NUK MUND TË KETË NJË BALLKAN TË BASHKUAR E PAQEDASHËS ME NJË SHQIPËRI TË NDARË!

Pashtriku.org, 05. 07. 2014 – Aspirata e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, (nëse do të përdornim një frazë të Enver Hoxhës që ai e kishte zgjedhur për revolucionin e përbotshëm proletar), është një çështje e shtruar për zgjidhje. Dhe sado që ne të përpiqemi t’i shmangemi këtij problemi nëpërmjet arsyetimit me “koniunkturat”, “detyrimet juridike” apo “përparësitë e integrimit në BE”, ne kurrë nuk do të arrijmë t’i shpëtojmë asaj barre super të rëndë që na ka lënë mbi kurriz historia. Nuk mund të ketë një Ballkan të bashkuar e paqedashës me një Shqipëri të ndarë. Dhe pa pikë dyshimi, për zgjidhjen e problemit, në ballë të kësaj përpjekjeje të detyruar, ka qenë dhe mbetet nacionalizmi shqiptar.

***
Veçse diskutimet shpesh nuk kanë qartësinë e nevojshme sepse ende nuk është arritur në një saktësim të unifikuar të termave vijuese që përdoren shpesh në media: Çka është Shqipëria? Çka është Shqipëria Etnike? Çka është Shqipëria e Madhe?
– Shqipëria është bashkësia e territoreve të Ballkanit Perëndimor që më 28 nëntor 1912 populloheshin, në shumicë dërrmuese, nga shqiptarë. Sipërfaqja e këtyre territoreve aktualisht arrin në 65 mijë kilometra katrore dhe popullsia në rreth 7 milionë banorë.
– Shqipëria Etnike është bashkësia e territoreve që në pranverë të vitit 1878 populloheshin, në shumicë dërrmuese nga shqiptarë. Sipërfaqja e tyre arrin në 80 mijë kilometra katrore dhe popullsia e sotme në 8 milionë. Kufijtë e saj janë përcaktuar shkencërisht nga një sërë studiuesish shqiptarë e të huaj.
– Shqipëria e Madhe është një term spekulativ i krijuar në kanceleritë e Beogradit e të Athinës. Përdorimi i këtij termi, me ose pa dashje, i sjell dëm çështjes kombëtare të shqiptarëve. Megjithatë, për hir të simetrisë, nëse në Serbi apo Greqi janë të interesuar të dinë se ç’do të thotë Shqipëri e Madhe dhe për t’i bindur, gjer në njëfarë mase, edhe ata shqiptarë që këmbëngulin në përdorimin e atij termi, mund të shtojmë: Shqipëria e Madhe është bashkësia e të gjitha territoreve të pushtuara në kulmin e fuqisë së tyre, nga Gjergj Balsha I, Karamahmut Pashë Bushatliu dhe Ali Pashë Tepelena. Këto janë territore me gjerësi rreth 140 mijë kilometra katrore, që shtrihen nga thellësitë e Bosnjes e deri afër Athinës. Popullsia i kalon të 13 milionët.

Përcaktimet e mësipërme janë të domosdoshme për t’u orientuar drejt në situatën e turbullt të Ballkanit të sotëm. Aspirata e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, (nëse do të përdornim një frazë të Enver Hoxhës që ai e kishte zgjedhur për revolucionin e përbotshëm proletar), është një çështje e shtruar për zgjidhje. Dhe sado që ne të përpiqemi t’i shmangemi këtij problemi nëpërmjet arsyetimit me “koniunkturat”, “detyrimet juridike” apo “përparësitë e integrimit në BE”, ne kurrë nuk do të arrijmë t’i shpëtojmë asaj barre super të rëndë që na ka lënë mbi kurriz historia. Nuk mund të ketë një Ballkan të bashkuar e paqedashës me një Shqipëri të ndarë. Dhe pa pikë dyshimi, për zgjidhjen e problemit, në ballë të kësaj përpjekjeje të detyruar, ka qenë dhe mbetet nacionalizmi shqiptar.
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, e fillimet e saj, devizat e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në përpjekjet për shpëtim kombëtar e për çlirim nga pushtuesit e rinj e të vjetër kane qenë të mirënjohura idetë e unitetit kombëtar: “Padallim feje, krahine e ideje” përdorur nga komunistët dhe “Partia jonë është Shqiperia” apo “Atdheu mbi të gjitha” nga Balli dhe Legaliteti. Tepër të sakta dhe detyrimisht e domosdoshme për çdo lëvizje çlirimtare e nacionaliste. Pak rëndësi ka fakti që komunistët abuzuan me parullën e parë si në të gjitha drejtimet e tjera, edhe në këtë fushë u treguan hipokritë e mashtrues, madje u deklaruan definitivisht si antikombtarë. E rëndësishme është të theksohet se nacionalizmi shqiptar i qëndroi besnik angazhimeve të veta për një Shqipëri demokratike dhe të bashkuar në kufijtë etnik. Sepse nuk ka si quhet nacionalizëm i mirëfilltë nëse do të shmangte drejtpërdrejtë ose tërthorazi, vënien në jetë të ideve e vlerave që përfaqësonin.
Evolucioni i komunizmit shqiptar është mjaft interesant. Në vitin 1942, në fillimet e aksioneve kundër fashizmit, bile pjesërisht edhe në vitin 1945, përkrah partizanëve të Enver Hoxhës ishte pothuajse e gjithë bota, që nga Amerika e deri në Australi. Pas vitit 1945 “politika e madhe” në shërbim të kauzës së “revolucionit proletar dhe luftës kundër imperializmit”, komunistët shqiptarë u ndodhën krejt vetëm dhe kundër të gjithë botës. Dora dorës që largoheshin miqtë e “vëllezërit e shtrenjtë”, në Tiranë bëheshin përpjekje për t’u kapur diku sepse internacionalizmi proletar e kishte nxjerrë barkën e komunistëve në ishullin e Robinson Kruzosë. U gjet një liman i harruar e njëherësh i anatemuar prej tyre, porta e nacionalizmit, ku të vetëbraktisurit nga bota e qytetëruar hynë me vendosmërinë që kanë të gjithë aventurierët që i përvishen punëve gjysmake, pasi u mungon sinqeriteti dhe përkushtimi i mirëfilltë ndaj kauzave realisht të mëdha. Ata që nuk lanë gjë pa bërë ndaj kombit, elitës intelektuale, nacionalistëve dhe ndaj një populli nuk mund të ankorohen në limanin e shqiptarizmit, sepse kanë shumë për të paguar dhe larë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura