NJË VENDIM I TURPSHËM I DRITËRO AGOLLIT: NDALI HOMAZHET PËR VARRIMIN E LASGUSH PORADECIT!

 Pashtriku.org, 12. 10. 2016: Vajza e shkrimtarit Lasgush Poradeci, Marie Poradeci në rrjetin social facebook ka kujtuar një moment të vështirë në jetën e saj, ditën kur i ati po luftonte me vdekjen vjen në Pogradec, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Dritero Agolli. Agolli, jo vetëm që nuk i kishte bërë një vizitë në shtëpi, por kur dikush e kishte pyetur “në qoftë se Lasgushi vdes a duhet ta vendosim trupin e tij në Shtëpinë e Kulturës, për t’i bërë homazhe dhe t’i japë lamtumirën e fundit…”, ai ishte përgjigjur: “Jo, jo ai do varroset si njeri i zakonshëm”!!!
***

Lexoni statusin e plotë të Marie Lasgush Poradecit
“Ishte qershor i vitit 1982. Babai im, që ishte me motrën në Pogradec, pësoi një ishemi cerebrale shumë të fortë. Atëhere ai ishte 83 vjeç. Unë dhe mamaja ishim në Tiranë. Mamaja kishte mbi 10 vjet që vuante nga një artrit i fortë deformant dhe lëvizte me shumë vështirësi. Motra e shkretë midis lotëve na lajmëroi, duke na e bërë gjendjen e tij shumë serioze.
Mes njëmijë vështirësive vendosëm të shkonim në Pogradec. Duhej të ishim atje sa më shpejt, sepse ndoshta ishte hera e fundit që e shikonim. Me mundim të madh gjetëm një taksi dhe me gjithë gjendjen e rënduar të mamasë u nisëm në orën shtatë të darkës. Gjithë rrugës qanim të dyja në heshtje. Qanim dhe mendonim. Eh sa shumë gjëra! Arritëm në Pogradec rreth mesnatës. Gjendja e babait shumë e rënduar.
Shumë pogradecarë të shqetësuar vinin poshtë te dera dhe pyesnin për gjendjen e tij. Në këto ditë, kur im atë luftonte me vdekjen, vjen në Pogradec me makinën e tij, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Dritero Agolli. Sigurisht, shkrimtari komunist, nuk erdhi në shtëpinë tonë, qoftë edhe për të bërë një vizitë kortezie tek i sëmuri, sipas zakonit shqiptar. Dikush guxoi dhe i tha: në qoftë se Lasgushi vdes a duhet ta vendosim trupin e tij në Shtëpinë e Kulturës, për t’i bërë homazhe dhe t’i japë lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij, ai u përgjigj prerë: Jo, jo ai do varroset si njeri i zakonshëm”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura