SHERADIN BERISHA: LIGJI I AHTISARIT DHE VOTA E QYTETARIT!

Pashtriku, 12 shkurt 20201: Para disa ditësh në rrjetin tim Fb., kam shkruar: “Zgjedhjet e 14 shkurtit do ta nxjerrin një fitues: ligjin e Ahtisarit ose votën e qytetarit! Kush do të fitoj: Ahtisari apo qytetari?”
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218426784517333&id=1125324528

Nuk e shtrova rastësisht pyetjen: kush do të fitoj me 14 shkurt:
– ligji i Ahtisarit apo
– vota e qytetarit?!
E bëra për një çështja bazike, shumë themelore.
Ja pse?
– Gjykata kushtetuese,
– KQZ-ja dhe
– Gjykata Supreme jane tri instanca (subjekte) juridike që marrin vendime ligjore në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës e miratuar pa diskutim në Kuvendin e Kosovës (në maj 2008) buron mbi 60% nga Pakoja e Ahtisarit. Rrjedhimisht kjo është Kushtetute e Ahtisarit.
Meqe tri instancat e lartëpërmendura marrin vendime (ligjore) mbi bazen e Kushtetutës së Ahtisarit, atëhere ky trinom në pyetjen time është LIGJI I AHTISARIT!

Në 22 dhjetor 2020 me një aktgjykim të gjykatës kushtetuese u rrëzua qeveria Hoti për shkak të deputetit Etem Arifi, i cili kishte votuar këtë qeveri (si votë e 61’të) duke qenë i denuar me një aktgjykim të plotefuqishëm për vuajtje të denimit. Dhe kështu më 14 shkirt vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme.
Sipas këtij aktgjykimi të gjithë personat e dënuar me gjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputetë dhe të marrin mandat nga Kuvendi i Kosovës.
Për zgjedhjet e 14 shkurtit, me kërkesën e KQZ Këdhilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) gjatë procesit verifikimit të kandidatëve në listat e partive për deputetë nxori 47 kandidatë që kanë aktgjykime të formës së prerë në tre vjetët e fundit. Sipas konfirmimit të KGJK’së personat e tillë nuk mund të jenë në listat zgjedhore për votim!
Në mesin e tyre është Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, të cilët janë kandidatë për deputetë nën nr.1 dhe nr.6 në listën e LVV – Lista VJOSA, ndërsa Albini është kandidat i kësaj liste edhe për kryeminister.
Gjykimi dhe dënimi i Albinit …
Më 3 janar 2018 Gjykata Themelore në Prishtinë i denoj me kusht katër (4) deputetë të lëvizjes Vetëvendosja (LVV). Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi dënohen me kusht me nga 1 vit e gjashtë muaj, ndërsa Faton Topalli dënohet me 1 vit e dy muaj.
Për çka akuzoheshin?
Katër deputetët e VV-së, u akuzuan për hedhje të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës duke pasur për qëllim, “pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (Zajednicën)”.
Edhe pas ankimimeve në KQZ dhe në Gjykatën Supreme, këto dy instanca të LIGJIT TË AHTISARIT, në procesin e çertifikimit të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit përfundimisht ia pamundësuan Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut përfshirjen e tyre në listën votuese nën nr.1 dhe 6!
Ligji i Ahtisarit është i çuditshëm!
Me këtë ligj Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut iu ndalohet gara në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ndërsa morën pjesë në garën zgjedhore të 6 tetorit 2019, duke fituar karrikën e deputetit dhe për më tepër Albini u bë kryeministër, ndërsa Albulena ministre e drejtësisë në qeverinë Kurti, pa u penalizuar nga dënimi me kusht i datës 3 janar 2018!!!
Albin Kurti ndërkohe ka bërë thirrje që të votohen numrat 1 dhe 6 në listën garuese të LVV – Lista VJOSA, përkundër vendimit të KQZ se, votat e tyre nuk do të pranohen, dhe si të tilla do të jenë të pavlefshme.
Ta zëmë nëse Albin Kurtin më 14 shkurt e votojnë 200 mijë qytetarë (votues), komisionerët gjatë numrimit të votave, votat e nr.1 nuk do t’i numrojnë, do të konsiderohen të pavlevfshëm (e njejta gjë vlen edhe për votat e nr.6, të Albulenës).
Me këtë rast mund bllokohet procesi i numrimit për shkak të mospranimit të votave të Albinit e Albulenës si votë valide.
Rrjedhimisht gjatë procesit të bartjes së rezultateve në fletën përmbyllëse (ku janë të gjitha partitë dhe kandidatë e tyre) në listën e VV – Lista Vjosa, nr.1, 6 nuk do të ekzistojnë.
Në ditën e çertifimit të rezultateve (nga KQZ-ja) Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu do të rezultojnë me ZERO vota, dhe në këtë mënyrë nuk dihet mirëfilli sa vota i morën në këto zgjedhje, pavarësisht numrit të votave që i merrë VV-ja si parti!
Me këtë rast LIGJI I AHTISARIT i bënë të pavlevfshëm VOTAT e 200 mijë QYTETARËVE që votuan Albin Kurtin …
Dhe në këtë mënyrë kemi një ‘përplasje’ midis LIGJIT të AHTISARIT dhe VOTËS legjitime të QYTETARIT!
Uroj që kjo ‘përplasje’ të mos shndërrohet në një krizë, e cila mund ta prish gjithë procesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit!
——-
Në shumë analiza kam theksuar se gjeneratori i krizave zgjedhore dhe atyre qeveritare janë Kushtetuta e Ahtisarit dhe sistemi zgjedhor.
Lexoni nga arkivi, qershor 2017 / prill 2020
KUSHTETUTA E AHTISARIT – GJENERATORI I KRIZAVE QEVERITARE NË KOSOVË! URGJENTISHT TË NDRYSHOHET! Nga Sheradin Berisha
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9896

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura