NUHI BYTYQI: RTK NUK E KA NDALUAR SPOTIN REKLAMUES PËR SENZIBILIZIMIN E PRINDËRVE SHQIPTARË QË T’I DËRGOJNË FËMIJËT E TYRE NË SHKOLLAT E GJUHËS SHQIPE!

Prishtinë, 25. 09. 2013 – Udhëheqësi i Programit Satelitor të RTK’së Nuhi Bytyçi sqaron opinionin publik lidhur me letrën dërguar institucioneve shtetërore te Kosoves nga Ali Mehmetaj, në emër të Komunitetit Shqiptar në Gjenevë. Nuhi Bytyqi shkruan: “Akuzat e Ali Mehmetajt nga Gjeneva nuk qëndrojnë dhe janë tejet tendencioze. Spoti reklamues per sensibilizimin e prindërve shqiptarë për ti dërguar fëmijët e tyre në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, është duke u transmetuar pa pagesë vazhdimisht gjatë tërë ditës në të dy rrjetet e programit të RTK-së që nga 22 gushti edhe do të vazhdojë të transmetohet edhe gjatë tërë këtij muaji. Pra, askush dhe asnjëherë nuk është ndaluar spoti i tillë reklamues.

Ndoshta z.Mehmetaj nuk ka kohë ta shikojë RTK-në gjatë tërë ditës dhe kështu nuk mund ta shoh spotin. Ose ndoshta ai mendon se spoti duhet të transmetohet vetëm para Lajmeve qëndrore, kur objektivisht nuk mund të transmetohen spotet e kësaj natyre, sepse në atë termin të kufizuar transmetohen vetëm reklama që janë paguar sipas kontratës. RTK përmes spoteve dhe emisioneve speciale ka kontribuar dhe vazhdimisht kontribuon në sensibilizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të akuzohet se po e pengon informimin. Këtë e dinë mirë edhe zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Diasporës, me të cilet bashkëpunojmë ngushtë dhe të cilët e çmojnë punën tonë profesionale. RTK është dhe do të jetë përherë në shërbim të publikut, por kurrsesi nuk duhet akuzuar pa argumente dhe në mënyrë fushate, sepse ne nuk mund të fajesohemi për mosanagazhimin e duhur dhe mossuksesin e Këshillit të Prindërve Shqiptarë në Gjenevë e vende të tjera. RTK është e gatshme të ndihmojë aq sa mund të ketë ndikim në sensibilizimin e opinionit, por jo të bartë përgjegjësitë e tjetërkujt.”

=====================
LETRA E ALI MEHMETAJT DËRGUAR INSITUCIONEVE TË KOSOVËS:
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=1940

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura