NJOFTIM MORTOR: U SHUA NGA JETA VEPRIMTARI, SKENDER IBISHI

Pashtriku.org, 6 korrik 2017: Me dhembje dhe pikëllim ju njoftojmë se sot, aty pas mesnatës, kah ora 00:20, në moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, i burgosuri politik i viteve të 80’ta Skender Ibishi nga Prishtina.
Skenderi ishte ndër oficerët e parë që ishte organizuar qysh në vitin 1977 në Lëvizjen atdhetare për barazi, pavarësi e vetëvendosje të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. Ai u arrestua me 17 Maj 1982, derisa ishte duke shërbyer si toger i ushtrisë jugosllave në Valevë të Serbisë, rreth dy muaj pas arrestimit të shokëve të tij anë e mbanë Kosovës në muajin mars të vitit 1982, në prag të përgatitjeve për shënimin e përvjetorit të demonstratave të vitit 1981. Pas hetimeve dhe torturave çnjerëzore gati një vjeçare, gjykata ushtarake e Beogradit më 10 mars 1983 e dënoi me 12 vjet burg.
(Për më shumë shihni edhe shkrimin:
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=3602 &
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=572, apo: https://www.facebook.com/permalink.php?id=422112947931756&story_fbid=439003422909375)


SKENDER (Hamdi e Naile) IBISHI (26. 12. 1956 – 06. 07. 2017)

Edhe pas lirimit nga burgu, Skenderi u angazhua politikisht dhe kontribuoi edhe në përgatitjet ushtarake… Ishte ndër veprimtarët e rrallë që bashkëvepronte me të gjitha rrymimet politike të kohës. Me sjelljen e tij, ky njeri i flijimit dhe sakrificës, krijonte miq gjithandej, andaj përjetë do të ruajmë kujtimet më të mira për te.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, ditën e enjte, me 06.07.2017, pasdite rreth orës 15:00 në Prishtinë. Vendi i varrimit në Prishtinë do të komunikohet gjatë paradites.
Në emër të bashkëveprimtarëve
Osman Osmani, 6 korrik 2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura