NJOFTIM I KËSHILLIT QËNDROR TË FONDIT ‘NDERI I KOMBIT ADEM DEMAҪI’ ME SELI NË ZVICËR

 Buchs(AG), 10. 06. 2014 – (NJOFTIM NR. 1) – Pas konstitumit të Këshillit të fondit në Zvicër, dhe të një pune intenzive të Kryesisë së Këshillit Qendror të Fondit „Nderi i Kombit Adem Demaçi“ me qendër në Zvicër dhe punës e angazhimit të mërgimtarëve veprimtarë, javën e fundit të majit, në Bern u themelua Këshilli Kantonal i Fondit me ç’rast kryetar i zgjodh Idriz Mehmeti, ndërkaq të dielën, më 1 qershor 2014, në Klubin „Kosova“, në Singen të Gjermanisë u themelua Këshilli Nismëtar për Degën e këtij Fondi edhe për Gjermani.
Në mbledhjen themeluese të këshillit nismëtar, nga kryesia e Këshillit Qendror të Fondit „Nderi i Kombit Adem Demaçi“ ishin të pranishëm edhe Sejdi Gega, kryetar dhe Agush Buja, Xhevat Zekaj e Ibish Neziri anëtarë të kryesisë.

Për qëllimin e krijimit të këtij fondi dhe nevojën për krijimin e degës për Gjermani, si dhe punën e deritashme të Këshillit Qendror, të pranishmit i njoftoi kryetari Sejdi Gega. Ndër të tjera z. Gega tha se ky fond ka për qëllim ndërtimin e një shtëpie rezidencë për Nderin e Kombit dhe bartësin e Çmimit „Saharov“, Adem Demaçin, me çka do t’i krijoheshin kushtet për jetë dhe punë normale, kurse më vonë kjo rezidencë do të shndërrohet në shtëpi muze për Adem Demaçin.
Në fund nga pjesëmarrësit unanimisht u ngarkuan Binak Dinaj në cilësinë e kryetarit të këshillit nismëtar për themelimin e degës në Gjermani të Fondit „Nderi i Kombit Adem Demçi“ dhe Ali Elshani, Sheremet Pantina, Dastan Kiçina, Gëzim Osmani, Kushtrim Hadërgjonaj dhe Avdi Krasniqi anëtarë të kryesisë së këshillit nismëtar, për t’i vënë kontaktet gjithandej Republikës Federale të Gjermanisë me veprimtarë dhe njerëz të vullnetit të mirë, të interesuar për t’u kyqur në këtë nismë, në mënyrë që ta përgadisin kuvendin themelues të Degës.
Nga kryesia po punohet intezivisht për themelimin e këshillave edhe në vendet tjera evropiane, në Australi dhe në SHBA.
Kryesia e fondit iu bënë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve vullnetmirë që t’i bashkohen këtij projekti, sa fisnik aq edhe kombëtar.
Në emër të kryesisë së Këshillit Qendror të Fondit „Nderi i Kombit Adem Demaçi“,
Ibish Neziri, përgjegjës për informim.
Buchs, AG, 7 qershor 2014

_____________

Adresa:
Humanitärer Fonds
Postfach 308
CH-8405 Winterthur

Postkonto:
Nr. 61-4063712-7
IBAN: CH69 0900 0000 6140 6312 7

Për kontakt dhe informata:
Sejdi Gega: 078 731 36 31
E-Mail: [email protected]
Agush Buja: 076 268 1214 [email protected]
Ibish Neziri: 079 557 02 64 [email protected]
Binak Dinaj [email protected]

www.ademdemaci.com
[email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura