoni libër të botuar në Tiranë, kush me ndoni gazetë klandestine. Këmbenim libra dhe kaseta radiofonike por nga një herë këndonim edhe në kor, dhe pa dyshim akteri më i dalluar ishte Fadil Vata. E tërë kjo veprimtari krijonte gërshetimin e lëvizjes klandestine me lëvizjen artistike në komunën e Suharekës.

II

Gjatë grevës së minatorëve dhe studentëve, shkurt 1989, në sallën e sportëve ,25 maji’ mëse 10 mijë studentë grevistë brohorisnin Trepça! Trepa! në shenjë solidarizimi me minatorët e Trepçës. Në një moment në hyrje të sallës jemi takuar me Fadil Vatën dhe shoqëruesin e tij Afrim Zhitinë, i cili u prezentua me një emër tjetër. Fadili si me shaka pyti: «çfarë bëhet këtu ndoni ndeshje futbolli »? Pas diskutimëve për rrjedhën e grevës së studentëve, Fadili së bashku me Afrim Zhitinë parashtrunë kërkesën që: « tani ka ardhur koha të brohoritet vetëm për Kosovën Republikë».

III

Fadil Vata sekretar politik dhe Afrim Zhitia sekretar organizativ të LPK-së, dy sekretarë të organizatës ishin në ballë të Pranverës Republikane 1989 në Kosovë.

IV

Më 30 maj 1989, kur Kosovën e vizitonin 25 parlamentarë evropian në krye me zonjën Doris Pack, nën organizim të LPK-së u demonstrua kundër zaptimit serb në Podujevë dhe Prishtinë. Në Podujevë gjatë kacafytjeve me armë në mes çetës së Llapit dhe forcave të Beogradit bjenë dëshmor guerilasi Ali Ajeti. Në Prishtinë në qendër të qytetit, në korzo dhe në qytetin e studentëve, pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme niveli i tretë është demonstruar kundër kushtetutës së tanksave. Fadil Vata sekretar politik dhe Afrim Zhitia sekretar organizativ të LPK-së, dy sekretar klandestinë na prinë në demonstratën për liri, demokraci dhe republikë.

V

Në ditën e varrimit të Fadil Vatës, në cilësinë e kontraktuesit kam kontraktuar 6 autobusë të ndërmarrjes Turist Kosova, për studentët që do të merrnin pjesë në varrim. Për mbarëvajtje janë angazhuar studentë suharekas: Ahmet Gashi, Nuredin Morina, Nesim Morina,  Mejdi Gega Shaqir Kryeziu, Hasan Morina, Sinan Kryeziu, Ruzhdi Cikaqi, Ragip Shala etj. Me kurora dhe buketë lulesh rreth 350 studentë të Universitetit të Prishtinës kanë marr pjesë në varrimin e Fadil Vatës në f.sh. Sellagrazhd të Komunës së Suharekës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Heroin Fadil Vata!

Lavdi!

Nga Ragip Shala, 25 prill 2024

***

HOMAZHE

Sallagrazhë, Prill 1990: Homazhe në ditët e dhëmbjës së madhe kur populli ynë humbi Udhëheqësin politik të LPRK Fadil Vata! Në fshatin e tij të lindjes Sallagrazhë me dhëmbje por edhe krenari sepse, për të nderuar udheheqësin tonë trupi i të cilit po i falej tokës mëmë, atdhetarët nga të gjitha trojet tona kishin vërshuar si lum për të nderuar birin dhe udhëheqësin e Lëvizjes Çlirimtare Fadil Vata! 

Kaluan 34 vjet, e në këtë rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës me Vise, ecëm me veprën dhe shembullin e Udhëheqësit Fadil Vata!✊️

Xhevat Zekaj, 27. 04. 2024

Fotografi nga nderimi dhe homazhet për Fadil Vatën!

_____________

Në 34 vjetorin e shuarjes nga jeta të Fadil Vatës, më 25 prill 1990

NJË ANALIZË POLITIKE E FADIL VATËS

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura